katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness
    1 minute ago
    TikTok rikthehet në Shqipëri
    2 hours ago
    Shqipëria përgatit kapitujt 4 dhe 5 me BE-në
    2 hours ago
    Deputetët mblidhen sot për përpjekjen e 29-të të konstituimit të Kuvendit
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kina dërgon gjak me dron – teknologjia në shërbim të jetës
    1 hour ago
    Cilat do të jenë masat e para që BE-ja do t’ia heqë Kosovës?
    2 hours ago
    Ermonela Jaho sjell magjinë e operës në zemër të Prishtinës
    2 hours ago
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Premiera historike e “Rrugës” në Cannes, Kosova pret “Palmën e Artë”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Premiera historike e “Rrugës” në Cannes, Kosova pret “Palmën e Artë”

Last updated: 25/05/2024 6:52 AM
88 Shikime
Shpërndaje
Foto: QKK

Në rrafshin kinematografik premiera botërore e filmit të Samir Karahodës në festivalin e festivaleve është arritje kulmore. E në atë shtetëror është çuarje e Kosovës në nivelet më të larta të diplomacisë kulturore. Në Ballkan fjala “historike” është e shpeshtë. Por rrallëherë gjen vend më mirë sesa në rastin e “Rrugës”. “Premiera shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Duartrokitjet ishin të gjata dhe ishte një moment dhe ndjenjë e pashpjegueshme”, ka thënë për KOHË-n regjisori Samir Karahoda menjëherë pas premierës të premten në edicionin e 77-të të Festivalit të Filmit në Cannes

E kaluara e pasojat e pashtershme të saj afektojnë çdo ditë Ballkanin. Derivatet e viteve ’90 janë diskurs gjithandej edhe te gjenerata që praktikisht s’kanë pasur të bëjnë drejtpërdrejt me atë periudhë.

Por tensionet e vazhdueshme me kërcënime për luftëra bashkë me ngecjet ekonomike imponojnë dëshpërim. Në pak minuta por me mjeshtëri të madhe, filmi “Rrugës” përballë mbi një mijë vetave në publik, ka ndezur ekranin në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, pikërisht për të treguar një rrëfim të Kosovës. Është aso tregimi që i shkon për shtat thuajse çdo vendi ballkanik e më gjerë.

Mundesh me e lexu edhe…

Kina dërgon gjak me dron – teknologjia në shërbim të jetës

Ora 11:00 e së premtes në teatrin “Debussy” të Pallatit të Festivalit në Cannes ka qenë termin i rezervuar për premierat e filmave të kategorisë së shkurtër që garojnë për “Palmën e Artë”. Aty qe edhe “Rrugës” nën regji të Samir Karahodës, me skenar të tij dhe të të birit, Miron Karahoda, që ka edhe rol në film. Njërin prej roleve kryesore. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga pamjet e atjeshme duket se reagimi i publikuar ka qenë spektakolar. Kanë parë një rrëfim që sipas sinopsisit të publikuar nga Festivali, gjatë një udhëtimi 15-minutësh me makinë një fëmijë e babai i tij bëjnë muhabet kompleks duke ofruar qartë realitetin me të cilin përballet shoqëria e sotme kosovare. Bëhet fjalë për babë e bir që janë rrugës për në aeroport për të marrë një dhuratë që vjen nga kumbari i djalit. 

Ekipi i filmit “Rrugës” në tepihun e kuq në edicionin e 77-të të Festivalit të Filmit në Cannes. Nga e majta: Aktori Ylber Mehmeti, distributori Ben Vandendaele, regjisori Samir Karahoda, aktori Miron Karahoda, bashkëproducenti Eroll Bilibani dhe montazheri Enis Saraçi | Foto: Koha

“Midis pengesash burokratike me pak a hiç shpresë për ndryshime politike e sociale në vend, ata gjejnë rehati dhe forcë në optimizmin e tyre të përbashkët për të ardhmen”, shkruhet në përshkrimin që ia ka bërë Festivali filmit. Biseda që zhvillohet në makinë, nxjerr në pah telashet e tanishme që pandashmërisht janë të lidhura me të kaluarën.

“Aroma” e luftës është edhe brenda mjetit transportues. Sipas asaj që shihet në “trailer”, djali që luhet nga Miron Karahoda pyet të atin, aktorin (Ylber Mehmeti) për mundësinë që të ketë prapë luftë. E përgjigjja shpjegon shumëçka. “Edhe ndonjë ditë s’ka me mbet kush me luftu…….edhe ata (serbët v.j. janë duke ikur). Bëhet fjalë për dialog që zbërthen shumë. Përfshin vitet ’90, gjendjen e tanishme e më pas në aeroport preket edhe një shembull praktik i ngecjes. Maltretohen nëpër procedura për të tërhequr një dhuratë. 


“Premiera shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Duartrokitjet ishin të gjata dhe ishte një moment dhe ndjenjë e pashpjegueshme”, ka thënë për KOHË-n regjisori Samir Karahoda menjëherë pas premierës. Sipas tij, komentet kanë qenë shumë pozitive. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Deri më tani komentet janë shumë mbresëlënëse dhe të shtunën mbrëma presim vlerësimin e jurisë”, ka thënë Karahoda. 

Juria e kategorisë së filmave të shkurtër sivjet është në përbërje të kryetares Lubna Azabal, aktore belge dhe anëtarëve, regjisores franceze Marie-Castille Mention-Schaar, programerit italian, Paolo Moretti, regjisores franceze, Claudine Nougaret dhe regjisorit serb, Vladimir Perishiq.

“Rrugës” me montazh të Enis Saraçit dhe me producentë Samir Karahodën e Eroll Bilibanin është në konkurrencë me “Volcelest” të francezit Éric Briche, “Ootid” të lituanit Razumaitė Eglė, “Sanki Yoxsan” të regjisorit azerbajxhanas, Azer Guliev, “Les Belles Cicatrites” të francezit Raphaël Jouzeau, “Across the Waters” të kinezit Viv Li, “Perfectly a Strangeness” të kanadezit Alison McAlpine, “Tea” të amerikanit Blake Rice, “Yellow” të brazilianit André Hayato Saito, “The Man Who Could Not Remain Silent” të kroatit, Nebojša Slijepčević dhe “Bad For a Moment” të portugezit Daniel Soares./koha

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Eroll BilibaniFestivali i FilmitKaneLajme te miraRrugesSamir KarahodatopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Beckham – Kardashians: Një kryqëzim midis dy familjeve të suksesshme në SHBA dhe Britani të Madhe
Artikulli i ardhshëm Fikja e dritave nuk i shërben vetëm faturës, ka edhe ca dobi për shëndetin

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kina dërgon gjak me dron – teknologjia në shërbim të jetës

4 Shikime
Lajme të mira

Cilat do të jenë masat e para që BE-ja do t’ia heqë Kosovës?

5 Shikime
Lajme të mira

Ermonela Jaho sjell magjinë e operës në zemër të Prishtinës

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?