katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore
    9 hours ago
    Osmani: Detyrë kushtetuese t’i evitojmë zgjedhjet e reja
    10 hours ago
    MKRS mbështet Festivalin e Këngës
    10 hours ago
    Përfundon takimin me liderët politikë, nuk ka shumicë parlamentare për qeveri të re
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    12 hours ago
    Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë
    13 hours ago
    Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026
    14 hours ago
    Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” rifunksionalizohet për aktivitete
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    10 hours ago
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    1 day ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    3 days ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    5 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    5 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    3 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    12 hours ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    1 day ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    2 days ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: DJ nga Kosova mban ritmin në “Berlin Beats 2024”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

DJ nga Kosova mban ritmin në “Berlin Beats 2024”

Last updated: 30/05/2024 7:50 PM
152 Shikime
Shpërndaje

Kur përmendet muzika elektronike, Berlini është një prej kryeqendrave, e në fuqizimin e këtij epiteti pa dyshim që “Berlin Beats” synon të jetë njëra prej ngjarjeve kryesore.

E ka dëshmuar këtë qysh me edicionin e parë vitin e kaluar e po aty është dëshmuar edhe DJ nga Kosova, Oda Haliti, shkruan Oda Haliti.

Kjo duket të ketë qenë edhe arsyeja për një ftesë të radhës dhe atë hiç më pak sesa për ta hapur edicionin e sivjetmë. Data: 7 qershor. Adresa: “Hamburger Bahnhof” në Berlin, sot galeri e muze në top-listë botërore, dikur stacion hekurudhor me një histori që daton qysh prej 1847, për t’u shndërruar në galeri tri dekada më vonë.

Mundesh me e lexu edhe…

Shënon një çerek milioni vizitorë në vit, “Berlin Beats” i vjetëm kishte rreth 50 mijë adhurues të muzikës, Haliti qe e vetmja artiste jovendëse. Tash për të është rezervuar një natë speciale. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet komunikatës për media të mërkurën, ku shkruhet se “nga Prishtina në Berlin, për të dytën herë Oda Haliti performon përsëri në një prej netëve më të rëndësishme në ‘Berlin Beats’”. 

“Këtë vit më 7 qershor, Oda Haliti do të performojë në hapjen e ‘Berlin Beats 2024’ si pjesë e programit më të madh dhe më të rëndësishëm muzikor të ‘Hamburger Bahnhof.

Ajo kryeson listën e DJ-ve që do të marrin pjesë këtë vit si headliner i eventit/ngjarjes, në një program serioz me artistë të tjerë të njohur botërorë”, shkruhet në komunikatë, pasuar me të dhënat për debutimin e saj.  


”Verën e kaluar në edicionin e parë të ‘Berlin Beats 2023’, 50.000 vizitorë shijuan programin muzikor nga artistë të mëdhenj të skenës së Berlinit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Oda Haliti ishte e vetmja artiste jovendëse e cila ishte e ftuar të performonte në ‘Berlin Beats’ në natën speciale ‘Lange Nacht Der Museen zu Berlin’, natë kjo e cila rezultoi me suksesin më të madh në programin e ‘Berlin Beats 2023’ – me audiencën më të madhe nga gjithë artistët e tjerë”, shkruhet në komunikatë. 

Siç shkruhet në komunikatë, Oda Haliti njihet gjerësisht në skenën elektronike muzikore të Kosovës dhe ndërkombëtarisht me mbi 15 vjet karrierë muzikore, mes stilit të saj të kuruar të muzikës techno/elektronike e me një ndërthurje të pagabueshme të rrymave të ndryshme eksperimentale dhe ekscentrizmit ritmik.  Cilësohet si “ndër pionieret e muzikës elektronike në Ballkan”. 

Sipas komunikatës, performanca e saj në “Hamburger Bahnhof” shënon “një pikë kyç në karrierën e saj, por edhe në kulturën muzikore të Kosovës e Shqipërisë, pasi ky institucion kulturor pret qindra mijëra vizitorë në vit, por edhe sepse mban një peshë të veçantë në zhvillimin e praktikave të artit bashkëkohor, përpos të pasurit një program muzikor tej mase të kuruar dhe të shumëpritur nga audienca”. 

Kjo seri e netëve me muzikë elektronike hap edhe sezonin e gjatë muzikor që do të vijojë deri më 29 gusht. Krejt kjo ngjan në kryeqytetin e Evropës dhe jo vetëm. Berlini shquhet edhe si kryeqendër e muzikës elektronike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Skena e muzikës techno në Berlin, në marsin e këtij viti u përfshi në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Gjatë viteve ‘80, skena e klubeve të këtij qyteti u zhvillua në një nga bërthamat kryesore të subkulturës techno të asaj kohe në botë.

Zhanri i muzikës elektronike u bë një lloj kolone zanore e viteve të ndryshimit pas ribashkimit të Gjermanisë. Si simbole të saj mund të përmenden klubi legjendar “Tresor”, i cili u hap në vitin 1991, si dhe Parada e Dashurisë.

Kur kjo skenë u njoh nga UNESCO-ja, e ngarkuara e Qeverisë gjermane për kulturën, Claudia Roth, do ta vlerësonte si një shenjë të rëndësishme për një koncept të zgjeruar të kulturës, i cili udhëhiqet kundër “ndarjes absurde” midis kulturës serioze dhe kulturës zbavitëse. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Berlin BestsDjOda Halitipeopletop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Publikohet “Albania” nga Capital T – kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024
Artikulli i ardhshëm Pse ky Lamborghini kushton një milion dollarë?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert

12 Shikime
People

Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh

18 Shikime
People

Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?