Fenomeni i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka thyer çdo rekord në rrjete sociale.
Që nga hyrja e tij në BBVA, ai ka mbledhur një numër të madh të ndjekësve në Instagram, të cilin tha se e kishte hapur shoqja e tij Jugerta.
Së fundmi, familja e saj kanë marrë në menaxhim profilin e tij zyrtare, duke thënë se është tentuar hakimi, ndërsa miq dhe Jugerta thanë se ajo është kërcënuar nga Top Chanel.
Kunati i Luizit, Sokol Tahiri ka reaguar në Instagramin e tij, ku ka konfirmuar se produksioni i ka kontaktuar dhe u ka thënë se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i takojnë Top Channel, por thekson se për këtë nuk u kanë paraqitur asnjë dokument./Katror.info