katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Basha kërkon seancë për buxhetet, PDK për qeveri të re
    2 hours ago
    Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
    3 hours ago
    MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës
    4 hours ago
    SHBA-ja me ligj synon të mos mbështesë ndryshimin e kufijve në Ballkan
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arbitrazhi Ndërkombëtar në Gjenevë jep vendim përfundimtar në favor të KEK-ut
    5 hours ago
    FBK dhe FIBA hartojnë strategjinë e re 2026–2030 për basketbollin në Kosovë
    6 hours ago
    Epoka e artë e xhudistëve të Kosovës që nisi nga Kampionati Evropian U23
    7 hours ago
    Fermerët e Vushtrrisë të kënaqur: Patatja vendore e kërkuar dhe me çmim të mirë
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    6 hours ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    1 day ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    1 day ago
    Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur nën 30-vjeç në Mbretëri të Bashkuar
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    2 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    6 hours ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    7 hours ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    9 hours ago
    Pamukkale: “Kështjella prej pambuku” me pishina termale
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Çika e Tropojës”, prej 21 vitesh soprano në teatrin e St. Gallenit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Çika e Tropojës”, prej 21 vitesh soprano në teatrin e St. Gallenit

Last updated: 27/03/2023 9:30 PM
228 Shikime
Shpërndaje
Foto: albinfo

Fiqerete Ymeraj-Haziri prej më shumë se 20 vitesh vendin e punës e ka në “Konzert und Teater St. Gallen”, si soprano në trupën e operës të këtij teatri. Shfaqja e parë tregoi se kishte nje interesim të madh për ta ndjekur koncertin. Teatri i St. Gallenit po e niste vitin me “Der Ring des Nibelungen”, që është një cikël operistik me katër pjesë nga Richard Wagner, për të cilin ai shkroi tekstin, kompozoi muzikën dhe dha udhëzime të detajuara skenike. 

Albinfo.ch ka ndjekur shfaqjen dhe në fund ka intervistuar këngëtaren lirike, pjesë e shfaqjes, Fiqerete Ymeraj-Haziri. Salla me 891 vende ishte përplot dhe kishte edhe njerëz që rrinin në kembë. Ka këngëtarë special që këndojnë veprat e këtij Kompozitori, dhe unë e ndiej veten të priviligjuar që mu besua roli i Woglindes në këtë projekt”, thotë për albinfo.ch Fiqerete Ymeraj-Haziri.

Teatri i St. Gallenit, ka tre divizione dhe sjell mbi 20 produksione të reja çdo sezon. Më shumë se 250 punonjës të përhershëm punojnë në “Konzert und Teater St. Gallen”, nga këngëtarët e deri tek kontrabasistët, nga marangozët e deri tek stafi administrativ. 

Mundesh me e lexu edhe…

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pjesë e rregullt e teatrit që ndiqet nga mbi 150 mijë shikues nga e gjithë zona e Liqenit të Konstancës në rreth 470 shfaqje, është tropojanja Fiqerete Ymeraj-Haziri. Ajo ka mbi 30 vjet që performon në skenë, pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar në teatrin e St. Gallenit.

“Unë kam 21 vite që performoj përpara publikut të St. Gallenit dhe ndihem shumë e përmbushur nga duartrokitjet e një publiku me kulturë dhe shumë artdashës. Udhëtimi im 30-vjeçar në aspektin profesional i ka rrënjët e thella pikërisht tek formimi shkollor në Shqipëri dhe artistikisht u realizova në skenë falë një disipline dhe pune të vazhdueshme”, tregon Ymeraj.  

Dëshira për t`i parë shqiptarët, spektatorë të operës

 Repertori im është mjaft i larmishëm, me kompozitorë te ndryshëm por deri tani nuk kisha kënduar në ndonjë vepër të Wagner-it. Në të tri shfaqjet e janarit pjesëmarrja e publikut ishte e jashtëzakonshme. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Do të dëshëroja shumë që të kishim pjesëmarrjen edhe të komunitetit shqiptar si spektatorë por fatkeqësisht mund të them që sado jam përpjekur, janë të paktë në numër.

E kuptoj që muzika klasike nuk mund të jetë e kuptueshme për të gjithë masat por në këtë institucion ka edhe musical (mjuzikël), kërcim dhe teatër”, shprehet Ymeraj.

“Mendoj që rinisë i takon të kapërcejë atë derë dhe të bëhet më e pranishme në këto lloj aktivitetesh. Ne jemi një popull që përqafojmë dhe dimë të marrim e të manifestojmë të mirën, të bukurën, artin dhe kulturën, jemi një popull i bukur në shpirt dhe shumë zemërbardhë”.

E pyesim se sa shfaqja ka pasur deri më sot dhe a do të mund të veçonte disa si më mbresëlënëse.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për të, të gjitha shfaqjet kanë rëndësinë dhe emocionin e spektaklit që është përçuar direkt tek publiku. “Mund të veçoj nga ana emocionale që janë përjetuar ndryshe momentet ku kam pasur prindërit në sallën e spektatorit si mysafirë dhe kam kënduar para tyre. Ishte magjike ndjenja në ato momente. Gjithashtu kur fëmijët e mi kanë qenë pjesëmarrës në skenën ku unë këndoja ishte një ndjenjë e papërshkrueshme”. 

“Në shfaqjet kur kam kënduar si Lisa tek “La Sonnambula” e V. Bellini, pastaj në rolin e Gianettes në “Lèlisir dàmore” të Gaetano Donizetti kisha në sallë si të ftuar speciale mësuesen time që shpesh herë më ka ndjekur në debutimet e mia. Përsëri mund të nënvizoj një shfaqje ku kam kënduar bashkërisht me baritonin e famshëm dhe shumë të talentuar shqiptar Gëzim Mushketa në rolin e Eskamillo dhe unë në rolin e Frasquitës në Operën “Carmen”. Ishte kënaqësi të ishin në skenë dy shqiptarë që këndonin frëngjisht për të treguar me të kënduar një histori botërore të njohur siç është opera “Carmen” e Georges Bizets”, tregon Ymeraj-Haziri.

Si filloi rruga artistike e Fiqeretes 

 Unë jam lindur dhe rritur në Tropojë, në vitin 1970. Kam kaluar një fëmijëri aq të bukur që sot shpeshherë i kthehem nga malli, dhe mendoj që pikërisht aty filloi kënga duke u bërë motiv për një të ardhmen time. Shkollën tetë-vjeçare e kam kryer në vendlindje ku gjatë kësaj periudhe jam aktivizuar si fillim në aktivitetet shkollore me këngë dhe recitime. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pikërisht aty u dallua talenti im dhe me pjesëmarrjen në festivalet e fëmijëve dhe festat e vitit ku asnjëherë pjesmarrja ime nuk mungonte u pa e nevojshme që unë të zhvillohesha dhe të rritesha artistikisht kështu që duhet të ndiqja një shkolle muzike. Falë prindërve që më plotësuan kushtet dhe më ndoqën ëndrrat e mia, jam këtu ku ndodhem sot dhe u jam shumë falënderuese në çdo aspekt dhe këndvështrim. Babai im ishte ushtarak dhe arriti të na edukonte me dashurinë për familjen, punën, shoqërinë dhe stdheun. Nëna ime ishte kuzhinjere dhe na brumosi urtësinë, qetësinë, pastërtinë dhe paqen me veten. Ishim 8 fëmijë dhe kushtet si na kanë rritur ata ne sot i kuptojmë pasi jemi bërë prindër vetë. U jam mirënjohëse për jetë të jetëve, falë tyre unë jam këtu ku jam sot.

Ne vititn 1984 fitova me anë të një konkursi mundësinë të bëhesha nxënëse e shkollës artistike “Prenk Jakova“ në Shkoder. Shkodra, një vend i muzikës dhe kulturës, më dha mundësinë të mbaroja këtë shkollë dhe të isha pjesë e koncerteve të ndryshme dhe të bukura pranë Teatrit “Migjeni“.

 Titulli “Soprano” në Tiranë, fillimet në Itali e Gjermani dhe “stacioni i fundit”, në Zvicër

 Po ecja drejt ëndrrave të mia që t`i bëja realitet dhe kur fitova konkursin në Konservatorin e Tiranës unë realizova qëllimin tim. Në vitin 1989 – 1993 përfundova Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë ku u diplomova me titullin „Këngëtare Soprano”. Pikërisht në ato vite kur vendi bëri ndryshime rrënjësore në çdo sferë, u krijua një atmosferë e trishtuar dhe e zymtë. Po vija re që artistët, këngëtarët, balerinët, instumentistët po largoheshin nga vendi. Atdheu ynë po përjetonte një anarki të paparë në çdo këndvështrim. U largova edhe unë si fillim me bashkëshortin tim në Itali. Aty mësova gjuhën italiane e cila me shërbeu për profesionin tim pasi shumica e veprave klasike janë të shkruara në italisht. Gjatë qëndrimit tim 3 vjeçar në Itali fitova dy konkurse ndërkombëtare: më 1994 dhe 1995 “Giuseppe Di Stefano” në Trapani Sicili (Itali). Në vitin 1996 kalova me studime në Hochschule für Musik në kryeqytetin e bukur të Bavarisë, në München (Gjermani). Duke u specializuar në drejtimin e Opernstudium realizova me sukses ne Prinzregententheater rolin e Anna “Die lustigen Weibern von Windsor“ Otto Nicolai Siss “Albert Herring“ Beniamins Brittens Papagena “Die Zauberflöte“ Mozart. 

Pas përfundimit të shkollës duhej ta lëshoja Gjermaninë edhe pse fitova vende pune pasi ne që vinim nga Shqipëria asaj kohe ishim të renditura ndër vendet e treta ku nuk kishim pothuaj asnjë të drejtë. U lajmërova dhe prezantova CV time në Opernhaus Zürich dhe Koncert und Theater St.Gallen. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    IBCM, i vetmi nga Kosova, që i bashkohet Aleancave Universitare Evropiane
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
TAGGED:Fiwerete Ymeraj-HaziriLajme te miratopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm A e dini sa kushton të kesh një yll në Hollywood Walk of Fame?
Artikulli i ardhshëm Jane Fonda rrëfen për raportet e saj me Jennifer Lopez
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Arbitrazhi Ndërkombëtar në Gjenevë jep vendim përfundimtar në favor të KEK-ut

7 Shikime
Lajme të mira

FBK dhe FIBA hartojnë strategjinë e re 2026–2030 për basketbollin në Kosovë

11 Shikime
Lajme të mira

Epoka e artë e xhudistëve të Kosovës që nisi nga Kampionati Evropian U23

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?