katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    4 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    5 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    5 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    11 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    12 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    13 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    4 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    10 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    13 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    10 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Cilat janë zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Cilat janë zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri?

Last updated: 30/01/2023 7:49 PM
600 Shikime
Shpërndaje
Foto: Expo.aus

Qeveria shqiptare rishikoi një vit më parë kufijtë e zonave të mbrojtura natyrore në Shqipëri. Në disa prej sipërfaqeve të hequra nga Parku i Butrintit dhe i Divjakë – Karavastasë janë shfaqur pasojat e para negative, ndërsa një përparim pozitiv shihet në statusin e lumit Vjosa si Park Kombëtar. Disa organizata mjedisore në Shqipëri kanë krijuar një koalicion për zonat e mbrojtura që synon adresimin e problemeve që po krijohen, jo vetëm tek autoritetet, por edhe në gjykatë.

Taulant Bino që drejton Shoqaten AOS, thotë se në disa prej tyre kemi konflikte të drejtëpërdrejta.

“Në Butrint dihet që menjeherë pas heqjes së zonës së mbrojtur është dhënë një leje për resort turistik. Në Karavasta ne shikojmë zënie të territorit nëpërmjet infrastrukturës bujqësore dhe humbje të habitatit dhe jo vetëm. Po shikojmë madje edhe investime startegjike të dhëna brenda zonave të mbrojtura dhe janë inevstime që nuk shkojnë me integritetin ekologjik të vetë zonave të mbrojtura.”

Foto: expoaus.org

Mundesh me e lexu edhe…

Zoti Bino thotë më tej se vetëm në Parkun e Divjakë Karavastasë pas rishikimit të kufijve gjatë vitit 2022 sipërfaqja e habitateve e zënë me aktivitete bujqësore, kryesisht sera, shkoi në 39,58% nga 0.82 % që ishte në vitin 2005 dhe 7,75 % që ishte në vitin 2012.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pjesë e koalicionit për zonat e mbrojtura është një tjetër organizatë “Eco Albania” . Drejtuesi i saj Olsi Nika thotë se rishikimi i zonave të mbrojtura i ka hapur rrugë investimeve, të cilat po duken dita ditës në ato sipërfaqe që u hoqën nga zonat e mbrojtura.

“Duket dhe e po vërtetohet gjithnjë e më shumë që gjithë rishikimi i rrjetit kombëtar të zonave të mbrotjura është bërë pikërisht për t`i hapur rrugë investimeve. Ka raste që janë shumë të avancuara sic është rasti i Aeroportit të Vlorës, pra është hequr pjesa e zonës së mbrojtur për tu zhvilluar ky investim ashtu si ka të tjera që janë në fazë planifikimi. Unë mund t`ju them që 75% e gjithë investimeve strategjike që kanë kaluar përmes Komisionit të Investimeve Strategjike janë të lokalizuara brenda rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura dhe shumica e tyre pikërisht në këto hapësira që janë krijuar nga procesi i rishikimit.”

Konventa e Bernës, një instrument juridik ndërkombëtar, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar, u kërkoi autoriteteve shqiptare fundvitin e shkuar pezullimin e punimeve për Aeroportin e Vlorës për shkak “të mungesës së dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Rishikimi i hartës së zonave të mbrojtura duhet parë si për efektet pozitive edhe ato negative, thotë Mirjant Topi, një tjetër studiues dhe aktivist i mjedisit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Lumi Vjosa

“Një prej zhvillimeve pozitive që solli ky proces ishte rritja e sipërfaqes së përgjithshme të rrjetit kombëtar zonave të mbrojtura të vendit që sot ka arritur në 21 % të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Një zhvillim tjetër pozitiv ishte fakti që u përmirësua dhe u njësua statusi ligjor i disa zonave sepse ka pasur kontradiktë ligjore. Psh, Ligji i Zonave të Mbrojtura theksonte që një Monumet Natyre ka një sipërfaqe deri në 15 ha, ndërkohë që ne kishim Monumente Natyre me një sipërfaqe shumë më të madhe.

Ndërsa zhvillimet më negative thotë zoti Topi lidhen ngushtësisht me zonat ligatinore dhe bregdetare që përfaqësojnë dhe zonat më të rralla në Shqipëri të cilat përbëjnë rreth 3% të totalit të zonave të mbrojtura në Shqipërisë.

Por, ndërsa në disa zona të mbrojtur natyrore shihen efektet e para negative pëparime po bëhen në menaxhimin e zonës së lumit Vjosa si një Park Kombëtar.

Ministria e Mjedisit ka nisur këshillimet me komunitetin dhe synohet që brenda këtij viti Vjosa të shpallet Park Kombëtar në gjithë rrjedhën e saj dhe të nëndegëve, sipas Kordinatores Kombëtare të projektit Adelina Greca.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Jemi në fazën e parë të proçesit kur do të shpallet Vjosa së bashku me tre degë të saj , Drinon, Bënçën dhe Shushicën , Park Kombëtar , ndërkohë që në fazën e dytë synohet shpallja e plotë e Vjosës Park Kombëtar duke përfshirë edhe degët e tjera të saj me derdhje të lirë”.

Organizatat mjedisore, pjesë e koalicionit të zonave të mbrojtura, krahas adresimit të problemeve të krijuara me rishikimin e zonave të mbrojtura tek institucionet përgjegjëse në disa raste u janë drejtuar edhe gjykatave.

Të paktën tre padi janë në shqyrtim e sipër lidhur me vendimarrjet për zonat e mbrojtura, thotë Dorian Matlia i Qendrës ligjore “Res Publika” pjesë e koaliconit të organizatave për zonat e mbrojtura.

Komunitetet e banorëve janë më pak të interesuara për zonat e mbrojtura. Ka disa komunitete në zona të caktuara që janë të interesuara, por jo kudo. Ndërsa organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet shkencore janë më të interesuara për procesin. Praktikisht deri tani janë tre vendim-marrje të Këshillit të Ministrave për zonat e mbrojtura , një prej të cilave është në gjykatë dhe dy të tjerat për pak ditë do të shkojnë në gjykatë”

Sipas Indeksit botëror të Performancës Mjedisore të vitit të shkuar Shqipëria renditet e 62-ta, nga 180 shtete të marra në studim, sa i përket performancës së mbrojtjes së mjedisit. Sipas vlerësimit Shqipëria ka treguesit më të dobët në adresimin e politikave të duhura për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe shëndetin mjedisor në tërësi./Zeri i Amerikes

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:ButrintiPark kombetartop1TophomeudheVjosa

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pasi konfirmoi martesën me Taika Waititin, Rita Ora tregon unazën e diamantit
Artikulli i ardhshëm Ferrari fatsjellës i David Beckham del në shitje për dyfishin e çmimit normal
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët

14 Shikime
KuriozitetShijeUdhë

Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve

32 Shikime
Lajme të miraUdhë

Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”

48 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?