katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    “Still Loving You” – Scorpions rikthehen në Tiranë pas 25 vitesh
    6 hours ago
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    1 day ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    1 day ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sot mbahet “Race for the Cure Prishtina 2025”
    6 hours ago
    Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën
    6 hours ago
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    1 day ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Coldplay thyen rekordin e “Wembleyt” me 10 koncerte radhazi
    6 hours ago
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
    16 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    1 day ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    3 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    3 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    3 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    4 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    1 day ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    6 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: BE-ja diskuton ta ndalojë apo jo Inteligjencën Artificiale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

BE-ja diskuton ta ndalojë apo jo Inteligjencën Artificiale

Last updated: 20/04/2023 10:56 AM
90 Shikime
Shpërndaje
Foto: Law Societies

Përdorimi i ChatGPT shihet pjesërisht me sy kritik në BE. Por Inteligjenca Artificiale, IA, është shumë më e madhe se kaq dhe tani mendohet që të rregullohet me një ligj evropian – proces që po ecën mjaft ngadalë.

Autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave, që mban emrin “Garante”, bëri një hap të nxituar në fund të muajit mars kur ndaloi paraprakisht përdorimin e “ChatGPT”. Ky software me të cilin me anë të inteligjencës artificiale mund të krijohen tekste dhe programe kompjuterike të ngjashme me ato që prodhon njeriu, ishte i dyshimtë për autoritetet italiane.

Problemi që ka autoriteti italian “Garante” nuk ka të bëjë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA), pra përpjekjet për të transmetuar në kompjuter dijen dhe mendimet e njeriut në mënyrë që t’i jepet atij inteligjencë, por ka të bëjë kryesisht me mbrojtjen e të dhënave. “Garante” kërkon nga prodhuesit e këtij software, që është firma “OpenAI”, mbas të cilës ndodhet koncerni amerikan i internetit Microsoft, që të informojë klientët e saj, se çfarë ndodh me të dhënat e tyre kur përdorin ChatGPT, shkruan DW.

Mundesh me e lexu edhe…

Përveç kësaj, duhet marrë leja e klientëve, nëse të dhënat përdoren për të zhvilluar më tej këtë software, pra u duhet bërë atyre me dije. Po ashtu, duhet penguar aksesi për fëmijët nën moshën 13 vjeçare. Nëse këto kushte përmbushen deri në fund të muajit prill, thotë “Garante” në një deklaratë shtypi, atëherë “OpenAI” lejohet që të hapë sërish për Italinë softwaren ChatGPT. Një zëdhënës i “OpenAI” në San Francisco shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë. Ai tha po ashtu se shpreh kënaqësinë që autoritetet italiane e rishqyrtojnë edhe një herë vendimin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Getty Images

Ndërkohë edhe Spanja dhe Franca kanë shprehur pasiguritë e tyre në lidhje me ChatGPT.

Ligji për IA do të nxirret mbase në vitin 2025

Një ligj që të rregullojë në BE trajtimin e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimin e saj në software dhe produkte si për shembull makina që ecin vetë, teknikë mjekësore ose teknikë vëzhgimi, nuk ekziston ende. Komisioni i BE-së pati shpërndarë dy vjet më parë një projektligj, por për të janë duke u zhvilluar ende konsultime në Parlamentin Europian. Pastaj do të duhet që të merret edhe aprovimi i vendeve anëtare të BE-së.

Deri sa të hyjë në fuqi ligji për IA, do të ketë filluar viti 2025. Zhvillimet në inteligjencën artificiale si puna e ChatGPT nuk ishin ende prezente në treg dy vjet më parë dhe kur të hyjë ligji i ri në BE, do jenë zhvilluar edhe më shumë, thotë deputeti europian Axel Voss (kristiandemokrat). “Por zhvillimet janë prezente, dhe në fakt ecin aq shpejt sa që shumë tyre nuk do të jenë më të përshtatshme me kohën kur të hyjë ligji në fuqi,” thotë Axel Voss për Deutsche Wellen. Ai merret prej vitesh me Inteligjencën Artificiale për fraksionin kristiandemokrat të Parlamentit Europian dhe ka luajtur rol kryesor në përpilimin e “Ligjit për Inteligjencën Artificiale” të BE.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Klasat e rrezikut për IA

Nuk është e sigurt nëse përdorimi i gjeneratorit të tekstit CHATGPT do të përfshihet në ligjin e BE-së. Projektligji i ndan programet e IA në disa kategori duke filluar që nga “të papranueshme” deri tek “të padëmshme”. Vetëm kur rreziqet janë të nivelit të mesëm dhe të lartë, duhen bërë rregullime të caktuara për dokumentimin e algoritmeve, për transparencën dhe zbulimin e përdorimit të të dhënave. Aplikacione të caktuara që merren me sjelljen sociale të njerëzve, për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyre, ndarja dhe selektimi i njerëzve në klasa të caktuara (social scoring) dhe fusha të caktuara të njohjes së fytyrës duhen ndaluar. E diskutueshme është ende se deri ku duhet lejuar IA të mbledhë të dhëna për ndjenjat e njerëzve ose për simulimin e tyre. Se si do jenë tamam këto klasa rreziku, është duke u diskutuar ende në Parlamentin e BE-së.

Aplikacione të caktuara merren me sjelljen sociale të njerëzve për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyreAplikacione të caktuara merren me sjelljen sociale të njerëzve për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyre

“Për arsye konkurence dhe meqenëse jemi ende duke çaluar, BE-së i duhet një hov për tu marrë më intensivisht me IA. Por ajo që bën shumica në Parlamentin Europian është bllokimi për shkak të frikërave dhe shqetësimeve,” thotë Axel Voss, ekspert për IA i kristiandemokratëve. Të ngarkuarit me mbrojtjen e të dhënave në vendet anëtare të BE-së, kërkojnë një autoritet të pavarur vëzhgimi për të bërë përshtatjet e duhura për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të IA.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

A është përdorimi i ChatGPT i mirë apo i keq?

Drejtorja e përgjithshme për AI e koncernit mëmë të ChatGPT, Microsoftit, Natasha Crampton, ka kërkuar në një intervistë që rregullimet “të përqëndrohen tek përdorimet me rrezik të lartë”. Këtu bëjnë pjesë algoritmet në përgjithësi, por jo tekstet komplekse dhe softwaret e reja që janë në gjendje që të shkruajnë. Instituti “Future of Life Institute”, që merret me IA e hedh poshtë këtë gjë. Drejtori i saj politik, Mark Brakel, tha për Deutsche Wellen se pikërisht përdorimet e përgjithshme të IA, që marrin si bazë GPT duhen  rregulluar me ligj. Ato mund të hyjnë në punë në qindra mijëra përdorime.

Aplikacione të caktuara merren me sjelljen sociale të njerëzve për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyre | Foto: DPA

Një chatbot, që imiton komunikimin e njeriut, është vetëm një pjesë e vogël e përdorimeve të mundshme që janë me rrezik.  “Ajo që na intereson ne si organizatë janë rreziqet shumë më komplekse. Teknologjia GPT është në gjendje t’i tregojë njerëzve si mund të krijohet në pak kohë një armë biologjike. Ekzistojnërreziqe të mëdha që trondisin mënyrën si e kuptojmë ne të vërtetën, sepse IA mund të bindë masa të mëdha njerëzish me informacione të gabuara, por që duken sikur vijnë përshembull të themi nga Deutsche Welle,” thotë Brakel. Por nuk duhet ndaluar e gjithë teknika vetëm sepse një pjesë e teknikës mund të përdoret për qëllime të këqija.

