Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër (e shtunë), ku do të bëhet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se kjo do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e thirrur për të shtunën.
“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi. /Katror.info
Përgatiti:
