katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë
    1 hour ago
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    2 hours ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    2 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë
    56 minutes ago
    Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit
    1 hour ago
    Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 
    1 hour ago
    Drin Shaqiri me super-debutim me NAVI-n në CS
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    2 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 day ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    1 hour ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    23 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Autostrada Biennale” paralajmëron zgjerim në edicionin e pestë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

“Autostrada Biennale” paralajmëron zgjerim në edicionin e pestë

Last updated: 07/03/2025 4:15 PM
25 Shikime
Shpërndaje

Një prej ngjarjeve më të mëdha të artit bashkëkohor në vend e në skenën ndërkombëtare po merr formë çdo herë e më shumë për edicionin e pestë që planifikohet të hapet në fillimkorrik. Përgatitjet për një edicion të suksesshëm fillojnë shumë herët. Puna, e kuruar nga Erzen Shkololli këtë edicion, është në proces. “Vlen të përmendet që ky edicion i Bienales është i veçantë për shkak se ne e zgjasim periudhën e Bienales dhe për një muaj, tash nga dy, kemi tre muaj program të pasur publik”, ka thënë Vatra Abrashi, një nga tre themeluesit e “Autostradës Biennale”

E dëshmuar ende pa i rrumbullakuar një dekadë si një nga dhjetë ekspozitat më të mira në Evropë nga prestigjiozja “Frieze”, “Autostrada Biennale” edhe sivjet synon të dëshmojë po atë kualitet, e madje të shkojë përtej. Me zgjerimin e shtrirjes së artit dhe me zgjatjen e periudhës së qasjes në ekspozitën e saj, edicioni i pestë e thellon edhe më tej magjinë e artit bashkëkohor. Puna, e kuruar nga Erzen Shkololli këtë edicion, është në proces. E javën që vjen “Autostrada…” e cila e ka zanafillën qysh më 2014 dhe doli me debutoi si Bienale më 2017, do t’i bëjë publike temën, konceptin kuratorial e detaje të tjera, shkruan Koha.net.

Një prej ngjarjeve më të mëdha të artit bashkëkohor në vend e në skenën ndërkombëtare po merr formë çdo herë e më shumë për edicionin e pestë që planifikohet të hapet në fillimkorrik. Përgatitjet për një edicion të suksesshëm fillojnë shumë herët. 

Mundesh me e lexu edhe…

Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë

Janë edhe veprat e komisionuara që janë veçanti e kësaj ngjarjeje ku artistët mblidhen në hapësirat e ngrohta në hangarët ku bëhet krejt puna e një ngjarjeje që arrin të depërtojë përtej kufijve me art. Të zgjidhet si një prej dhjetë më të mirave nga një revistë prestigjioze në botën e artit. Qysh në nëntorin e 2023-tës, disa muaj prej mbylljes së ekspozitës së katërt, “Autostrada…” ka dhënë shenjat e përgatitjeve të edicionit të radhës. Atë kohë u shpall kuratori i edicionit të sivjetmë – artisti e kuratori Erzen Shkololli. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një nga tre themeluesit e “Autostradës Biennale”, Vatra Abrashi, ka bërë të ditur se së shpejti do të lansohet tema e sivjetme. Ajo ka treguar se ndërkohë po vazhdojnë përgatitjet intensive për edicionin që e sjell botën e artit bashkëkohor në qytetin historik të Prizrenit. 

“Përgatitjet kanë filluar prej vitit të kaluar realisht. Në nëntor të vitit 2023 kemi lansuar edhe kuratorin e edicionit, e që është Erzen Shkololli, pastaj gjatë vitit 2024 kemi punuar shumë ngushtë me të në përgatitjet e edicionit. Kemi mikpritur shumë artistë nga vende të ndryshme që kanë ardhur ta vizitojnë qytetin dhe ‘Autostradën…’, për t’i parë hapësirat tona dhe të njoftohen më mirë me kontekstin tonë lokal si dhe të mendojnë për veprat e tyre dhe t’i shohin hapësirat potenciale ekspozuese për veprat e tyre”, ka thënë ajo. 

Ka thënë se me vizitën e artistëve në Prizren dhe me njohjen e historisë së vendit e hapësirave, viti i kaluar ka qenë edhe vit i hulumtimit të programit kuratorial. Ka bërë të ditur se lista e artistëve pjesëmarrës është drejt finalizimit dhe se ajo pritet të finalizohet në muajin maj. 

“Kemi një program goxha të pasur që u paraprin përgatitjeve për edicionin e Bienales. Deri tash janë përzgjedhur shumica e artistëve, por kuratori ende është në kontakt me artistët e edicionit. Si listë përfundimtare mendojmë ta lansojmë në maj të këtij viti, mirëpo koncepti artistik pritet të dalë javën e ardhshme ku lansohet tema e edicionit, përmenden hapësirat si dhe elaborohen artistët”, ka thënë Abrashi. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por “Autostrada…” vjen më e zgjeruar kësaj here sa i përket periudhës kohore. 

“Ka shumë risi që do të lansohen. Vlen të përmendet që ky edicion i Bienales është i veçantë për shkak se ne e zgjasim periudhën e Bienales edhe për një muaj, tash nga dy, kemi tre muaj program të pasur publik. Ekspozita do të jetë e hapur edhe gjatë gjithë shtatorit. Përgatitjet paralele po zhvillohen me artistët për veprat e tyre që do të prodhohen e ekspozohen në hapësirat e Bienales”, ka bërë të ditur bashkëthemeluesja e Bienales për art bashkëkohor.

Vetë hapësira ku “Autostrada…” vepron, është identitare për punën e organizatës me të njëjtin emër. Prej shtatorit të vitit të kaluar hapësirës me shumë funksione i janë shtuar edhe Hangari II, Teatri i Hapur dhe Rezidenca për Artistë. Kjo kishte qenë risia e jubileut zanafillës së “Autostradës…” e me inaugurimin e tyre është festuar një dekadë aktivitet, sukseset dhe arti bashkëkohor vendor në përgjithësi.

Abrashi ka thënë se zgjerimi i hapësirave u ndihmon jashtëzakonisht shumë për të realizuar programet e tyre e veçmas kryengjarjen e tyre, “Autostradën Biennale”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kemi më shumë mundësi për t’i realizuar edhe programet tona, por në anën tjetër edhe veprat artistike për shkak se njëra hapësirë në ‘Hangar 2’ është multifunksionale. Aty do të mbahen evente të ndryshme, programet e edukimit, diskutime, mbrëmje muzikore. Pastaj Teatri i Hapur është një potencial tjetër i jashtëzakonshëm për shkak se aktivitetet e jashtme që kemi pasur, pra me hapjet, na ndihmon shumë. Pastaj kemi edhe Rezidencën ku artistët vijnë para se t’i krijojnë veprat e tyre”, është shprehur ajo derisa ka thënë se tani kanë hapësirën adekuate edhe për ruajtjen e veprave ekspozuese. 

“Është edhe depoja profesionale e veprave të artit. Pra veprat që po vijnë e kanë destinimin ku po ruhen deri në momentin e instalimin. Kështu që zgjerimi i hapësirave na e lehtëson punën dhe na ndihmon që në mënyrë sa më profesionale t’i organizojmë edhe përgatitjet, edhe organizimin e Bienales”, ka thënë Abrashi. 

Ekspozita është multimediale. Sikur në edicionin e kaluar, Abrashi ka bërë të ditur se sivjet veprat janë instalacione, piktura fotografi e video. 

Në edicionin e kaluar që u mbajt prej 7 korrikut deri më 9 shtator, artistë nga e gjithë bota ekspozuan artin e tyre në dy hangarë si dhe nëpër hapësirat e Qendrës për Trajnime dhe Inovacion në Prizren si dhe në krejt qendrën historike të qytetit. Edhe sivjet bashkëkohorja komunikon me tradicionalen nëpërmjet veprave që do të vendosen aty. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vatra Abrashi ka treguar se për këtë edicion një objekt i trashëgimisë kulturore do të kthehet në galeri gjatë tremujorit të shpalosjes së artit të Bienales. 

“Në këtë edicion ka edhe hapësira të reja që do të përdoren. Ka hapësira të trashëgimisë kulturore. Është një shtëpi private si objekt i trashëgimisë kulturore që do të shndërrohet në galeri. Janë edhe tre hangarë në ITP, në bashkëpunim me të cilin shndërrohen në hapësira ekspozuese. Kështu që afërsisht rreth dhjetë hapësira ekspozuese do të jenë gjatë edicionit të Bienales”, ka thënë ajo. 

Edicioni i katërt me temën “Të gjitha imazhet do të zhduken një ditë”, kuruar nga turkja Övül O. Durmuşoğlu dhe polakja Joanna Warsza përmbante 17 komisione të reja të shpërndara në tri qytete të Kosovës: Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë. Ishin gjithsej 35 vepra artistësh e grupesh. Po kjo ekspozitë u zgjodh si njëra prej top-dhjetë ekspozitave më të mira në Evropë nga “Frieze”. /Koha.net /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:ArtiBienaleFilmkulturalajmezgjerim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ftohen studentët të aplikojnë për Studime Olimpike
Artikulli i ardhshëm Planifikohet Qendër e re e Kulturës në Lipjan në vlerë prej 2.6 milionë eurosh

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë

3 Shikime
Lajme

Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim

1 Shikim
Gjykata Kushtetuese
Lajme

Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?