katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë
    1 hour ago
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    2 hours ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    2 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë
    59 minutes ago
    Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit
    1 hour ago
    Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 
    1 hour ago
    Drin Shaqiri me super-debutim me NAVI-n në CS
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    2 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 day ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    1 hour ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    23 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Udhëtimi epik deri në ekran i kryeveprës së Gabriel Garsia Markesit “Njëqind vjet vetmi”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Udhëtimi epik deri në ekran i kryeveprës së Gabriel Garsia Markesit “Njëqind vjet vetmi”

Last updated: 10/03/2025 7:20 PM
49 Shikime
Shpërndaje
Foto: Opinion Caribe

Sezoni i parë i serialit televiziv bazuar në kryeveprën e shkrimtarit Gabriel Garsia Markes “Njëqind vjet vetmi”, mund të shihet tashmë në platformën ‘Netflix’. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Verónica Villafañe, ‘Netflix’ po punon aktualisht për sezonin e dytë të serialit, bazuar në kryeveprën e autorit të famshëm kolumbian.

Përshtatja e parë në ekran e librit “Njëqind vjet vetmi” është një nga prodhimet më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në Amerikën Latine.

‘Netflix-i’ bashkëpunoi ngushtë me djemtë e shkrimtarit Gabriel Garsia Markes duke i bërë homazh vizionit të tij mbi historinë e familjes Buendía, si dhe qytetin mitik të Makondos. Regjisori është përpjekur të përcjellë mënyrën se si autori ndërthur historinë tragjike të Kolumbisë me realizmin magjik, absurdin dhe humorin.

“Kapja e kësaj esence përmes lëvizjes së kamerës ishte thelbësore, pasi i dha serialit një shkallë, një vlerë dhe nivel prodhimi që vjen nga Amerika dhe Evropa, e që nuk e kishim parë deri sot në Amerikën Latine”, thotë regjisori Alex García López.


Alex García López drejtoi pesë seritë e para, ku eksplorohen jetët e personazheve të munduar nga çmenduria, dashuritë e parealizuara, lufta e bestytnitë.

Gjatë gjithë jetës së tij, Garsia Markes refuzoi ofertat për të përshtatur romanin e tij në një film, pasi besonte se ajo çka kishte rrëfyer nuk mund të përmblidhej në një film prej dy apo katër orësh.

Djali i tij, Rodrigo Garsia, një nga producentët ekzekutivë të serialit, thotë se më në fund kishte ardhur koha.

“Kemi folur mbi mundësinë për të përshtatur ‘Njëqind vjet vetmi’ në një serial ose film që nga viti 1968… Po ndodh tashmë sepse u krijuan kushtet. Po e bëjmë në spanjisht, me shumë episode, duke përdorur burime të konsiderueshme në Kolumbi dhe një ekip të talentuar nga Amerika Latine. Jam i entuziazmuar që më në fund u realizua”, thotë ai.


Për shkak të kompleksitetit të historisë dhe kërkesave të prodhimit, seriali u nda në dy sezone, me nga tetë episode secili. Për regjisorin, puna krah për krah me djalin e Garsia Markesit, gjithashtu regjisor, ishte një përvojë unike dhe frymëzuese.


“Ai na dha bekimin dhe e vetmja gjë që kërkoi ishte që të mos lejonim që pesha e librit të babait të tij të na rëndonte, por të ndiqnim intuitën tonë, ta shijonim atë”, thotë regjisori Alex García López.


Për aktorët, hyrja në botën e Makondos është një mundësi e papërsëritshme. Shumë gjetën lidhje personale me personazhet e tyre.

Susana Morales luan Ursulën, kur ajo ishte në moshë të re, matriarken e fortë që mban bashkë familjen Buendía, goditur ndër gjenerata nga humbjet e trazirat.


“Úrsula më mësoi se dobësia mund të marrë forma të ndryshme. Ajo është delikate, por mbështjellë nga një mburojë force”, thotë zonja Morales.


Marco González luan José Arcadio Buendíën, themeluesin vizionar të Makondos. Ai thotë se vendosmëria e personazhit të tij rezonon thellësisht me të.


“Do të hidhesha nga një shkëmb dhe do të shkoja deri në fund të botës për të ndjekur atë që më thotë zemra… Ky është një thesar që José Arcadio ndau me mua”, thotë ai.


Seriali ka rezultuar një sukses global dhe sipas Netflix-it ka siguruar më shumë se 54 miliardë dollarë për ekonominë e Kolumbisë.

Puna për serialin e dytë është në vazhdim e sipër, por gjithçka e kryer më parë, nga xhirimet që morën 1 vit tek montazhi e nxjerrja në transmetim, janë një bazë e mirë për ta sjellë atë sa më shpejt në ekran. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:autorekraneFilmgabriel garcia marquezkryeveperlibrinjeqind vjet vetmipeopletop3udhetim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Musk zotohet: Starlink nuk do t’i fikë kurrë terminalet në Ukrainë
Artikulli i ardhshëm Në QNR fillon rinumërimi i 50 vendvotimeve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave

7 Shikime
People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

21 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?