katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    11 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    11 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    11 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    11 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    11 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    11 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “White Album” nga Beatles si përmbledhje e zhvillimeve socio-politike të kohës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“White Album” nga Beatles si përmbledhje e zhvillimeve socio-politike të kohës

Last updated: 26/05/2024 6:47 PM
207 Shikime
Shpërndaje
Beatles duke regjistruar White Album ne Abbey Road | Foto: Mixdownmag.com

Titulli punues i “White Album” ishte “Shtëpia e kukullës” dhe mund të krahasohet me një shtëpi dy katëshe (albumi është i dyfishtë) të shkatërruar, me salla vallëzimi, dhoma gjumi, çerdhe, bodrume dhe dhoma plot me mbeturina që rrallë vizitohen. Fillon me një shaka për Bashkimin Sovjetik dhe parodi për Chuck Berry dhe Beach Boys, dhe përfundon me një nga ninullat më të bukura e që e lë në lot dëgjuesin e vëmendshëm.

Midis këtyre dy pikave, ky album gjithëpërfshirës ofron muzikë nga folku, bluesi, rock’n’roll, country, doo-wop, surf rock, psikodelia, Tin Pan Alley (muzikë e popullarizuar në Amerikë (në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekulli XX), ndërsa ofron parashikime të progres-rock-ut, Ska zhanrit dhe Heavy Metalit por edhe paralajmëron këngët që kanë vetëm një varg të pakuptimtë dhe megjithatë bëhen hite.

Vetëm kënga ”Happiness is a Warm Gun” (Lumturia është arma e nxehtë) është tre këngë në një.

The Beatles happiness is a warm gun

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Frymëzimi i shkrimit të këngëve përfshin një kuti me çokollata, derrat e pangopur, një revistë armësh, motren e aktores Mia Farrow (aktore e famshme e Hollydoodit)- “Dear Prudence”, majmunat në gjendje transi – “Why we dont do it on the road”, qepa e xhamit me gjemba- “Glass onion,” “revolucionet” dhe natyrisht qëndrimi në Rishikesh në Indi, ku Beatles studiuan Meditimin Transcendental me Maharishi Mahesh Yogi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

White Album, apo Albumi i Bardhë pasoi “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” (Banda e Klubit të Reshterit Peper për zemrat e vetmuara), e cila është një kryevepër që është shumë e vështirë për t’u tejkaluar. Ana muzikore mund të duket shumë avangard dhe eksperimentale, por kur bëhet fjalë për kompozimin, anën lirike, produksionin dhe të gjithë kuptimin konceptual të albumit, është e padiskutueshme që kjo është një vepër që në shumë mënyra vendosi standarde dhe trende të reja për muzikantët tjerë të asaj kohe por edhe muzikantët që do vijnë pas tyre.

The BEatles, WHite Album

Albumi nuk ishte i planifikuar të jetë konceptual, ndryshe nga i mëparshmi “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”. Për Beatles, ishte një tentim për rikthim në krijimin e këngëve që nuk janë as të kornizuara as të lidhura konceptualisht. Albumi përmban tridhjetë këngë në kohëzgjatje prej më shumë se nëntëdhjetë minutash, është gjithashtu albumi i parë i Beatles, ku kohezioni tipik ekipor i grupit fillon të shkërmoqet në një masë të caktuar. Kjo do të thotë, të paktën në mënyrën se si tingëllon rezultati dhe si manifestohen ndikimet personale dhe dorëshkrimet autoriale të Beatles-ve individualë.

Puna në album shoqërohet me thashetheme për atmosferën e tensionuar që mbizotëronte në studio. Sigurisht, këtu ka fakte të padiskutueshme, regjistrimi i disa këngëve është bërë në disa studio në të njëjtën kohë, madje as të gjithë anëtarët e Beatles nuk kanë marrë pjesë në disa këngë. Për herë të parë në studio hyri edhe dikush nga jashtë, Është e habitshme me Yoko Ono, e cila madje ka një pjesë autori në veprën shumë avangarde “Revolucioni 9”.

