Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmës-trajner i ekipit kombëtar të Kosovës në futboll.
Përmes një komunikate për media FFK ka thënë se vendimi ka qenë i presidentit Agim Ademi, i cili e ka cilësuar Nuhiun të denjë për shkak të përvojës edhe si trajner në skuadrën austriake SC Rheindorf Altach.
“Atdhe Nuhiu, me karrierë të suksesshme si futbollist, tashmë ka fituar përvojë edhe si trajner në skuadrën austriake SC Rheindorf Altach. Emërimi i tij në stafin e përzgjedhësit Franco Foda pritet të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e tij dhe për sukseset e Kombëtares A” – thuhet në njoftim.
Ndërsa gjatë javës së kaluar, në pozitën e ndihmës-trajnerit të kombëtares U21 është emëruar Hekuran Kryeziu, ndërsa i kombëtares U19 Anel Rashkaj. /Katror.info
Përgatiti:
