Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës.
“Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ditë më parë, njoftoi se shpallja e rezultateve përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars. /Katror.info
Përgatiti:
