Sot, Qendra e Kulturës “Imri Curri” në Komunën e Hanit të Elezit mirëpret premierën e shfaqjes teatrale për fëmijë “Të Hidhëruarit”.
Kjo shfaqje është një bashkëpunim midis fëmijëve të komunitetit dhe profesionistëve të teatrit, duke sjellë në skenë një histori që reflekton ëndrrat, emocionet dhe krijimtarinë e fëmijëve.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale.
“Ky projekt ka sjellë bashkë fëmijët dhe profesionistët e teatrit për të krijuar një shfaqje të veçantë, ku ëndrrat dhe imagjinata bëhen realitet” thuhet në njoftim.

Projekti, i shkruar nga Shaip Grabovci dhe i realizuar nën drejtimin e regjisores Zana Duraku, ka sjellë së bashku një ekip të talentuar profesional, përfshirë: producentë, asistentë regjisorë, aktorë, skenografë, kostumografë, kompozitorë si dhe artistë të rinj nga komuniteti.
Brenda një periudhe 30-ditore, dhjetë fëmijë të moshës 13-15 vjeç nga Hani i Elezit angazhuan me dashuri dhe pasion në një punëtori teatrale intensive .
“Ata, së bashku me profesionistët e fushës krijuan këtë shfaqje, duke sjellë në skenë ëndrrat, emocionet dhe botën e tyre të brendshme” u tha në njoftim.
Premiera do të mbahet sot, në Qendrën e Kulturës në Komunën e Hanit të Elezit, me fillim nga ora 18:30. /Katror.info
Përgatiti:
