katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
    4 days ago
    Planifikoni të vizitoni Spanjën? Mëso rregullat e reja për turistët!
    14 hours ago
    Osmani në takimin me kryeministrin japonez Ishiba përmend rëndësinë e heqjes së vizave për shtetasit të Kosovës
    17 hours ago
    MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Super edicion i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
    13 hours ago
    Kryeqyteti ndau 96 bursa për studentët e dalluar
    18 hours ago
    Jepi kuptim të ri pasdites të së premtes – Bashkohu me ‘Social Friday’
    18 hours ago
    Kosova me tre yje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    21 hours ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    23 hours ago
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
    1 day ago
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    3 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    5 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    18 hours ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    2 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    3 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “E kaluara si strehë” gërmon në thellësitë e identitetit shqiptar
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

“E kaluara si strehë” gërmon në thellësitë e identitetit shqiptar

Last updated: 14/03/2025 9:54 AM
36 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

Me punën që ka bërë ndër vite, antropologia amerikane Janet Reineck nuk i ka përjetësuar vetëm traditat shqiptare që po shuhen. Ajo ka depërtuar thellë në identitetin shqiptar të Kosovës e studimet e saj, pos peshës shkencore, janë thirrje për ndërgjegjësim.

Vepra e radhës, “E kaluara si strehë”, me nëntitull “Gjinia, migrimi dhe ideologjia te shqiptarët e Kosovës”, që bazohet në doktoratën e saj, është vetëm një konfirmim i punës, e cila tashmë ka marrë trajtën e misionit. Dhe, Raineck nuk ndalet, shkruan Koha.net.

Trashëgimia kulturore e shpirtërore shqiptare vjen e dokumentuar nga antropologia amerikane Janet Reineck. “E kaluara si strehë” me nëntitull “Gjinia, migrimi dhe ideologjia te shqiptarët e Kosovës” është studim i thellë antropologjik ku shpalosen dimensionet e jetës në Kosovë duke u fokusuar në një regjion të caktuar – në Opojë. Në fakt, Reineck e ka bërë kaherë këtë kur studimet e saj e sollën në Kosovë në fund të viteve ’80. Vepra e radhës, që bazohet në doktoratën e saj, është vetëm një konfirmim i punës, e cila tashmë ka marrë trajtën e misionit. Dhe, Raineck nuk ndalet.

Mundesh me e lexu edhe…

Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?

Në promovimin e librit, pasditen e së enjtes në librarinë “Dukagjini”, projekti i Reineck, që zë fill këtu e katër dekada më parë e tash merr formën e veprës studimore, u konsiderua si përjetësim i traditave që po shuhen, por edhe më shume sesa kaq.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Autorja Janet Reineck ka thënë se hulumtimi i saj kishte nisur që në vitet ‘80 kur kishte biseduar me të gjithë njerëzit që takonte në atë zonë. Edhe me burrat të cilët i pyeste, sa për t’i ndërgjegjësuar po aq edhe për të krijuar botëkuptime, se pse nuk i shkollojnë vajzat.

“Në vitet 1986-1987, me Bajram Berishën, një njeri fjalëpakë, kemi nisur të shkojmë në katunde dhe të bëjmë debate me burrat, të rrimë në odë me ta dhe të debatojmë se pse nuk i çojnë çikat në shkollë, se ju doni të pavarësoheni, por nuk i shkolloni çikat, çfarë po mendoni, cili është mentaliteti? Ajo ka qenë metodë shumë interesante të nxjerrim botëkuptime”, është shprehur Reineck në fjalën e saj para të pranishmëve me rastin e promovimit të librit të saj. Reineck do të vinte në Kosovë në kohën e kthesave të mëdha historike. Fillimisht si antropologe, më pas edhe si punonjëse humanitare. Jetoi me shqiptarët deri në vitin 1997. Tash është rikthyer në mesin e tyre edhe si autore e emisionit “Amerikania përsëri në Kosovë” në KTV.  Është ligjëruese në Universitetin Amerikan të Kosovë, por mbi të gjitha një zë i veçantë në promovimin e kulturës shqiptare. Mësimi i valleve shqiptare gjithandej nëpër botë është vetëm një kapitull i aktivitetit të amerikanes së kosovarizuar.

Derisa ka folur para të pranishmëve në shqipen e pastër të saj, ka thënë se antropologët e rinj kanë aq shumë gjëra për të ndryshuar.

FOTO: KOHA.NET

“Gjithmonë u them studentëve të mi se fëmijët e tyre s’do të dinë asgjë për të kaluarën tuaj, kështu që sa më parë duhet të punojnë për të memorizuar dhe të shohin se ku është identiteti shqiptar. A është në gjuhë, në historinë e prekshme e të vështirë, në ushqim, në muzikë? Unë mendoj se njerëzit duhet të kuptojnë adetet, muhabetet, këngët e kurbetit, ato nuk guxojnë të humbin. Ai identiteti modern që ndërtoni është shumë i hollë, nuk e ka thellësinë që duhet ta ketë”, është shprehur Reineck.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në “E kaluara si strehë…” kultura e Kosovës krahasohet më të tjera. Kësisoj e ka konsideruar të vështirë punën e përkthyeses së librit nga anglishtja.

“Nuk ka qenë përkthimi i lehtë, është goxha e vështirë të përkthehet. Është një diapazon prej teorive të ndryshme të antropologjisë sesi është në Greqi, në Arabi, në Itali, në vendet mesdhetare, në krahasim me kulturën shqiptare. Pra, në atë mënyrë është libër akademik. Në anën tjetër, flas me katundarë se çfarë mendojnë për jetën, pse nuk i çojnë çikat në shkollë. Ajo ka qenë temë e madhe”, është shprehur ajo derisa ka treguar edhe historinë se si ka vizituar vendet e Ballkanit në kohë të trazuara dhe ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në Kosovë.

E lindur në vitin 1954 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të viteve ’70 ishte përcaktuar të studionte Etnologjinë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles. Pas diplomimit ishte e interesuar që për hulumtime të nivelit master të studionte vallet e ndonjë populli të Evropës Lindore. Qe njohur me vallet rumune, bullgare, hungareze, maqedonase e kroate, por në Festivalin e Folklorit në Zagreb, në vitin 1981, vallet e shqiptarëve të Kosovës do ta pushtonin kureshtjen e saj.

Kësisoj vendoset në vendin e trazuar politikisht të asaj kohe dhe përfundon tezën e masterit me titull “Wedding Dances from Kosovo, Yugoslavia: A Structural and Contextual Analysis (Vallet e dasmës nga Kosova, Jugosllavia: analizë strukturore dhe kontekstuale). Më pas vendos që edhe tezën e doktoratës, të mbrojtur më 1991 në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, pra këtë botim, ta bëjë në Kosovë. Njësoj sikurse këtë libër, shtëpia botuese “Cuneus” më 2022 botoi nga Reineck edhe “Një amerikane në Kosovë”.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vitin e kaluar ajo ka vendosur që të rikthehet e të jetojë në Kosovë, ku është bërë e njohur edhe me mbajtjen e kurseve të valleve në kuadër të organizatës “World Dance for Humanity”.

Përkthyesja e librit, studiuesja Lumnije Kadriu, ka theksuar në fjalën e saj në libër se autorja dëshmon se shqiptarët kanë jetuar qëmoti në kontekst të veçantë kulturor me kontekste të ndryshme historike. E në fjalën e saj shprehet se vepra është një antropologji e thellë dhe etnografi e ndjeshme.

“Aty shpërfaqen dimensione të ndryshme kulturore dhe sociale e të tjera të cilat ajo i sjell si njohuri që i ka mbledhur gjatë një qëndrimi të gjatë në Kosovë. Janë mbledhur duke bërë biseda të ndryshme, qoftë formale, nëpërmjet intervistave apo spontane, gjatë qëndrimeve të saj nëpër fshatra. Gjithashtu ka bërë vëzhgime të gjata sa ka qëndruar, mirëpo ajo që është e qenësishme për antropologjinë është se ajo e ka praktikuar kulturën dhe praktikat kulturore në Kosovë”, ka thënë antropologia Kadriu.

