Rap-artisti i njohur shqiptar, Rigels Rajku – Noizy, është në përgatitje të albumit të ri.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, ai këtë vit do të sjellë projektin e tij madhështor që do të quhet “Alpha”.
Në të do të përfshihen disa këngë, e në mesin e tyre edhe bashkëpunime me emra të njohur.
Në një video të re publikuar në rrjete sociale, reperi ka prezantuar një pjesë të shkurtër të një kënge – e cila ngjason me stilin e tij të vjetër muzikor – gjegjësisht me këngën “Jena mbretër”.
“Kjo është për gjeneratën e re, ta kuptojnë si jemi ndjerë ne në 2009. Ju dua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit të publikuar në Instagram./Katror.info