Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt.
KQZ, përmes një njoftimi publik, ka ftuar qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje dhe ka publikuar një video udhëzuese që shpjegon se si të plotësohet saktë fletëvotimi.
“KQZ fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Të drejtat tuaja janë të rëndësishme dhe vota juaj ka fuqinë të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Në fund, KQZ thekson se vota e çdo qytetari është thelbësore për të ndikuar në të ardhmen e vendit dhe për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe më të sigurt. /Katror.info
Përgatiti:
