Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën.
Këtë të martë PE-ja ka miratuar vendimin final duke u dhënë mundësinë qytetarëve të Kosovës që lëvizin pa viza që nga 1 janari 2024,
Sot në seancën e Parlamentit Evropian në rend dite ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, votim ky i fundit në këtë proces për qytetarët e Kosovës.
Votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian filloi nga ora 12:00 deri në orën 13:00.
Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.
Një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së.
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. Një rrugë e cila ka nisur 12 vite më parë ende nuk ka përfunduar.
Si funksionon ETIAS?
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.
Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.
Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.
Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.
Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen, njofton Klankosova.tv./Katror.info