Studentët kosovarë që studiojnë jashtë vendit në nivelin bachelor, tani mund të përfitojnë bursa nga MASHT.
Siç bëri të ditur Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vlera e bursës do të jetë deri në 5 mijë euro, si dhe do të ndahen për 20 studentë/e që ndjekin studimet në top 100 Universitetet prestigjioze, sipas Times Higher Education.
“Kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor jashtë vendit për vitin akademik 2024-2025 të cilët studiojnë në top 100 Universitetet më prestigjioze në botë sipas listës ‘Times Higher Education’.
Numri i studentëve që mund të përfitojnë nga kjo thirrje është 20 ndërsa shuma e bursës për student është 5 mijë euro. Thirrja është e hapur deri më 19.12.2024″, thuhet në njoftimin e Ministres Nagavci.