Sot u lansua fushata për njohjen e Kualifikimeve Profesionale e financuar nga BE, në bashkëpunim me MASHT, ndërkaq implementohet nga WEglobal dhe Prishtina REA.
“Sot, kemi nisur fushatën tonë për njohjen e Kualifikimeve Profesionale, në bashkëpunim me Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kjo iniciativë e financuar nga #BE-ja është e projektuar për të ndihmuar profesionistët në të gjithë Kosovën për të përputhur kualifikimet e tyre me standardet e BE-së. Fushata realizohet nga partnerët tanë WEglobal dhe Prishtina REA”, thuhet në njoftim.
Por çka nënkupton kjo për qytetarët e Kosovë?
“Përmbushja e standardeve të BE-së do të thotë që kualifikimet tuaja do të njihen jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë Evropën! Kjo hap mundësi më të mira pune, ju lejon të fitoni përvojë ndërkombëtare dhe ju ndihmon të zhvilloni karrierën tuaj”, thuhet tutje në njoftimin e Bashkimit Evropian në Kosovë./Katror.info