Nëse je buf nate, mund të mendosh t’i kalosh dimrat në Alaskën veriore.
Utqiagvik, Alaska, i njohur më parë si Barrow, përjetoi lindjen dhe perëndimin e fundit të diellit për këtë vit.
Qyteti me rreth 4000 banorë tani po fillon periudhën e tij 67-ditore të errësirës, e njohur si nata polare.
Nata polare është një term i zakonshëm në vendet që nuk përjetojnë lindjen e diellit për më shumë se 24 orë, sipas meteorologut të CNN, Judson Jones.
“Kjo ndodh çdo vit,” tha Jones. “Nëse jetoni mbi Rrethin Arktik, do të ketë një ditë kur dielli perëndon për pjesën tjetër të dimrit. Lajmi i mirë? Do të kthehet dhe më pas gjatë verës kur nuk do të perëndojë për ditë të tëra”, tha ai për CNN.
Nata 67 ditë e gjatë në (Barrow)Utqiagvik, Alaska fillon sot, për t’i lënë banorët 2 muaj në errësirë.
Ata nuk do ta shohin dritën e diellit deri më 23 janar 2023.
Kjo sepse dielli nuk lind në veri të Rrethit Arktik për shkak të pjerrësisë së Tokës, larg rrezatimit më të drejtpërdrejtë të diellit, kështu që ylli në këtë qytet nuk do të dalë plotësisht nga horizonti. Banorët do të kalojnë 67 ditë pa diell./Katror.info