katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    10 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    11 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    10 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    10 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    11 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    14 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    10 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    11 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    13 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    5 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    7 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    7 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    2 days ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dekada që Kosovën e bëri anëtare të rëndësishme të familjes olimpike
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Dekada që Kosovën e bëri anëtare të rëndësishme të familjes olimpike

Last updated: 09/12/2024 10:47 AM
48 Shikime
Shpërndaje
Foto: FSHK

Për një dekadë, Kosova është bërë anëtare e rëndësishme e familjes olimpike, përkatësisht e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Janë fituar medaljet më të mëdha në ngjarjet më të rëndësishme, ndër të tjera.

Në dhjetorin e 2014-s jo të gjithë mund të kenë besuar se dhjetë vjet më pas Kosova do t’i ketë plot pesë medalje olimpike. Kosova i ka këto medalje, madje tri prej tyre të arta. Këto medalje në një mënyrë janë shpërblim për vendimin e IOC-së për ta pranuar Kosovën. E në anën tjetër dëshmojnë se sa i rëndë ishte diskriminimi që iu bë sportistëve të Kosovës për më shumë se dy dekada.

Komiteti Olimpik i Kosovës u themelua më 27 maj të vitit 1992. Kishte shpresë, apo më e drejtë, kishte ëndrra, që Kosova mund të lejohej të garonte në Lojërat Olimpike Verore “Barcelona 1992” të mbajtura prej 25 korrikut deri më 9 gusht të atij viti. Por, pas Barcelonës 1992, u mbajtën edhe pesë edicione të Lojërave Olimpike Verore pa Kosovën pjesë të tyre. Pritej vendimi që u mor më 9 dhjetor 2014, shkruan Koha.net.

Mundesh me e lexu edhe…

Vendimit të një dekade më parë i hapi rrugë vendimi i Bordit Ekzekutiv të IOC-së, që u mor më 22 tetor 2014, për pranim të Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtar të përkohshëm. Dhe pas pranimit të përkohshëm, sipas procedurës, pranimin e plotë e bëri Sesioni i IOC-së. Paraprakisht ishin plotësuar kriteri teknik dhe ai politik, që ishin shfrytëzuar si arsyetim për të mbajtur sportistët e Kosovës jashtë familjes olimpike botërore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Momenti i historisë

Kosova ishte bërë anëtarja e 205-të e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Sesioni i Jashtëzakonshëm i IOC-së e mori vendimin në Monako, pa asnjë votë kundër.

“Është një ditë e madhe, një ditë historike për sportistët e Kosovës”, deklaronte Hasani para anëtarëve të IOC-së, pasi u votua pranimi i Kosovës.

Thomas Bach ishte në krye të IOC-së kur u mor vendimi. Gjermani Bach ka ardhur për vizitë në Kosovë në dhjetëvjetorin e pranimit. Për Bachun është vizita e dytë në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ishte një vendim shumë i rëndësishëm, sidomos për sportistët e Kosovës. Tani ata mund të përgatiten për Rio”, deklaronte Bach pas Sesionit të Jashtëzakonshëm të IOC-së.

Ashtu si pritej, njohja nga IOC-ja hapi dyert për anëtarësimin e federatave kosovare në federatat ndërkombëtare të  sporteve përkatëse. Para vendimit të IOC-së, shumica e federatave nuk ishin pjesë e asociacioneve ndërkombëtare. E fundit prej federatave të mëdha u pranua ajo e futbollit, në vitin 2016.

Debutimi me medalje

Menjëherë në vitin 2015, Kosova debutoi në ngjarjet shumësportëshe. Në Baku të Azerbajxhanit, prej 12 deri më 28 qershor, u mbajt edicioni i parë i Lojërave Evropiane. Komiteti Olimpik i Kosovës dërgoi ekip të madh sportistësh, por edhe zyrtarësh. Medalje të bronztë fitoi Nora Gjakova në xhudo. U vlerësua medalje me vlerë të jashtëzakonshme, sidomos për imazhin e Kosovës. Majlinda Kelmendi mungoi në atë ngjarje për shkak të një lëndimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2016, Kosova debutoi në Lojërat Olimpike Verore. Në Rio të Brazilit, Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë olimpike. Dhe përfundimisht u konfirmua se izolimi shumëvjeçar kishte çmim të lartë.

Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të mbajtura në vitin 2021 për shkak të pandemisë, medalje të arta fituan Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Në “Paris 2024”, medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa medalje të bronztë fitoi Laura Fazliu. Pra të gjitha pesë medaljet olimpike të Kosovës janë fituar në sportin e xhudos.

Medalje të tjera janë fituar në Lojëra Evropiane, Lojëra Mesdhetare e ngjarje olimpike për të rinj. Kosova është paraqitur edhe në Lojërat Olimpike Dimërore.

Vendimi i 9 dhjetorit 2014 ka vlerë shumë, shumë më të madhe. Ai vendim mundësoi që Kosova të garojë e barabartë në të gjitha sportet dhe të jetë në të gjitha ngjarjet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Është ekipi i kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka, që ka bërë dallimin në këtë dekadë të Kosovës në IOC. Shkëputja e këtij ekipi me pjesën tjetër të sportistëve kosovarë sa shkon e rritet.

Në fakt niveli që kishte arritur xhudoja kosovare prej vitit 2009 e tutje, e sidomos në vitet 2013 e 2014, vlerësohet se rriti shumë presionin në IOC për të bërë zgjidhje për sportistët kosovarë.

KOK-u të hënën e shënon dhjetëvjetorin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ka organizuar ceremoni të veçantë që madhështohet me praninë e presidentit Thomas Bach. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:Driton KukaFederata e XhudosOlimpikeSporti n'Katror

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mexhid Zeqiri dhe Artan Ismajli, ndërtojnë një strehimore për qentë endacakë
Artikulli i ardhshëm Peja në qendër të vëmendjes: Mbahen garat republikane dhe rajonale të Ngjitjes Sportive

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

20 Shikime
Sporti n'Katror

Sot ‘El Clasico’, përballja më e madhe e vitit në futboll

7 Shikime
Sporti n'Katror

Historike: Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?