Ka qenë një vit i madh për Parisin: Lojërat Olimpike këtë verë, rihapja e Katedrales Notre Dame këtë fundjavë, dhe tani ka fituar titullin e qytetit më tërheqës në botë.
Është hera e katërt radhazi që kryeqyteti francez merr vendin e parë në Indeksin e 100 Destinacioneve më të Mira të Qyteteve nga kompania e analizave të të dhënave, Euromonitor International.
Mbi 70 milionë njerëz udhëtuan këtë vit në “Qytetin e Dritës” dhe metropoli ishte më shumë se i përgatitur për ta, falë politikës së tij të shkëlqyer të turizmit dhe infrastrukturës, thuhet në raport.
Indeksi shqyrton qytetet kryesore nga e gjithë bota dhe i rendit ato sipas kritereve që përfshijnë turizmin, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike dhe shëndetin dhe sigurinë.
Europa dominon renditjet e vitit 2024, me gjashtë qytete në 10-shen e parë. Madridi është në vendin e dytë, Roma dhe Milani në vendet e katërt dhe të pestë, Amsterdami në vendin e shtatë dhe Barcelona në vendin e dhjetë, shkruan CNN, përcjell Katror.info.
Londra, e cila ishte në vendin e 10-të vitin e kaluar dhe së fundmi kryesoi një indeks alternativ të Qyteteve më të Mira të Botës, arrin vetëm në vendin e 13-të në këtë listë, midis Seulit në vendin e 12-të dhe Dubait në vendin e 14-të.
Ndërkohë që Londra renditet pak pas Parisit për infrastrukturën më të mirë turizmi, ajo nuk arriti të depërtonte në 10-shen më të mirë të Euromonitor International për politikat e turizmit, shëndetin dhe sigurinë, apo qëndrueshmërinë.
Bangkok është qyteti kryesor për mbërritjet ndërkombëtare Rajoni Azi-Paqësor ka performuar mirë, me Tokion në vendin e tretë, Sidneyn në vendin e tetë dhe Singaporin në vendin e nëntë. Jeni ra në nivele rekord ndaj monedhave kryesore në vitin 2024, duke e bërë atë një mundësi tërheqëse globalisht për udhëtimet e biznesit dhe ato për argëtim. Gjatë vitit 2024 u regjistruan afër 13 milionë udhëtime ndërkombëtare në Tokio, thotë Euromonitor International, duke qenë shumë më të larta se nivelet para-pandemike.

Nju Jorku, në vendin e gjashtë, është qyteti i vetëm amerikan në 10-shen e parë. Los Angeles, në vendin e 18-të, është qyteti tjetër më i lartë. Nju Jorku merr vendin e parë në kategorinë për performancën e turizmit, me kërkesë të lartë si ndërkombëtare ashtu edhe vendase.
Bangkok është qyteti kryesor për politikat e turizmit dhe tërheqshmërisë dhe gjithashtu ishte qyteti Nr.1 në botë për mbërritjet ndërkombëtare në vitin 2024. Euromonitor International raporton se atje u regjistruan 32.4 milionë udhëtime ndërkombëtare në vitin 2024, pothuajse 10 milionë më shumë se qyteti Nr.1 i vitit të kaluar, Stambolli, i cili në vitin 2024 regjistroi 23 milionë.
Problemi i turizmit të tepruar Amsterdami është një nga disa qytetet europiane që po ndërmarrin masa për të luftuar turizmin e tepruar.
Londra është në vendin e 3-të për mbërritjet ndërkombëtare, me 21.7 milionë udhëtime dhe një rritje prej 7%. Hong Kongu është në vendin e katërt, me 20.5 milionë mbërritje ndërkombëtare dhe një rritje prej 19%, dhe qyteti i shenjtë i Mekës në Arabinë Saudite ishte në vendin e 5-të, me 19.3 milionë vizitorë dhe një rritje prej 20%.
Euromonitor International vërejti disa trende për vitin 2024. Destinacione të shumta kanë thjeshtuar proceset e vizave, duke implementuar autorizime elektronike udhëtimi dhe zgjeruar hyrjen pa viza për periudha të shkurtra.
Top 10 Destinacionet e Qyteteve për 2025 sipas Euromonitor International:
- Paris
- Madrid
- Tokio
- Romë
- Milan
- Nju Jork
- Amsterdam
- Sidnej
- Singapor
- Barcelona
Top 10 qytetet për mbërritjet ndërkombëtare për 2025:
- Bangkok (32.4 milionë udhëtime ndërkombëtare)
- Stamboll (23 milionë)
- Londër (21.7 milionë)
- Hong Kong (20.5 milionë)
- Meka (19.3 milionë)
- Antalja (19.3 milionë)
- Dubai (18.2 milionë)
- Makau (18 milionë)
- Paris (17.4 milionë)
- Kuala Lumpur (16.5 milionë)
Nga ana tjetër, turizmi i tepruar është bërë një problem i madh global. Për të menaxhuar mbingarkesën e vizitorëve në destinacionet më të ngarkuara turistike, qytetet po ndërmarrin masa të tilla si taksa për turizmin dhe orar të kufizuar vizitash.
Ka gjithashtu një goditje të madhe për qiradhënien afatshkurtër. Këtë javë, Italia ndaloi regjistrimin e vetë-check-in të Airbnb, pasi vendi po përgatitet për një fluks të madh vizitorësh për Vitin e Shenjtë të Vatikanit në 2025. /Katror.info
Përgatiti:
