Edhe këtë vit vjen para adhuruesve të operas, edicioni i 4-të i festivalit të operas, që organizohet nga tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj.
Ky edicion, siç njoftohet, fillon më 21 korrik dhe do të zgjasë 5 netë rrjesht, me interpretime të paharrueshme muzikore nga yjet e operas.
“Të dashur miq të operas dhe festivalit RLIOF,
Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë që edicioni i 4-të i festivalit ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ do të mbahet nga data 21 Korrik deri më 2 Gusht.
Edicioni i sivjetmë i RLIOF sjell:
- 5 mbrëmje të paharrueshme muzikore me yjet e operas
- Ekspozitë të veçantë
- Masterklasë frymëzuese për artistët e rinj
Tani që na ndajnë fiks dy muaj nga festa e madhe e artit operistik, ju ftojmë t’i ruani datat në kalendar për t’iu bashkuar edhe njëherë rrugëtimit tonë magjik me emra të mirënjohur të botës operistike.” thuhet në njoftimin e Ramë Lahajt.
Detajet dhe lajmet e reja mund t’i merrni vazhdimisht në rrjete sociale dhe webfaqen zyrtare të festivalit www.rliof.com.