katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    12 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    14 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    14 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    19 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    21 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    21 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    12 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    18 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    21 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    19 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Organizatat vendore e ndërkombëtare kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare të Parkut të Sharrit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Organizatat vendore e ndërkombëtare kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare të Parkut të Sharrit

Last updated: 15/11/2024 10:35 AM
89 Shikime
Shpërndaje

Në përpjekje për të ruajtur lumenjtë nga ngritja e hidrocentraleve, sidomos në parqet kombëtare në Kosovë, siç ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Sharrit, organizata EcoZ së bashku me organizatat Pishtarët GAIA Kosovo dhe RiverWatch kanë dorëzuar një ankesë në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Austri. Organizatat thonë se me dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Sharrit janë shkelur ligjet ndërkombëtare.

Siç thanë përfaqësuesit e këtyre organizatave në një konferencë për gazetarë, kjo ankesë është pjesë e fushatës “Sharr National Park – NO DAMS” dhe përshkruan shkeljet ligjore të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, dëmet mjedisore që shkaktohen për ambientin, si dhe mos përfshirjen e komunitetit në proceset e vendimmarrjes.

Për më tepër, sipas asaj që u diskutua në konferencën mungesa e përfshirjes së komunitetit në procesin e vendimmarrjes është alarmante, duke potencuar se ka raste të nënshkrimeve fiktive si dhe informim të dobët.

Mundesh me e lexu edhe…

“Këto hidrocentrale janë të ndërtuara në mënyrë ilegale dhe kërkesa jonë është që tek komuniteti i Sekretariatit të Energjisë të kërkojmë që të fillojë hetimet ndaj mënyrës së dhënies së lejeve të këtyre hidrocentraleve si dhe të fillojë masat e largimit të hidrocentraleve nga parqet kombëtare. Parku kombëtar duhet të mbrohet dhe duhet që të ketë në mënyrë adekuate legjislacionin në fuqi,” tha Egzona Gashi Kadiu, drejtoreshë e EcoZ.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa aktivisti Ali Sefaj, potencon parregullsitë që kanë ndodhur në Kosovë.

“Veç tek ne ndodh që të drejtat ujore me u fitu pa koncesion, veç te na ndodh me u fitu e drejta ujore në një lumë pa afat. Domethanë, ka ardhë KELKOS-i nga Austria dhe e ka marrë Lumbardhin e Deçanit pa afat, është i tyre, e ka varrosë në gypa ka kriju dëme milionëshe, në njërin prej bukurive më të mëdha që e ka pas ajo zonë,” u shpreh ai.

Në anën tjetër, Ardian Ndrecaj, vë në pah se kur komunitetit i aktivistëve bëhet bashkë sjell ndryshime pozitive.

“Kemi rastet pozitive të të komunitetit, ku janë bërë bashkë dhe kanë arritur që të ndalen hidrocentralet. E kemi rastin e Pejës, ku gjithë qyteti i Pejës janë ngritur kundër zotimit ndërcentral në lumin e tyre Lumbardh, në Lumbardhin e Pejës dhe kanë dëshmuar që së bashku mund të bëhen ndryshime, së bashku mund të parandalohen dëmet që mund t’i bëhen lumenjve,” tha Ndrecaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Egzona, që bashkë me aktivistë të tjerë ka drejtuar fushatën për ndalimin e hidrocentraleve në Sharr, thekson se ndërtimi i hidrocentraleve në parqet kombëtare jo vetëm që dëmton biodiversitetin, por ndikon negativisht në komunitetet lokale, që shpesh mbesin pa ujë të pijshëm. Gjithashtu ajo thotë se kjo është në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe direktivat evropiane për mbrojtjen e natyrës. Kjo edhe është arsyeja se pse u dorëzua ankesa në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë duke kërkuar ndërhyrje për të mbrojtur natyrën dhe të drejtat e komunitetit.

