Dua Lipa në vizitën e saj në Japoni, ka treguar stilin unik duke pozuar me dekolte të hapur. Kohët e fundit Dua ka qenë e zënë ndërsa u paraqit në konferencën e modës Vogue Forces si dhe kur prezantoi çmimin Booker Prize krahas mbretëreshës Camilla.
Gjatë kësaj jave ajo ndau fotografi nga Naoshima në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja, 27 vjeçe, shfaqi fizikun me një fustan të zi dhe të gjatë i cili nxirrte në pah dekoltenë e saj teksa pozonte për një sërë fotosh.

Krijuesja e hitit “Levitating” përshtati dukjen me një çantë Chanel ngjyrë të kaltër me detaje ari.
Dua, e cila ishte duke vizituar Kopshtin Narcissus, ka shkruar sipër postimit: ‘Duke eksploruar Naoshimën’.
Në një postim tjetër Dua u shfaq e veshur me një fustan të verdhë me shtresa me mëngë të gjata duke etiketuar vendin si muzeu Ghibli në Japoni.
Në disa postime të tjera të fundit nga udhëtimi i saj, ylli i pop-it ndau disa foto të vetes në perëndim të diellit me një veshje garash nga Givenchy në të kuqe, të zezë dhe të bardhë.
Pjesa tjetër e fotografive e tregon atë duke ngrënë ushqime të shkëlqyera, duke kontrolluar përzgjedhjet e rekordeve dhe duke vizituar Muzeun Ghibli.
Përgatiti:
