Fituesit e aktorit dhe aktores më të mirë në një rol dytësor rrëmbehen nga “Everything Everywhere All at Once”! Çmimet u ndanë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos, Kaliforni, në ceremoninë e 95-të te çmimeve Oscar. Ceremonia e mbushur me yje të kësaj mbremje, duke nderuar performancat më të mira të vitit në film, po drejtohet nga komediani Jimmy Kimmel, hera e tretë që merr rolin pritës.
Kryesues të nominimeve këtë vit janë filmat e zhurmshëm si Elvis, Tár, Everywhere Everywhere All at Once dhe The Fabelmans (të cilët janë të gjithë për filmin më të mirë). Cate Blanchett, Ana de Armas, Andrea Riseborough, Michelle Williams dhe Michelle Yeoh janë në garë për aktoren më të mirë. Austin Butler, Colin Farrell, Brendan Fraser, Paul Mescal dhe Bill Nighy janë kandidatët për aktorin më të mirë.
Ndërkohë, janë ndarë dy çmimet e rradhës, ku më poshtë do të listojmë dy çmimet dhe fituesit e tyre. Të dy aktorët janë pjesë e filmit “Everything Everywhere All at Once”.
Jamie Lee Curtis accepts the #Oscar for Best Supporting Actress. https://t.co/ndiKiHfmID pic.twitter.com/bGBtrI3k0g
— Variety (@Variety) March 13, 2023
Aktori më i mirë në rol dytësor
Ke Huy Quan (“Everything Everywhere All at Once”)
Aktorja më e mirë në rol dytësor
Jamie Lee Curtis (“Everything Everywhere All at Once”)./Katror.info
