katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Distria siguron gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos
    8 hours ago
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
    12 hours ago
    Doganat e Ballkanit Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin për tregti pa pengesa
    13 hours ago
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
    4 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    3 hours ago
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
    11 hours ago
    Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon
    15 hours ago
    Turizmi në rritje: ASK flet për më shumë vizitorë gjatë vitit 2024
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    3 hours ago
    Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri
    15 hours ago
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    2 days ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 day ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    3 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    5 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 day ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    3 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Beteja për mbrojtjen e Lumbardhit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Beteja për mbrojtjen e Lumbardhit

Last updated: 21/07/2024 12:59 PM
135 Shikime
Shpërndaje
Gryka e Deçanit | Foto" Pishtarët

Saga e çështjes së tri hidrocentraleve të Deçanit nuk po merr ende epilog. Organizatat për mbrojtjen e mjedisit ka vite me radhë që kanë ngre zërin kundër dëmtimit të mjedisit nga hidrocentralet në Deçan, meqë sipas tyre lumi Lumbardh është shterur si pasojë e tyre, ndërsa mjedisi përreth është dëmtuar rëndë.

E tashmë, çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit në komunën e Deçanit, ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Pishtarët dhe disa qytetarë të Deçanit kanë dërguar në Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të datës 5 mars 2024.

Mundesh me e lexu edhe…

Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’

Përmes këtij aktgjykimi ishin vlerësuar si të ligjshme procedurat dhe vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe mjedisore për Hidrocentralet “Belaja”, “Deçani” dhe “Lumbardhi 2”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Liridon Salihi nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka thënë se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas shterimit të të gjitha mjeteve tjera juridike.

Liridon Salihi, GLPS

“Kundërshtimi i lejeve përkatëse ujore dhe mjedisore në rastin e njohur si “Rasti i hidrocentraleve të Deçanit, nuk motivohet nga pikëpamje ideologjike dhe nuk shpërfaqë qëndrim kundër ndërtimit të hidrocentraleve nga kompani private, të huaja apo vendore, por qëndrimi ynë është që të gjitha hidrocentralet të veprojnë në kuadër të legjislacionit në fuqi. Por, si OJQ që angazhohemi për mbrojtjen e interesit publik dhe mbto, nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj betejës ligjore të inicuar nga disa banorë të Komunës së Deçanit, për të mos lejuar dëmet mjedisore nga ndërtimi dhe funksionimi i hidrocentraleve që operojnë me leje të marra në kundërshtim me ligjin. Pra, kundërshtimi ynë mbështetet në faktin se lejet ujore dhe mjedisore janë lëshuar në kundërshtim me ligjin dhe se është shpërfillur tërësisht dëmi i pariparueshëm mjedisor,” tha Salihi.

Shpresa Loshaj, aktivistja për mbrojtjen e mjedisit, më saktësisht të lumit Lumbardh të Deçanit, që vitin e kaluar u shpërblye në Paris me Çmimin për të drejtat e njeriut të Republikës Franceze, shpjegon për Katror Media se dëmet në Lumbardh janë tejet të mëdha.

Shpresa Loshaj, Pishtarët | Foto: Radio Evropa e Lirë

“Siç shihet në video dhe foto, dëmet janë të pariparueshme, janë tharë disa kilometra të Lumbardhit, janë tharë dhe shkatërruar tërësisht lëndinat ku dikur kanë jetuar dhjetëra familje dhe që i kanë përdorur për kullota. Çdo ditë e më shumë po thahen burimet ujore të Lumbardhit pasi shtrati i lumit mbetet i thatë ose nuk ka ujë të mjaftueshëm. Po të respektohej ligji, Ministria e Mjedisit dhe operatorët do të instalonin ujëmatësit në lumë që do të regjistronin non-stop në kohë reale se sa ka ujë në lumë. Këtë refuzon ta bëjë KelKos-i dhe e lëshon apo ndal ujin e lumit si t’ua dojë qejfi pa asnjë monitorim.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në rrjedhën Lumëbardhit në Deçan janë tri hidrocentrale në pronësi të kompanisë austriake, Kelkos. Dëmet mjedisore të shkaktuara nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit ishin konstatuar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës (MMPH).

