Kosovari i cili jeton në Zvicër Jasin Ferati nga Winterthur është një nga talentët e rinj më të njohur në Zvicër në mesin e shoferëve të garave. Ëndrra e tij më e madhe është që dëshiron të hyjë në Formula 1, shkruan blick.
Jasini i cili aktualisht është kampion në Porsche Sports Cup Suisse 2022 tashmë ka synime tjera dhe atë shumë më të larta, duke synuar Formaula1.
Ai ka bërë krenar gjithë diasporen dhe sidomos prindërit e tij që edhe e përkrahin shumë!
Jasin Ferati 20-vjeçari po promovohet në një ekip të veçantë për talentet e rinj.

“Mezi pres të vazhdoj të punoj me ekipin. Ekipi është shumë formal dhe në të njëjtën kohë jashtëzakonisht profesional”, thotë Jasin. “Ndryshimi nga Sports Cup Suisse në nivelin e dytë më të lartë të serisë Porsche Cup është një sfidë e madhe për shkak të konkurrencës dukshëm më të fortë.”
Megjithatë, Jasin Ferati është optimist për të ardhmen.
“Qëllimi im është të fitoj titullin fillestar. Mendoj se është e mundur me këtë ekip të fortë”.
Në Carrera Cup në Gjermani, Ferati do të garojë kundër 30 pilotëve nga e gjithë bota. Më 20 mars, talenti i ri u lejua të rikthehej në makinë për testet e para./Katror.info