Atyre që iu ka munguar muzika e Flori Mumajesit, pritja ka marrë fund.
Duket se këngëtari shumë i dashur ka bashkuar forcat me këngëtaren ferizajase, Filloreta Raçia a.k.a Fifin, për një këngë e cila do të jetë baladë
Këtë e bënë të ditur të dy këngëtarët ku publikuan një sekuencë të këngës me videoklip në llogaritë e tyre sociale në Instagram.
“A e don zërin tim?” quhet kënga që po vjen nga dyshja.
Kujtojmë se Flori ka kohë që nuk ka qenë i pranishëm në industrinë muzikore, ndërsa Fifi mjaft aktive, ku së fundmi publikoj këngën “Vëmendje”./Katror.info