Bryan Johnson, miliarderi 45-vjeçar i njohur për përpjekjet e tij ekstreme për të ndaluar plakjen, ka befasuar ndjekësit e tij me një eksperiment të fundit që përfshin përdorimin e yndyrës nga donatori në fytyrën e tij, transfuzionin e plazmës së gjakut nga djali i tij 17-vjeçar.
Pas një diete strikte prej 1950 kalorish, që rezultoi në humbje të konsiderueshme peshe, Johnson shpjegoi se kishte vënë re një humbje të yndyrës në zonën e fytyrës dhe ndjeu se pamja e tij dukej e dobët, duke bërë që njerëzit të mendojnë se ishte në prag të vdekjes.
Për të korrigjuar këtë, ai nisi procedurën e njohur si “Project Baby Face”, ku injektoi yndyrë nga gjaku i djalit, në fytyrën e tij.
Megjithatë, pas procedurës, ai ka përjetuar një reaksion të rëndë alergjik, duke bërë që fytyra e tij të fryhej dhe të ndjehej gjithnjë e më keq, deri sa nuk mund të shihte më.
Menjëherë pas injeksioneve filloi të më shpërthejë fytyra. Dhe pastaj u bë gjithnjë e më keq, derisa nuk mund të shihja më. Ishte një reaksion i rëndë alergjik. /Katror.info
Përgatiti:
