Parlamenti Evropian sot e voton tekstin nga marrëveshja e vendeve të BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Ky do të jetë edhe votimi përfundimtar për heqjen e vizave.
Gazetarja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se ky votim nënkupton se s’ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.
“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, tha ajo.
Pas votimit të 18 prillit, vendimi që kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së do të firmoset nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së; Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian. /Katror.info
Përgatiti:
