E praktikuar përgjatë krejt historisë, në çdo kulturë e kontinent, poezia është gjuhë e përbashkët e njerëzimit dhe katalizator i ndryshimeve.
Qysh prej 1999-ës, dita e 21-të e marsit është shpallur prej UNESCO-s si Dita Botërore e Poezisë. Vendimi u mor në kongresin e 30-të që kjo agjenci zhvilloi në Paris, ku si objektiv kryesor e kishte mbështetjen e llojllojshmërisë gjuhësore përmes shprehjes poetike.
Por kjo ditë ndërkombëtare e poezisë bëhet edhe me qëllim me ia rikthy kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj parësor, traditën gojore. Përderisa në kohët antike në Greqinë e lashtë, poemat e Homerit mësohesin përmendësh dhe recitoheshin rëndom në ambiente publike, ky tipar i është zbehtë dukshëm.
Mëposhtë ju sjellim një poezi mbreslënëse nga poeti i mirënjohur shqiptar Azem Shkreli.

KATËR KËSHILLA VETES
Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.
Nëse dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë/ Katror.info