Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se deri në vitin 2027, programi për xhudo do të shtrihet në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.
Sipas tij, me programe si ky, hapen dyert për njerëzit që e duan sportin dhe mbështetet vazhdimësia e sukseseve botërore në xhudo.
“Nxënësit e shkollës model ‘Qamil Batalli’ në Prishtinë sot u njoftuan me sportin e xhudos. Përmes këtyre aktiviteteve kemi për synim ta rrisim aktivitetin fizik tek fëmijët për të kultivuar një stil jetese të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, identifikojmë dhe promovojmë xhudistët e rinj të talentuar”, ka shkruar Hajrulla Çeku në Facebook.
“Kjo është faza e parë e nën-programit ‘Xhudo në shkolla’ që është një nga komponentët kryesor të programit shtetëror ‘Kosova shtet i xhudos’. Deri tek faza e gjashtë në vitin 2027, nën-programi do të shtrihet në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës. Me programe si ky, hapim dyert për njerëzit që e duan sportin dhe mbështesim vazhdimësinë e sukseseve botërore në xhudo”, tha ndër të tjera Hajrulla Çeku./Katror.info