katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Mot i nxehtë edhe të dielën
    35 minutes ago
    SHBA falënderon qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritet
    37 minutes ago
    Sot përpjekja e 32-të e konstituimit të Kuvendit
    41 minutes ago
    Distria siguron gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fushën e letrave
    17 minutes ago
    Gjërat që na frymëzuan këtë javë – Edicioni #18
    42 minutes ago
    Të besosh në të mirën: Rëndësia e optimizmit në shoqëri
    5 hours ago
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A do të ketë sezon të katërt të Squid Game?
    7 minutes ago
    Super-trio britanik në Wembley: Dua Lipa bashkon forcat me dy emra të njohur
    22 minutes ago
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    13 hours ago
    Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri
    24 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    2 days ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    4 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    6 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    2 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    4 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Last updated: 29/07/2024 9:53 AM
66 Shikime
Shpërndaje
Gëzim Prenga ( i pari majtas) me nënën e tij dhe dy turistë të huaj. Foto:Gëzim Prenga (Courtesy Photo)

Ishte ende në fillim të 20-tave dhe punonte si kamerier në ishullin e njohur grek, Mykonos, kur e mendoi për herë të parë se përse fshati i tij në veri të Shqipërisë nuk pret turistë nga e gjithë bota.

U desh të kalonin mbi 13 vjet derisa ëndrra, që i lindi në një ndër destinacionet më të kërkuara në botë, t’i bëhej realitet në Fishtë të Lezhës.

Gëzim Prenga tregon se çdo natë, pas punës së mundimshme në emigracion, i pëlqente ta priste ditën tjetër me këtë mendim në kokë.

Mundesh me e lexu edhe…

A do të ketë sezon të katërt të Squid Game?

“Dëgjoja që Mykonos kishte qenë një tokë e thatë, me shtëpi të vjetra, dhe duke i restauruar, por duke e ruajtur origjinalitetin e tyre, ishte kthyer në një ishull të famshëm. Dhe, thosha me vete: nëse një tokë e thatë është shndërruar në destinacion të turizmit botëror, përse të mos ekzistonte kjo mundësi edhe për Fishtën, që ka natyrë të mrekullueshme”, kujton Gëzimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuk kisha asnjë ide të qartë dhe asnjë pritshmëri se kjo mund të realizohej. Por, më pëlqente ta mendoja”, thotë ai.

Ëndrra që lindi në emigrim

Gjatë rrëfimit për Radion Evropa e Lirë, Gëzimi tregon se pasi mbaroi shkollën e mesme në Shqipëri, në vitin 2006, nuk kishte asnjë alternativë se çfarë mund të punonte dhe u nis drejt Greqisë.

“Bashkë me disa shokë vendosëm se nuk kishte asnjë alternativë në fshatin tonë, kështu që e pamë si zgjidhje emigrimin. Kemi ikur maleve në këmbë, ilegalisht, jemi kapur nga policia, jemi kthyer, kemi ikur sërish. Nuk dua as t’i kujtoj vështirësitë, problemet, e më pas edhe trajtimin në punë”, thotë 35-vjeçari.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, pas katër vjetësh atje, ku punoi si kamerier në Mykonos, thotë se vendosi të kthehej në fshatin e tij.

“Më mirë bukën thatë dhe në shtëpinë time, sesa dyerve të botës. Dhe, u ktheva në Fishtë, ku pashë se disa gjëra kishin ndryshuar”, thotë Gëzimi.

Në fshatin e tij pa se po zhvillohej agroturizmi dhe u punësua në kantinën e verës së një prej bizneseve në këtë sektor.

Shtëpia e gjyshit – ta shembte apo ta kthente në bujtinë?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndër vite, kujton se nxitej që të kishte edhe ai agroturizmin e tij, por se shpesh e pengonte frika nëse do të kishte sukses.

Kështu, deri para pesë muajve, kur ëndrrën që i lindi në tokë të huaj, e bëri realitet në tokën e të parëve të tij.

“Vendosa që shtëpinë e gjyshit ta kthej në një bujtinë. Ajo ishte thuajse e degraduar, me suva të rëna, me lagështirë, me gurë që kishin nisur të binin. Një pjesë ishte kthyer në magazinë, një pjesë përdorej për të ruajtur ushqimin për bagëtitë. Madje, edhe lopët i mbanim në një cep të saj… dhe sot, këtu vijnë e rrinë turistë nga e gjithë bota”, thotë Gëzimi.

Bujtina e Gëzimit në Fishtë.

Ai tregon se shtëpia është rikonstruktuar duke ruajtur gjithçka siç ka qenë kur është ndërtuar në vitin 1950.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Trarët e tavanit, në madhësi e prerje të ndryshme dhe të çrregullta, kanë mbetur ashtu, thotë ai.