“Iniciativa e tillë është e udhëhequr nga River Watch, e cila është organizatë që ka synimin kryesor të saj që t’i lirojë lumenjtë e Evropës nga gypat. Në faktin kryesor që komuniteti Sekretariati i Energjisë mirret me aspektin e prodhimit të energjisë nga energjia e ripërtëritshme, nga burimet e ripërtëritshme nënkupton që na e kemi e kemi targetu si institucion kompetent ndërkombëtar, i cili merret me rastin e mënyrës se si prodhohet energjia në Kosovë nga burimet e ripërtëritshme. Kjo ankesë është dërgu me qëllimin që edhe ata ta dinë, sepse për këto hidrocentrale janë iniciuar edhe tarifat nxitëse paraprakisht edhe Kosova i përmbush objektivat e veta se është nga viti 2005 nënshkruese e Traktatit të Komitetit të Energjisë e që parimisht janë disa rregulla që brenda në traktat që ceken, që duhet çdo burim i energjisë së ripërtëritshme ta ketë ndikimin e tij në mjedis saktë edhe përfshirjen e publikut, e aq më pak kur kemi edhe hidrocentrale në parqe kombëtare, që e thejnë edhe sensin e parkut kombëtar në përgjithësi.”

Ndërsa Ndrecaj, theksoi se aktivizmi i tyre dhe protestat rreth kësaj çështje nuk do të ndalen deri në reflektimin pozitiv institucional.

“Ne presim që natyra të mbrohet, ne presim që interesat e komuniteteve të mbrohen, ne presim që uji të mbrohet dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin për këtë dhe nuk do të ndalemi derisa që pritshmëritë tona të përmbushen.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në anën tjetër Sefaj pret që të merren hapa konkretë dhe urgjentë për të mbrojtur burimet ujore të Kosovës dhe thotë se kjo do të bëhet edhe përmes një peticion të ri online, duke ftuar qytetarët të bashkohen në këtë iniciativë për të ngritur zërin kundër këtyre shkeljeve.

“Po realisht nëpërmjet peticionit ne mund të krijojmë presion politik tek vendimmarrësi të cilët do të obligohen që ta trajtojnë, qoftë në nivel të Qeverisë, qoftë që peticionin ta drejtojnë në Kuvend e që më pastaj të marrin vendim, qoftë edhe nëpërmjet ligjit, duke amendamentuar dhe duke i dhënë fund këtij epilogu, duke i larguar hidrocentralet, të cilat janë ndërtuar kundërligjshëm apo duke gjetë forma që të pajisen kundërligjshëm me këto leje dhe licenca të nevojshme.”

Sikurse aktivistët tjerë, Egzona shpreh shqetësim për ndikimin që këto hidrocentrale kanë në lumenjtë dhe biodiversitetin në këto zona dhe kërkojnë që Qeveria e ardhshme të marrë vendime për ndalimin e këtyre projekteve që shfrytëzojnë këto ujëra vetëm për përfitime komerciale.

Aktivistët kanë bashkëpunuar me Universitetin e Prishtinës për të kryer hulumtime mbi efektet negative që këto hidrocentrale kanë në botën ujore, si dhe kanë mbledhur foto dhe argumente të tjera që tregojnë shkeljet e bëra. Sipas tyre, disa nga këto hidrocentrale janë ndërtuar pa leje të lëshuara ligjshëm.  Gjithashtu, aktivistët theksuan se hidrocentralet ilegale prodhojnë vetëm 0.3% të energjisë në vend, ndërkohë që dëmet që ato shkaktojnë në lumenjtë e Kosovës janë të pakrahasueshme./Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:hidrocentraletlajmelumenjteParku Kombetar i Sharrittop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Celine Dion ngre publikun në këmbë në mbylljen e shfaqjes së modës së Elie Saab
Artikulli i ardhshëm Sunny Hill Festival nominohet si njëri ndër festivalet më të mira në Evropë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve

21 Shikime
Lajme

FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

21 Shikime
Lajme

ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?