katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Të rinjtë angazhohen për ajër të pastër në takim me Ministrinë e Ekonomisë
    2 hours ago
    Terras i bën thirrje BE-së të heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës
    3 hours ago
    BE-ja mbështet gratë në vendin e punës në Kosovë
    4 hours ago
    Rama Duwaji, kush është Zonja e Parë e re e New Yorkut nga brezi Gen Z?
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    KE vlerëson përparimin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale
    4 hours ago
    Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026
    1 day ago
    Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues
    2 days ago
    Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Macaulay Culkin rikthehet në rolin ikonik si Kevin McCallisteri i filmit “Home Alone”
    5 hours ago
    Rita Ora flet shqip për një arsye të veçantë
    5 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje prestigjioze në Itali
    9 hours ago
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 day ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 week ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 week ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 day ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    2 days ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    2 days ago
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kabina lundruese në Grenlandë që ofron një përvojë unike
    6 hours ago
    Vendet më të lidhura me natyrën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar
    20 hours ago
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    6 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: AKEP në Shqipëri hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

AKEP në Shqipëri hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

Last updated: 02/09/2024 1:48 PM
78 Shikime
Shpërndaje
Foto: Shqip.com

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hapur zyrtarisht garën për frekuencat e para që do të përdoren për teknologjinë e shërbimeve celulare 5G.

Procedura për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz parashikon dhënien e pesë të drejtave të përdorimit në këtë brez, përkatësisht dy me një sasi spektri prej 80 MHz dhe tre me një sasi spektri prej 40 MHz.

Për blloqet me sasi spektri prej 80 MHz shuma minimale e ofertave të pjesëmarrësve në garë duhet të jetë 3 milionë e 624 mijë euro.

Mundesh me e lexu edhe…

Për blloqet me sasi spektri prej 40 MHz vlera minimale e ofertës duhet të jetë 1 milion e 812 mijë euro.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në rast se AKEP do të arrijë të japë me sukses në përdorim të gjithë spektrin e disponueshëm të frekuencave, shuma minimale që do të përfitojë buxheti i shtetit nga ky proces llogaritet në afërsisht 12.7 milion euro.

Kriteri i vetëm i vlerësimit për përcaktimin e ofertave fituese do të jetë çmimi i tyre.

Rregullorja e tenderit parashikon që çmimi i ofertës mund të paguhet me dy këste, përkatësisht kësti i parë prej 50% brenda shtatë ditëve nga marrja e njoftimit të fituesit dhe kësti i dytë prej 50 % brenda gjashtë muajve nga dhënia e Autorizimit Individual.

Çmimi minimal i përcaktuar në garë është ndjeshëm më i lartë, krahasuar me vendet fqinje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për shembull, në Kosovë të drejtat e përdorimit për një sasi më të madhe spektri (100 MHz kundrejt 80 Mhz në rastin e Shqipërisë) u dhanë për një çmim rreth 2 milion euro.

Në Maqedoninë e Veriut, një e drejtë përdorimi në të njëjtin brez, gjithnjë për një sasi spektri 100 MHz, u dha në përdorim për 3 milion euro.

Çmimi më i lartë mund të argumentohet me numrin më të madh të popullsisë krahazuar me vendet fqinje, megjithëse Censi i fundit tregoi tkurrje të ndjeshme, në 2.4 milion banorë.

Sipas rregullores së garës, një ofertues i vetëm nuk mund të për fitojë më shumë se tre të drejta përdorimi ose 160 MHz sasi spektri në total.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në teori, procesi krijon hapësira edhe për hyrjen e operatorëve të rinj në tregun celular. Megjithatë, duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar dhe investimet e mëdha të nevojshme për ngritjen e rrjeteve, në praktikë shanset për hyrjen e operatorëve të rinj të rrjeteve celulare (MNO) në treg vlerësohen të jenë të vogla.

Afati për paraqitjen e ofertave do të jetë data 17 tetor e këtij viti, datë kur do të bëhet edhe hapja e ofertave të paraqitura.

Koha e fillimit të shfrytëzimit të frekuencave do të jetë jo më vonë se 6 muaj nga data e pajisjes me Autorizim Individual.

Kushtet e tenderit kërkojnë një mbulim të 55% të popullsisë me shërbime 5G brenda vitit 2027 dhe 85% të popullsisë brenda vitit 2030.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për sa i përket kushteve të mbulimit të territorit, rregullorja e garës kërkon mbulim me shërbime 5G në brezin e autorizuar (pjesë e spektrit 3.4 GHz – 3.8 GHz), deri në fund të vitit 2025 në portet Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano, aeroportet e Tiranës, Kukësit dhe Vlorës, zonën industriale Tiranë – Durrës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës.

Ndërkohë, afati për shtrirjen e shërbimeve 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë do të jetë viti 2028.

Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G në teori mund ta rrisë shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit te frekuencave.

Megjithatë, po tu referohemi të dhënave nga matjet e operatorëve që kanë implementuar rrjetet 5G në vitet e fundit, ndryshimet në praktikë nuk janë të këtyre përmasave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shpejtësia mesatare e shkarkimit të të dhënave në rrjetet 5G është afërsisht dy herë më e lartë krahasuar me rrjetet 4G, por sidoqoftë paraqet ndryshime të mëdha, në varësi të operatorëve.

Kompani të specializuara të matjeve të shpejtësisë së internetit, si për shembull Ookla, e vlerësonin shpejtësinë mesatare të rrjeteve 5G në vitin 2022 në rreth 168 Mbps (megabit për sekondë).

Gjithmonë duke iu referuar këtyre matjeve, shpejtësia mesatare për operatorë të veçantë në Europë ka arritur deri afërsisht 600 Mbps.

Këto shpejtësi janë sigurisht më të larta krahasuar me nivelet mesatare të rrjeteve aktuale 4G, por për shumicën e përdoruesve individualë ato nuk sjellin ndryshime të mëdha në eksperiencën e përdorimit të zakonshëm të internetit.

Megjithatë, rrjetet 5G pritet të ofrojnë kapacitete më të mëdha dhe perspektiva më të zgjeruara sidomos në zgjerimin e shërbimeve për bizneset.

Mbulimi optimal me rrjetet e lëvizshme të internetit me brez të gjerë për Shqipërinë është i rëndësishëm, edhe për shkak se vendi ynë është ndër më të prapambeturit në Europë në mbulimin me rrjete fikse./Monitor/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    David Beckahm shpallet kalorës nga Mbreti Charles
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
TAGGED:40 MHz5GAKEPfrekuencatlajme të miraTeknologjia e retop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Vera e nxehtë solli verë të mirë, thonë rahovecianët
Artikulli i ardhshëm Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

KE vlerëson përparimin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale

20 Shikime
Lajme të mira

Shqipëri–Kosovë: Kalim kufitar pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026

17 Shikime
Lajme të mira

Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues

44 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?