katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    2 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    3 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    4 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    9 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    10 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    11 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    2 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    8 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    11 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    8 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: PINK PONG – një turne që ngrit vetëdijen për kancerin e gjirit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

PINK PONG – një turne që ngrit vetëdijen për kancerin e gjirit

Last updated: 29/10/2024 8:23 PM
189 Shikime
Shpërndaje
Foto: PriPing/Facebook

Edhe këtë vit, klubi i pingpongut i kryeqytetit, PriPing ka ndërmarrë një aktivitet  në luftën kundër kancerit të gjirit duke organizuar turneun tradicional PINK PONG.

Të veshur në bluza rozë, lojtarët dhe pjesëmarrësit tjerë, përçuan porosi se kontrolli i hershëm mund të shpëtojë jetë.

Ky event dinamik jo vetëm që tregoi aftësitë e lojtarëve të pingpongut, por gjithashtu theksoi rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe ngritjes së vetëdijes rreth kancerit të gjirit.

Mundesh me e lexu edhe…

“Klubi i pingpongut tashmë e ka bërë tradicionale turnirin “PinkPong Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament, që është turnir na po thojna, por realisht është një event për ngritjen e vetëdijesimit të kancerit të gjirit. Përmes këtij aktiviteti po synojna që ndoshta me çu një mesazh te dikush që me shku me u kontrollu më herët, e pse jo nëse diagnostikohet më herët edhe me ia shpëtu jetën dikujna. Aktiviteti jonë primar është sporti i pingpongut, kështu që përmes sportit të pingpongut po dojna me përçua këtë mesazh,” tha Kastriot Orana, kryetar i Klubit PriPing.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Eventi përfshiu disa folës të njohur që ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm. Një nga ta, është Nafije Latifi, drejtore në Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”.

“Kjo është një mënyrë që nga fëmijëria, që nga moshat më të hershme fëmijët të vetëdijësohen dhe të edukohen për  kujdes shëndetësor dhe këtë mesazh ta përçojnë edhe në familjet e tyre që të kihet më shumë kujdes. Të bëhen vetë kontrolla, kontrolla të rregullta mjekësore, mamografi, ultrazë e tjerë,” tha ajo.

Drejtor i Onkologjise në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njeherësh onkolog shumë i njohur, Ilir Kurteshi, theksoi përparimet në trajtimin dhe zbulimin e kancerit të gjirit në Kosovë.

“Ne kemi mbërri si shtet që këto sëmundje malinje në Kosovë t’i t’i zbulojmë ma herët, falë një sensibilizimi më të madh, sidomos muajin tetor, e që nuk mjafton veç muaji tetor, po duhet të bëhet më shumë secili muaj. Ne jemi shumë të interesum edhe si si jo vetëm si klinikë, po si shtet që të kemi diagnostikim shumë më të mirë të këtyre sëmundjeve. Pra, në vite dhe në vazhdim ministria e Shëndetësisë është duke kriju programet nacionale të skriningut, të cilat do t’i obligojnë femrat që të kenë një mamografi prej një moshe të caktuar një herë në vit dhe kjo do ta rrisë në masë të madhe zbulimin e hershëm sëmundjes,” tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai tha se falë rritjes së vetëdijes, kemi parë më shumë raste të diagnostikuara në faza më të hershme, të cilat përmirësojnë ndjeshëm rezultatet e trajtimit.

Kushtrim Mushica, Drejtori i Sportit në komunën e Prishtinës, thotë se ky turne është një pjesë e rëndësishme e ngritjes së vetëdijesimit.

“Po ashtu, gjithë e dimë se pjesëmarrja në sport parandalon sëmundjet dhe ne edhe e kemi si si politikë, si qëllim që të masovizojmë sportet në vendin tonë, në mënyrë që të kemi një shoqëri më të shëndoshë, Për fund, ëë i ftoj që të të bëni kontrolla të hershme, por gjithashtu të mirreni me sport, çfarëdo sporti qoftë ai,” tha Mushica.

Foto: Klubi Priping

Klubi PriPing, me mbështetje nga PriBank dhe sponsorë tjerë planifikon të vazhdojë këtë iniciativë, që synon rritjen e vetëdijesimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne me kënaqësi si PriBank e kemi përkrahë këtë event, duke marrë parasysh që është event edhe sportiv, po gjithashtu e ka një qëllim shumë të mirë, për të cilin ne mezi presim realisht që me mujt sa më shumë e shpërnda realisht këtë vetëdije, në mënyrë që të kemi sa më shumë kontrolla të hershme, në mënyrë që të shpëtojmë jetë për të gjitha gratë dhe zonjat, të cilat munden me qenë të prekura prej kancerit të gjirit,” thotë Veranda Gashi Kryeziu nga PriBank.

Klubi PriPing në vazhdimësi ndërmerr iniviativa për ngritjen e vetëdijes për kauza të ndryshme që shkojnë në të mirë të komunitetit, duke kultivuar kështu përmes sportit, një kulturë shëndeti në Kosovë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:Ilir Kurteshikanceri i gjiritKastriot OranaKushtrim MushicalajmeNafije LatifiPingpongPINK PONGTetori RozetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si të përballeni me tharjen e lëkurës në vjeshtë?
Artikulli i ardhshëm Rodri, fituesi i Topit të Artë, vazhdon të mbetet më modesti dhe më uniku në botën e futbolli

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve

4 Shikime
Lajme

FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

7 Shikime
Lajme

ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?