“Muret ishin harta-harta, për shkak të lagështirës e gjurmëve të kohës. Aty ndërhymë, duke vendosur një lloj tjetër guri, për t’i dhënë një pamje të këndshme për syrin. Dyshemeja është po ajo, prej drurit të pishës. Dritaret e vogla, dyert e ulëta, saqë miqtë duhet ta ulin kokën kur hyjnë në odën e burrave… Ashtu janë ruajtur të gjitha”, thotë Gëzimi dhe përmend edhe oxhakun me dru, mullirin ku bluhej kafeja, orën e vjetër dhe kandilin për ndriçim.

Ai thotë se disa herë ka menduar ta shembte këtë shtëpi të gjyshit, duke e konsideruar si të pavlerë, dhe ta rindërtonte ashtu siç ka ndodhur në disa zona të vendit, ku janë ngritur banesa prej një apo dy katesh.

Tani, thotë se është i lumtur që ajo ide i kaloi shpejt.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Pamja e jashtme e bujtinës.

Së bashku me bashkëshorten Artën, por edhe me dy prindërit e tij, kujdesen edhe për fermën, ku mbajnë lopë, dele, pula, pata e kafshë të tjera, si dhe mbjellin perime.

Me të gjitha ushqimet bio u shërbejnë turistëve që thotë se vijnë nga vende të ndryshme të botës.

“Nuk e kisha menduar se kjo shtëpi e vjetër do të tërhiqte vëmendjen e kaq shumë turistëve dhe do të kishte kaq shumë vlerë. Mbaj mend se shumë vite më parë, kur po ndërtohej ‘Mrizi i Zanave’ [biznesi ku ka punuar], banorët e fshatit me shaka i thoshin pronarit të këtij agroturizmi të njohur: po ndërton stallë për bagëtitë? Sepse, asnjë nga ne nuk e mendonte se Fishta do të kthehej në destinacion turistik. Prandaj, edhe kur nisa ta rikonstruktoja shtëpinë, isha mosbesues deri diku”, kujton Gëzimi.

Turistë nga Evropa e SHBA-ja deri tek Iraku

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai thotë se turistëve u pëlqen gjithçka: shtëpia, natyra, ushqimi, uji, qetësia.

Por, Bujtina “Vitoria”, që mban emrin e motrës së ndjerë të Gëzimit, duket se është e vogël për t’i përballuar kërkesat e turistëve.

“Turistët vijnë kryesisht nga Gjermania, Suedia, Norvegjia, Ukraina, por edhe nga Italia, Greqia, SHBA-ja. Madje, kam pasur turistë edhe nga Iraku – një familje me të cilën kam ruajtur kontaktet dhe pres të vijë sërish në vjeshtë”, thotë Gëzimi.

Brenda pesë muajsh, mosbesimi që kishte kur e nisi shndërrimin e shtëpisë së gjyshit në bujtinë, iu zhduk dhe tani thotë se e ka të vështirë t’i menaxhojë kërkesat në Booking – ueb-faqen ku ka të plasuar ofertën e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Deri në fund të tetorit, të gjitha datat janë të rezervuara. Mundi im në emigracion, por edhe në fshatin tim, ia ka vlejtur me këtë vendim që mora”, thotë Gëzimi.

Nëna e Gëzimit me dy turistë duke mbledhur manaferra kopshti.

“Të ardhurat që përfitoj, por edhe fakti që turistët ikin të kënaqur nga mikpritja dhe gjithçka që u ofrojmë, na bëjnë të ndihemi shumë mirë”, thotë Gëzimi.

Ai tregon se ka familje që qëndrojnë edhe për ditë të tëra dhe kanë mundësi ta vizitojnë edhe shtëpinë-muze të rilindasit At Gjergj Fishta, si dhe qendra të vogla të artizanatit në Fishtë, ku bëhen punime qeramike, punime në tezgjah, sapunë natyralë etj.

Qeveria e Shqipërisë ka hartuar këtë vit një strategji për agroturizmin, me të cilën synohet që deri në vitin 2027 të rriten pesha dhe ndikimi që ky sektor ka në ekonominë e vendit, e sidomos në zonat rurale ku ai zhvillohet./Radio Evropa e Lirë

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:AgroturizemFishteLajme te miraShkoderShqiperitop1tophome1turizem

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Action Bronson – një gërshetim mes muzikës rap dhe kuzhinës
Artikulli i ardhshëm Donjeta Sadiku sot bokson ndaj kolumbianes Paola Pana

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fushën e letrave

3 Shikime
Lajme të miraNewsletter

Gjërat që na frymëzuan këtë javë – Edicioni #18

7 Shikime
Lajme të miraLife Style

Të besosh në të mirën: Rëndësia e optimizmit në shoqëri

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?