Dhe ndoshta ishte ajo që shkaktoi ndarjen e parë të rëndësishme midis dyshes krijuese Lennon-McCartney. Ajo u shfaq edhe në denigrimin e kompozimeve të njëri-tjetrit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe Beatles-ët tjerë nuk i ikën konflikteve. Ringo Starr u largua nga grupi për dy javë pas një mospajtimi me Paul McCartney-n për stilin e tij të baterisë, Harrison iu bashkua incizimeve më vonë, duke preferuar të përfundonte një dokumentar të fragmentuar për mikun e tij, performuesin indian të sitarit Ravi Shankar.

Atmosfera nuk ishte e mirë as në anën tjetër të pultit së miksetës. Në një moment, producenti George Martin i rraskapitur mblodhi veten dhe shkoi papritur në pushime, inxhinieri i regjistrimit Geoff Emmerick, bashkëpunëtor afatgjatë i Beatles, njoftoi se nuk kishte ndërmend të punonte më me ta dhe u largua nga studioja.

Moment i rrallë i relaksimit të atmosferës ishte kur George Harrison i kërkoi Eric Clapton të kontribuonte me një solo në kitarë në këngën e tij për albumin “While My Guitar Gently Weeps” (Ndërsa kitara ime me butësi vajton).

The Beatles, while my guitar gently weeps

Clapton fillimisht e refuzoi kërkesën e Harrison duke thënë: “A e ke seriozisht, askush nuk luan kurrë në disqet e Beatles përveq Beatles”, por Harrison përfundimisht e bindi atë të merrte pjesë. Kur Clapton paraqitet në studio të gjithë Beatles bëhen të sjellshëm dhe bashkëpunues. Solo nga Clapton në “While My Guitar Gently Weeps” konsiderohet si një ndër solot më epike në muzikë, dhe kënga konsiderohet një këngë ikonë dhe shpesh është futur në listat e këngëve më të mëdha të kitarës të të gjitha kohërave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pavarësisht gjithë kësaj, sado paradoksale që mund të duket biografi i Harrison-it, Graeme Thompson gjithashtu e thekson se albumi u krijua shumë spontanisht dhe forma përfundimtare e këngëve lindi gjatë sesioneve të gjata dhe të mundimshme. Këtë e konfirmon edhe djali i producentit George Martin Giles, i cili është përkujdesur për miksin e ri të albumit për pesëdhjetëvjetorin e botimit të tij me ç’rast foli për gjërat që i kishte zbuluar gjatë punës së tij në rieditimin e albumit.

“Shumë njerëz besojnë se gjatë incizimit të “The White Album” lidhja midis anëtarëve të grupit filloi të dobësohej dhe se ata preferuan të punonin vetëm me një bashkëpunim minimal. Duke dëgjuar shiritet individuale është e qartë se kolektivi i tyre, shpirti krijues dhe kërkimi i tingullit të ri ishte ende i dukshëm i pranishëm, dhe më i fortë se kurrë më parë”, thotë Martin i riu.

Ai gjithashtu thekson faktin se mund të ketë qenë vdekja e menaxherit të tyre Brain Epstein (27 prill 1967) që supozohet se ju ka liruar duart për një hapësirë më të gjerë kreative. Producenti George Martin humbi të vetmen levë organizative brenda grupit dhe vrullet e krijimtarisë u zgjuan plotësisht te Beatles. Madje u zgjuan aq shumë sa që George Martin të cilit Beatles i kishin shumë borxh për krijimin e veprave madhore të tyre nuk mjaftonte më për ta dhe atij nuk i pëlqente të kujtonte frekuencat e dhimbshme të incizimeve ku Beatles ishin të pangopur me idetë të cilat donin t’i kishin në album. Aty kishte aq shumë ide sa nuk ishte e mundur të krijohej një tërësi plotësisht e unifikuar.

Por, megjithatë George Martrin e përfundoi punën e tij në mënyrë fenomenale

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rëndësi ka edhe fakti që këngët janë krijuar me kokë të pastër, ndryshe nga “Sgt. Pepper” që u krijua në periudhën e eksperimentimit me LSD.

Beatles duke regjistruar White Album në Abbey Road | Foto: Mixdownmag.com

Beatles hynë në Abbey Road Studios për të filluar incizimet më 30 maj dhe dolën nga studio më 14 tetor. Gjatë asaj periudhe, Charles de Gaulle shtypi protestat e studentëve në Paris, partia Baath mori pushtetin në Irak, lufta në Vietnam hyri në fazën më të përgjakshme të saj, problemet filluan në Irlandën e Veriut. Andaj dhe  doli kënga “Revolution 1” dhe “Revolution 9” – këngë kaotike dhe avangarde ashtu siç ngjasojnë edhe revolucionet.

