Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Mitrovicës së Jugut sot, më 12.03.2025, ka marrë aksion për lirimin e pronave komunale në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi, i cili potencoi se sot janë larguar katër shtëpi.
“Kanë qenë objekte që janë shfrytëzuar në të kaluarën prej njerëzve ilegalisht, i kanë shfrytëzuar për biznese e gjëra të ngjashme. Sot është bërë largimi i katër shtëpive”- tha Brahimi për KALLXO.com.
Ai theksoi se kërkesa për largimin e tyre ka qenë nga Drejtoria e Urbanizmit teksa është ekzekutuar nga Drejtoria e Inspeksionit.
Ndërkaq Brahimi përmendi edhe lokacione të tjera në qytetin e Mitrovicës ku janë liruar hapësirat komunale në të kaluarën.
“Nuk është ky rasti i parë. Është rasti te Stacioni i Autobusëve, është rasti për objektet që i kemi larguar për Qendër të Kulturës, te KFC në shesh, pra është vazhdimësi e asaj që ne kemi synuar prej fillimit”- përfundoi ai.
Drejtori komunal i Inspeksionit ka ndarë disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet procesi i punës për lirimin e këtyre pronave më 12.03.2025. /Katror.info
Përgatiti:
