katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Basha kërkon seancë për buxhetet, PDK për qeveri të re
    4 hours ago
    Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
    5 hours ago
    MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës
    6 hours ago
    SHBA-ja me ligj synon të mos mbështesë ndryshimin e kufijve në Ballkan
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arbitrazhi Ndërkombëtar në Gjenevë jep vendim përfundimtar në favor të KEK-ut
    7 hours ago
    FBK dhe FIBA hartojnë strategjinë e re 2026–2030 për basketbollin në Kosovë
    8 hours ago
    Epoka e artë e xhudistëve të Kosovës që nisi nga Kampionati Evropian U23
    9 hours ago
    Fermerët e Vushtrrisë të kënaqur: Patatja vendore e kërkuar dhe me çmim të mirë
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    8 hours ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    1 day ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    1 day ago
    Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur nën 30-vjeç në Mbretëri të Bashkuar
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    2 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    8 hours ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    9 hours ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    11 hours ago
    Pamukkale: “Kështjella prej pambuku” me pishina termale
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Osmani në SHBA, mban fjalim gjatë Lutjeve Nacionale të Mëngjesit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Osmani në SHBA, mban fjalim gjatë Lutjeve Nacionale të Mëngjesit

Last updated: 05/02/2025 1:32 PM
83 Shikime
Shpërndaje
FOTO: ZYRA E PRESIDENTËS

E përditësuar – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, udhëtoi për në Washington, D.C., me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë për të marrë pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit dhe për të mbajtur fjalim në Drekën Ndërkombëtare, ku do të theksojë rrugëtimin dhe sukseset e Kosovës, thuhet në njoftim të uebsajtit të Presidencës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo do të zhvillojë takime me kongresistë dhe zyrtarë të administratës amerikane për të forcuar partneritetin strategjik dhe për të avancuar aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit janë një ngjarje tradicionale, ku mblidhen liderë globalë për lutje të përbashkëta.

Mundesh me e lexu edhe…

***

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

DASH-i njoftoi në uebsajtin e vet se Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Presidenca e Kosovës nuk ka njoftuar për ndonjë takim të tillë.

Bono e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe Osmani do të jetë udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Bono është anëtar i Shërbimit të Lartë të Jashtëm dhe së fundmi ka shërbyer si këshilltar i lartë për Negociatat në Kaukaz.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai ka punuar edhe në Ambasadën amerikane në Berlin, si dhe ka qenë zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Osmani, e cila e kishte uruar Trumpin për fitimin e zgjedhjeve në nëntor, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës në fund të vitit të kaluar bëri thirrje para deputetëve për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën.

Ajo tha asokohe se aleanca e Kosovës me vendet e tjera është “më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”.

Osmani i bëri ato thirrje në një kohë kur Qeveria e Kosovës po kritikohej nga bashkësia ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vizita e Osmanit në DASH vjen dy ditë pasi i dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Grenell – ish-ambasador amerikan në Berlin – i bëri këto kritika në rrjetin social X, më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 9 shkurt.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi kabinetin e kryeministrit Kurti, në lidhje me këto komente, por nuk mori përgjigje.

Kurti i ka justifikuar ato veprimet si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

James O’Brien, i cili në administratën e paraardhësit të Trumpit, Joe Biden, ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit, ka thënë se Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Edhe pas kësaj deklarate, Kurti ka këmbëngulur se SHBA-ja mbetet partnerja më e rëndësishme e Kosovës./Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:departamenti amerikan i shtetitKosovalajmeLouis L. BononpartneritetiPresidenca e KosovësRichard GrenellSHBATophomeVjosa Osmani

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Krejt çka duhet me ditë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Çka ka ndryshu prej atyre të fundit?
Artikulli i ardhshëm Remitencat në Kosovë shënuan një rritje prej 1% në vitin 2024

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Basha kërkon seancë për buxhetet, PDK për qeveri të re

5 Shikime
Lajme

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

8 Shikime
Lajme

MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?