Sipas saj, titulli i librit ngjan në traditat e gjithë vendit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duke marrë parasysh të përbashkëtat që ka popullata gjithandej dhe hulumtimin që e ka përfshirë edhe përtej krahinës së Opojës, e ka bërë që ta hetojë dhe të vërejë një mendësi, një ideologji, siç e quan Janet, të përbashkët e gjithëshqiptare. Kjo pastaj mund t’i kalojë këta kufij. Megjithatë Opoja mbetet krahinë e veçantë me veçori historike kulturore e sociale, të cilat e bëjnë atraktive për studiues vendorë dhe të jashtëm”, është shprehur Kadriu derisa zbulon se trajtimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit për të vendosur rend ka qenë i pashmangshëm.

“Për të kuptuar krejt këtë, Janet, përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit ka analizuar strukturimin shoqëror të shqiptarëve. Pra, ka qenë shumë dominues rregullimi sipas Kanunit dhe ajo na shpjegon të gjitha nivelet strukturore shoqërore duke nisur prej fisit, farefisit, kushërinjve, fqinjëve, e më pas kemi një numër të madh të akterëve të anëtarëve të familjes ku secili ka një pozitë të caktuar. I përshkruan ato pozita, marrëdhëniet brenda familjeve dhe midis tyre”, ka shpjeguar studiuesja Kadriu.

Tema të shumta preken në këtë libër. Hapet me një historik të vendit, me historinë e shkurtër politike. Për zonën të cilën antropologia shkruan, rrëfen për krahinën etnografike të Opojës, demografinë, infrastrukturën, llojet e shtëpive, agrikulturën e migrimin për punësim.

Në kapitullin e dytë të titulluar “Aspekte të peizazhit social” është e drejta zakonore sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, territori dhe fisi, kuptimi i fisit. Aty flitet për farefisin, kushërinjtë e familjen tjetër më të gjerë. Janë edhe marrëdhëniet me familjen e nënës e të babait, sikurse edhe rregullat e trashëgimit, ndarja e pasurisë, familja e madhe e kryefamiljari a kryefamiljarja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kapitulli i tretë “Martesa” përfshin rituale e zakone, shumë prej të cilave janë autoktone në vend. Martesa e dyfishtë, përzgjedhja e nuses, marrëveshja martesore e shumë të tjera janë në këtë kapitull të librit “E kaluara si strehë” me nëntitull “Gjinia, migrimi dhe ideologjia te shqiptarët e Kosovës”. Kapitujt e tjerë janë “Jeta e grave dhe perceptimi i roleve gjinore”, “Migrimi” dhe “Efektet e migrimit në jetën sociale të komunitetit dërgues”.

Antropologu Arsim Canolli ka thënë se Janet Reineck është një prej autorëve të dokumentimit të jetës sociale të kulturës e gjendjes së popullit nën regjimin jugosllav.

“Ne vetë nuk i kemi përshkruar marrëdhëniet tona familjare. Në këtë libër, faqe të tëra përshkruajnë rolin e vjehrrës në familje, mënyra sesi nuset kanë marrë dorë, kanë dalë në rend. Ato gjëra shpeshherë etnologëve tanë u kanë ikur, pasi u janë dukur pak banale, përderisa për etnologët e huaj, edhe për Janet, ato që neve na duken shumë të afërta dhe banale, atyre u duken unike, specifike e këtij populli. Ia vlen shumë ta lexoni. Kontributi kryesor është dokumentimi i kohës, sepse na jep një referencë shumë mirë për ta krahasuar me transformimet e tanishme”, ka thënë Canolli, ligjërues në Universitetin e Prishtinës. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Osmani në takimin me kryeministrin japonez Ishiba përmend rëndësinë e heqjes së vizave për shtetasit të Kosovës
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lulet në ditët përvëluese të verës
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
TAGGED:antropologia amerikaneautorjaJanet Reinecklibri

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Bebe Rexha në mesin e 100 këngëtareve më të mëdha të shekullit 21 sipas Billboard
Artikulli i ardhshëm Qeveria aprovon udhëzimin për masat e veçanta për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit

9 Shikime
Lajme

Planifikoni të vizitoni Spanjën? Mëso rregullat e reja për turistët!

18 Shikime
Lajme

Osmani në takimin me kryeministrin japonez Ishiba përmend rëndësinë e heqjes së vizave për shtetasit të Kosovës

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?