Gjatë kësaj kohe tanket e Paktit të Varshavës u pushtuan Pragën, që inspiruan  këngën “Back In The USSR” (Kthimi në Bashkimin Sovjetik); Robert. F. Kennedy u qëllua për vdekje në Los Anxhelos e Andy Warhol i mbijetoi një atentati – dhe ata krijuan këngën “Happiness is a Warm Gun” (Lumturia është një armë e ngrohtë); James Earl Ray u arrestua për vrasjen e Martin Luther King, Konventa Kombëtare Demokratike në Çikago u shënua nga dhuna dhe kaosi që lumturoi kandidatin republikan Richard Nixon dhe doli kënga “Helter Skelter” me metaforat e saj.

Pasuan protestat për të drejtat civile intensifikoheshin në Amerikë të cilat zakonisht përfundonin me gjakderdhje të afro-amerikanëve “Black Bird” – (Zogu i Zi), feministet protestuan për herë të parë ndaj konkursit të Miss America, censura në teatrot britanike mori fund, duke e shtyrë kastën e Hair të dilte në skenë lakuriq, klinika e parë e abortit në Britani hapi dyert, dhe NASA nisi misionin e parë Apollo. Dhe këto ishin 20 javët kur Beatles ishin në studio duke u ndikuar dhe reflektuar nga ngjarjet rreth tyre. Ishte një lloj viti i të gjithave në të njëjtën kohë. Dhe muzika reagoi – ishte më kritike, u bë zëri i brezit të saj, ishte më e ashpër, më e vështirë, dhe kjo nuk i kurseu as The Beatles.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Prandaj, “White Album” përmes muzikës bëri një gur themeli të qëndrueshëm për një nga vitet më të egra të ngjarjeve të shekullit të 20-të.

Megjithatë, albumi është argëtues, zbavitës dhe me humor, por është edhe politik, i ngatërruar, i imët, grotesk, ironik, ose i paqartë.

John Lennon ishte aq i konfliktuar në lidhje me valën e protestave të asaj pranvere, saqë kur është fjala për dhunën në Revolucionin 1 ai këndon me dykuptimësi që ende diskutohet se si e mendoi “Don’t you know that you can count me out, in” (A nuk e dini se ju mund të m(ë)os llogaritni në mua”).

Shumë dekada më vonë, Paul McCartney zbuloi se “Blackbird” ishte menduar të ishte një odë për gratë afroamerikane të lëvizjes për të drejtat civile. “Piggies” (Derrkucët) e Xhorxh Harrisonit e shkruar si një koment social, kënga shërben si një satirë Orwelliane mbi lakminë dhe konsumizmin. Midis disa elementeve që përfshin nga muzika klasike, kënga përmban klaviçe dhe tela orkestrale në stilin pop barok, të cilat kontrastohen nga tekstet e mprehta të Harrison dhe tingujt e derrave që gërmojnë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

 Janë edhe motivet nga jeta personale e tyre, “Julia” që Lennon ia kushton nënës së tij, e cila 10 vite më herët ka humbur jetën nga një goditje me makinë, “Good Night” ninullë që ia kushton djalit të tij Julian,  Midis çmendurisë rrënuese të Helter Skelter, spektatorizmit të pafuqishëm të “While My Guitar Gently Weeps” grindjes vetëvrasëse të “Yer Blues”, trillit makabre të “Rocky Raccoon”, psherëtimës së mposhtur të “I’m So Tired” rrëqethjes halucinative të “Dear Prudence”, vorbull zëri i Revolution 9, stoicizmi i butë i “I Will”, dhe në fund ninulla qiellore “Good Night” që edhe gjatë dëgjimit duket se vjen direkt nga ëndrrat tona me zërin e përgjumshëm të Ringo Star i përcjellur nga orkestra që përbëhej nga 12 violina, tre viola, tre violonçelo, një harpë, tre flauta, një klarinetë, një bori, një vibrafon dhe një bas me harqe. Tetë anëtare të korit gjithashtu morën pjesë duke e krijuar atmosferën e tingullit me vokale që duken se janë nga një botë e ëndrrave përrallore, provoni të mos flini pas pëshpëritjes përfundimtare të Ringo Star “Good Night, good night everybody, everybody everywhere”. Dhe ja një album që shprehte çdo emocion dhe kundër emocion.

