katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    11 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    12 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    11 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    10 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    11 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    14 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    11 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    12 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    14 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    5 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    7 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    7 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    2 days ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Terminal” u dha premierë nga BKK në Obiliq
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Terminal” u dha premierë nga BKK në Obiliq

Last updated: 16/11/2024 9:04 AM
185 Shikime
Shpërndaje
Foto: BBK

Në hapësirën e Qendrës së Kulturës në Obiliq, Baleti Kombëtar i Kosovës dha premierën e shfaqjes ‘Terminal’ me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petit.

Duke filluar nga emri, “Terminal” vendosi publikun në një sallë simbolike nisjeje, ku çdo element i skenës dhe koreografisë funksionoi si metaforë e udhëtimit të brendshëm të njeriut. Mes ndriçimit dhe tingujve që plotësonin atmosferën, publiku u ftua të reflektojë mbi arsyet dhe qëllimet e udhëtimeve mendore dhe emocionale të ilustruar nëpërmjet një skene që i ngjan aeroportit, shkruan Kult Plus.

Shfaqja trajtoi procedurat e sigurisë, të cilat shërbejnë si barriera jo vetëm në aeroportet reale, por edhe brenda vetë mendjes sonë. Përmes lëvizjeve të fuqishme dhe të sinkronizuara të trupës së baletit, “Terminal” eksploroi tensionin mes pritjes së ankthshme dhe shpresës së re që çdo udhëtim sjell.

Mundesh me e lexu edhe…

E pranishme në këtë premierë, koreografja Romane Petit, u shpreh se kjo shfaqje ka për qëllim që nëpërmjet lëvizjeve ka për qëllim që të shpjegojë relacionet e njerëze dhe zgjidhjet e tyre në jetë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne kemi dashur që ta shfaqim një situatë që ndodhë në aeroport, një shfaqje që flet për tranzicionet që ndodhin në jetë, se si edhe pse ne mendojmë ndonjëherë që jemi duke qëndruar në një vend, në fakt ne lëvizim, prandaj flasim shumë për lëvizjet e njeriut në vazhdimësi, po ashtu flet edhe për migrimet që ne duhet të bëjmë të detyruar nga jeta apo nga vendimet që ne marrim, ose në rastet kur nuk kemi zgjidhje, dhe duhet të lëvizim. Shfaqja flet për të gjitha këto dhe për relacionet në mes të njerëzve”, tha koreografja Petit për KultPlus, duke shfaqur konceptin e ‘Terminal’.

Pas shfaqjes, për KultPlus foli drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, i cili fillimisht foli për skenën në të cilën në këtë mbrëmje dha premierën shfaqja ‘Terminal’
“Qendra e Kulturës në Obiliq është një hapësirë komode, shumë e mirë, është një ndërtesë e re ku praktikisht disa shfaqje të repertorit tonë mundemi lirisht t’i shfaqim në këtë qendër të kulturës, për këtë edhe dua ta falënderoj komunën e Obiliqit që na kanë mirëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Kajtazi, duke shtuar më tutje se i vetmi problem është distanca nga audienca e kryeqytetit.

“Koreografët ma kanë paraqitur si ide ‘Terminalin’, edhe si bashkëpunim nëpërmjet balerinit tonë dhe solistit Sead Vuniqi, i cili ka qenë edhe asistent i koreografëve të shfaqjes, si një projekt që fillon rrugëtimin këtu, për t’u shfaqur më pas edhe në Prishtinë. Po ashtu kjo shfaqje është e ftuar në tri festivale të ndryshme në fillim të vitit të ardhshëm”, tha ndër të tjerash Kajtazi.

Pas një paraqitje si balerin por edhe si asistent i koreografëve, për KultPlus foli edhe Sead Vuniqi, i cili e vlërësoi këtë bashkëpunim si dhe falënderoi Komunën e Obiliqit për mundësinë që këtë premierë ta jepin në qendrën e kulturës së këtij qyteti.

“Së pari dua ta falënderoj Komunën e Obiliqit të cilët na e kanë mundësuar që ta shfaqim ‘Terminalin’ si edhe mikpritja e tyre ka qenë jashtëzakonisht e madhe sepse trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës po has në vështirësi për shkak të kushteve, mirëpo ne po mundohemi vazhdimisht që të gjejmë alternativa si kjo ose si diku tjetër që ta shfaqim planprogramin. Puna me koreografët ka qenë shumë e mirë, unë koreografët i njoh më herët për shkak të disa bashkëpunimeve që i kemi pasë jashtë vendit dhe për këtë edhe i kam paraqitur tek drejtori i BKK-së dhe është aprovuar që ta shfaqim këtë shfaqje sonte”, u shpreh Vuniqi duke shtuar me tutje se ngaqë e njohin njëri-tjetrin, bashkëpunimi ka qenë edhe më i lehtë.

Ndërkaq balerinët që luajnë në shaqjen ‘Terminal’ janë: Aulonë Nuhiu, Blerta Fanaj, Donmir Bilalli, Fatmir Smani, Fisnik Smani, Isa Beg Gjocaj, Luljeta Ademi, Mërgime Morina, Muhamet Bikliqi, Rigon Krasniqi, Sead Vuniqi dhe Vlora Prizreni./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:Baleti KombetarKomuna e Obiliqitlajme të miraTerminaltop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ekipi i muaythait i Kosovës fiton shtatë medalje në Evropian
Artikulli i ardhshëm “Prishtina Jazz Orchestra” në rrëfimin origjinal që frymon shqip

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër

18 Shikime
Lajme të mira

Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve

17 Shikime
Lajme të mira

Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?