Lumbardhi | Foto: Pishtaret

Operimi i këtyre hidrocentraleve ishte pezulluar në disa raste – herë më vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e herëve tjera me vendim të gjykatave. Në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, u tha se kjo gjykatë nuk ka kompetencë të veprojë kundrejt mosveprimit të MMPH-së për t’i ndaluar dëmet mjedisore.

Në vitin 2021, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kishte publikuar një koncept për rehabilitim e dëmeve mjedisore të shkaktuara në grykën e Deçanit. Por, mënyra se si ishte paraparë të bëhej rehabilitimi ishte kundërshtuar nga aktivistë mjedisorë dhe nga një prej organizatave më të mëdha në Evropë që lufton për mbrojtjen e lumenjve nga shkatërrimi, “Riverwatch”.

Liridon Salihi thotë se janë këto arsyet që i kanë detyruar t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në kërkesë kemi paraqitur fakte dhe argumente bindëse se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme është marrë me shkelje të neneve kushtetuese në vijim: Neni 31:  E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm; Neni 32 i ndërlidhur me nenin 54:  E drejta për mjete juridike në ndërllidhje me  mbrojtjen gjyqësore të të drejtave dhe Neni 52: Përgjegjësia për mjedisin jetësor. Jemi me shpresë se Gjykata Kushtetuese do t’i trajtojë me seriozitet dhe profesionalizëm argumentet tona që shpërfaqin shkeljet kushtetuese në Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, ARJ. Nr. 212/2023, të datës 5 mars 2024, të kthejë çështjen në rivendosje në Gjykatën e Apelit dhe të urdhërojë këtë gjykatë që të vendosë rastin në pajtim me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.”

Hidrocentral mbi lumin Lumbardh | Foto: PIshtaret

Që nga fillimi i ndërtimit të hidrocentraleve, në vitin 2014, aktivistët dhe banorët lokalë kanë ngritur zërin për dëmet që i janë shkaktuar lumit dhe zonës përreth. Ata thonë se Kelkos-i, gjatë punimeve, ka dëmtuar shtratin e lumit dhe pjesët atraktive për turizëm.

Kelkos, po ashtu, u akuzua se shfrytëzon sasi më të madhe të ujit për prodhim të energjisë elektrike, sesa sasia që e ka të lejuar, duke e lënë lumin pa ujë në pjesën më të madhe të vitit.

Protestë në mbrojtje të lumit Lumbardh (foto nga arkivi)

Shpresa Loshaj thotë se duhet të ndalet eksploatimi i ujërave për përfitime private.

“Nuk ka nevojë të shpikim asnjë politikë apo iniciativë të re për mbrojtje të lumenjve, vetëm të zbatojmë ligjet në fuqi. Fatkeqësisht, Ministria e Mjedisit janë mbështetësit më të fortë të abuzuesve të ujërave duke injoruar ligjin dhe duke lejuar operatoret e hidrocentraleve që të lënë shtretërit e lumenjve tërësisht të thatë. Çdo pikë uji në lumenjtë tanë është më pak euro në xhepat e abuzuesve të ujit prandaj edhe ekziston ligji për parandalim të këtyre abuzimeve, por që në këto raste ligji nuk merret parasysh. Për këtë kemi kërkuar ndërhyrjen e gjykatave,” thotë Shpresa Loshaj.

Përkundër investimeve të shumta në hidrocentrale, rreth 95 për qind energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, ndërsa vetëm 2.7 për qind nga hidrocentralet./Katror.info

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Këtë javë priten reshje të mëdha shiu në Kosovë
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Kosovë, Shqipëri e Kroaci
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Për mediat në Kosovë – jetik Fondi Ndërkombëtar për Mediat e Interesit Publik
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Bulc: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme
TAGGED:GreenhidrocentraletLumbardhipeopletop1tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Alan Parsons dhe definicioni i tingullit në muzikë
Artikulli i ardhshëm Pse nuk duhet ta lëshoni flladitësen gjatë natës?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeopleSporti n'Katror

Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo

11 Shikime
People

Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri

22 Shikime
People

Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?