Bonnie Raitt është fituesja e papritur e çmimit Kënga e Vitit në Grammy Awards të dielën, duke mbizotëruar në një fushë të nominuar me yje, ku përfshiheshin Taylor Swift, Lizzo, Harry Styles, Beyonce dhe Adele.
Just Like That i këngëtares 73-vjeçare mposhti konkurrencën e Taylor Swift (All Too Well (10 Minute Version), Lizzo (About Damn Time), Harry Styles (As It Was), Steve Lacy (Bad Habit), GAYLE ( abcdefu), Beyonce (Break My Soul), Adele (Easy On Me), DJ Khaled (God Did) dhe Kendrick Lamar (The Heart Part 5).
Këngëtarja e lindur në Burbank, Kaliforni u mahnit kur u shpall fituese dhe doli në skenë.
“Jam shumë e habitur, nuk di çfarë të them,” tha ajo. “Unë nuk shkruaj shumë këngë, por jam shumë krenare që ju e vlerësuat këtë. Jam shumë mirënjohëse”.
Fitorja e saj shënoi herën e parë që një këngë e shkruar nga një kompozitor i vetëm është shpallur fituese që nga fitorja e këngës klasike Rehab nga e ndjera Amy Winehouse në vitin 2008.
Raitt bëri homazhe edhe për kantautorin e ndjerë John Prine, i cili vdiq nga koronavirusi në prill të vitit 2020. Raitt e përshkroi fitoren e saj në kategorinë më prestigjioze si një ‘moment joreal’ për nder të këngës, për të cilën ajo tha se ishte frymëzuar nga donatorët e organeve dhe kantautori i ndjerë Prine.
Raitt, gjatë ceremonisë së premierës së Grammy-t më herët në mbrëmje, fitoi gjithashtu në kategorinë për performancën më të mirë të Americana për Made Up Mind dhe këngën më të mirë American Roots për Just Like That.
Mbrëmja fitimtare e solli numrin total të Grammy-ve të fituara nga Raitt në 13, nga 30 nominime sa ka pasur gjithsej. Shpërblimin e fundit, para shfaqjes të së dielës, ajo e mori në vitin 2013, kur u nderua me me çmimin për albumin më të mirë amerikan për Slipstream.
Raitt tha se ishte veçanërisht ‘krenare’ që ishte nominuar për Këngën e Vitit.
“Unë jam gjithmonë krenare kur njerëzit vlerësojnë të arriturat e mia”, i tha ajo revistës People në tapetin e kuq në Crypto.com Arena. “Të jesh e vlerësuar si Kënga e Vitit, kjo është një e arritur shumë më e madhe– pra, për një nga meloditë e mia? Kjo është një gjë e madhe për mua, kështu që jam shumë krenare”, tha Raitt.
Raitt – vajza e interpretuesit të Broadway-t John Raitt dhe pianistes Marge Goddard – ishte 21 vjeç kur u nënshkroi marrëveshje me kompaninë nga Warner Bros. Records, e cila publikoi albumin e saj debutues të vetëtitulluar në vitin 1971.
Nominimi i saj i parë për Grammy erdhi në vitin 1979 për performancën e saj më të mirë vokale rock, për këngën e saj You’re Gonna Get What’s Coming (Track).
Raitt pati sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj të vitit 1989, Nick Of Time, i cili përfshinte këngë duke përfshirë edhe këngët, Thing Called Love, Have a Heart.
Raitt fitoi katër çmimet e saj të para Grammy pas suksesit të albumit të pesëfishtë të platintë, në kategoritë Albumi i vitit; Performanca më e mirë Vokale Pop, Femër; dhe Performanca më e mirë Vokale Rock, Femër.
Ajo gjithashtu mori trofeun për regjistrimin më të mirë tradicional Blues atë vit për bashkëpunimin me John Lee Hooker në I’m In The Mood. Albumi i saj vijues, Luck of the Draw, në 1991 u bë shtatë herë i platintë.
Ajo gjithashtu u përfshi edhe në një segment në In Memoriam me Mick Fleetwood, duke performuar këngën Songbird, si homazh për të ndjerën Christine McVie.
Raitt fitoi edhe tre Grammy të tjera për përpjekjet e saj në album, duke përfshirë performancën më të mirë vokale pop, Femër për Something to talk about, Performanca më e mirë vokale rock, solo për Luck Of The Draw; dhe Performanca më e mirë Rock nga një duo ose grup me vokal për Good Man, Good Woman.
Albumi i saj i vitit 1994 Longing in Their Hearts shfaqi këngën Love Sneakin’ Up On You dhe fitoi Grammy për albumin më të mirë Pop.
Ajo ndër të tjera gjithashtu ka bashkëpunuar me artistë si Prine, Warren Zevon, Jackson Browne, The Pointer Sisters dhe Little Feat, ndër të tjera.
Raitt, e cila ka publikuar 21 albume në karrierën e saj, tha në një deklaratë në faqen e saj se ajo i jep përparësi të bërit muzikë që përcjellë porosi.
“Jam vërtet e vetëdijshme se sa me fat jam dhe ndjej se përgjegjësia ime është të dal atje dhe të them diçka të re – për mua dhe për fansat”, tha ajo. “Është vërtet sfiduese të mos e përsëritësh vetën, por duhet të kem diçka për të thënë, se përndryshe nuk do të publikoja një këngë”, tha Raitt./Katror.info