Por, fatkeqësisht “White Album” është edhe njëra ndër veprat më të stigmatizuara në historinë e muzikës.

Charlie Manson ishte një muzikant, fanatik amerikan, kriminel dhe themelues i komunitetit – sektit famëkeq të njohur si “Familja Manson”, që më 9 dhe 10 gusht 1969 kreu disa vrasje brutale, mes tyre edhe vrasjen e Sharon Tate, aktoren dhe gruan e regjisorit Roman Polanski, e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë. Manson u dënua me vdekje në rastin e njohur si “çështja Tate-La Bianca”. Më vonë dënimi u ndryshua në burgim të përjetshëm pas një ndryshimi të ligjeve në Kaliforni.

Charles Manson kishte një shpjegim të lehtë se pse ai urdhëroi vdekjen e familjes së Leno LaBianca dhe banorëve në shtëpinë e Sharon Tate: “Janë Beatles dhe muzika që ata po krijojnë,” i tha ai prokurorit të rrethit që e dërgoi në dënim me vdekje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Manson besonte se Beatles i flisnin atij përmes teksteve të tyre, veçanërisht atyre të përfshira në “White Album”. Ai thoshte se disa këngë nga White Album kristalizuan mendimin e tij për një revoltë kund ‘Establishmentit të bardhë.’

Për Charles Manson, “Helter Skelter” dhe “Piggies” nga “White Album” shërbyen si frymëzim për një “kryengritje kundër” establishmentit që përfundoi me masakrën që la në fund nëntë të vdekur në verën e vitit 1969.

“Unë po përdorja simbolin e një skeleti mbrojtës (një rrëshqitje këndi lojërash) si një udhëtim nga lart poshtë – ngritja dhe rënia e Perandorisë Romake,” thotë Paul McCartney në librin e tij “Many Yeras From Now” (Shumë vite nga tani). Fatkeqësisht “Manson e mori atë si një himn.”

Po ashtu kënga “Piggies” në kontekstin e klimës së trazuar politike të vitit 1968, u kuptua nga kundërkultura si një këngë me temë anti-establishment.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Manson e përdori si themel për teorinë e tij të një revolucioni kundërkulturor amerikan të lidhur me racën, veçanërisht vargjet “What they need’s a damn good whacking” (Ajo që meritojnë ata, është një goditje e fortë), vargje të cilat ndjekësit e Manson lanë në skenat e vrasjeve të Tate–LaBianca në gusht 1969.

Harrison ishte i tmerruar nga interpretimi i këngës nga Manson. Ai gjithashtu e konsideroi shqetësuese që pasi çështja e prokurorisë kishte rezultuar në përfundimin e saj prokuroria bëri dënim të hapur të muzikës rock dhe idealizmit të lidhur me lëvizjen hipi në fund të viteve 1960.

Në librin e tij “Helter Skelter” të vitit 1974, Vincent Bugliosi prokurori i cili e udhëhoqi gjyqin kundër Manson dhe sektës së tij, thotë se atij iu mohua leja për të cituar tekstet e “Piggies” në libër, por jo për këngët përkatëse të Lennon-McCartney, të tilla si “Helter Skelter”, “Revolution 1” dhe “Blackbird”, të cilat citohen se po ashtu kishin ndikuar te Manson.

“White Album” mbetet një vepër e cila nuk guxon të tejkalohet në edukimin muzikor, vepër e diskutueshme e punuar me një guxim të paparë, ishte aq eksperimentale sa që grupi më i famshëm në histori, Beatles rrezikonin suksesin komercial edhe për shkak të temave që janë trajtuar dhe impaktit, përveç kulturor fatkeqësisht edhe fatal./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Abbery RoadBeatlesGeorge Harrisonjohn lennonPaul McCartneypeopleRingo StarrtopTophomeWhite Album

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Anora” i Sean Baker fiton Palmën e Artë në Cannes
Artikulli i ardhshëm ‘Tiranathlon’, gara e triathlonit “pushton” kryeqytetin shqiptar

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

62 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?