“Njeriu vlerëson gabimisht dyfytyrësinë e zhvillimit digjital,” thotë Axel Voss në bisedë me Deutsche Wellen. “Por ajo që duhet bërë është trajnimi i mëtejshëm me algoritmet e tij.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një pjesë e teknikës mund të përdoret për qëllime të këqijaNjë pjesë e teknikës mund të përdoret për qëllime të këqija

Edhe tek automobilët nuk ka pas ekzistuar që në fillim standardi që kemi sot. “Por keqpërdorimi i automobilëve për t’i përdorur si armë për të vrarë dikë, nuk është menduar kurrë. Por ne duhet të mendojmë që shumë njerëz mund ta përdorin IA për qëllime negative kështu që ne vijmë në një pikë ku kërkohet të jemi më të kujdesshëm,” thotë Voss.

Kompanitë mund të largohen

Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Europian janë duke u përpjekur të gjejnë ekuilibrin midis mbrojtjes së të dhënave, rregullimeve dhe lënies së lirë të ekonomisë dhe punës kërkimore. Sepse “Inteligjenca Artificiale” ofron shance të mëdha si ushqyes i një shoqërie dhe ekonomie të digjitalizuar, mendon Komisari i BE-së i ngarkuar me politikën për industrinë, Thierry Breton. BE nuk duhet t’i dëbojë nga Europa krjuesit dhe prodhuesit e IA, përkundrazi duhet t’i kërkojë ato që të vijnë dhe të vendosen në BE, pati thënë Breton që dy vjet më parë kur prezantoi ligjin e IA.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne duhet të krijojmë kushtet që BE të mos bëhet e varur nga provider të veçantë dhe të huaj,” pati kërkuar Breton. Të dhënat industriale që nevojiten për IA duhet nxirren në BE, të ruhen dhe të përpunohen këtu.

Ligjet e BE për IA duhet të venë kompanitë para përgjegjësisë. Klasat e rrezikut për aplikacione të caktuara nuk mjaftojnë më, mendon Mark Brakel nga instituti “Future of Life Institute”. Zhvilluesit e softwareve duhet të kontrollojnë përdorime të veçanta për rreziqet që kanë. “Ky manaxhim rreziqesh duhet të jetë i detyrueshëm dhe rezultatet duhet të bëhen publike,” propozon Mark Brakel. Nganjëherë firmat nuk e dinë as vetë çfarë rreziqesh sjell IA e tyre dhe befasohen edhe vetë nga rezultatet. Chatbots patën shtyrë në Belgjikë një person që të bënte vetëvrasje ose patën joshur minorenët për të bërë seks me të rritur,” thotë Brakel.

“Nëse ne këtu jemi shumë të komplikuar, atëherë kompanitë shkojnë diku gjetkë dhe i zhvillojnë atje algoritmet dhe sistemet e tyre. Pastaj do të kthehen këtu tek ne, për të na përdorur si vend konsumator,” paralajmëron deputeti europian Axel Voss, i cili merret me ligjet e ardhshme për IA në Parlamentin Europian.

“Ernie” është duke ardhur

Ajo çka nxiti diskutimet e zjarrta në Europë për ChatGPT, është fakti se në SHBA softwar-ei është zhvilluar për t’u përdorur në gjithë botën. OpenAI konkurohet nga firmat amerikane si Google ose Elon Musks Twitter, që janë duke punuar për një Chatbot. Udhëheqja shtetërore kineze ka shtruar si detyrë që firmat kineze të nxjerrin në treg një aplikues IA me të njëjtat funksione. Bot-i kinez nga firma Baidu do ketë emrin “Ernie”. Por në Europë? Sipas portalit të këtij sektori “futurezone” në Europë janë duke u bërë kërkime por nuk ekzistojnë plane për ndonjë produkt evropian./DW

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot me diell, vranësira dhe reshje lokale
TAGGED:AIBeEUInteligjenca ArtificialeLifestyletop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Angelina Jolie dhe Halle Berry për herë të parë bashkë në ekran, bëhen pjesë e një filmi të ri
Artikulli i ardhshëm Rita Ora lansoi këngën e re “Praising You”
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

#WeWantPockets: Gratë kërkojnë xhepa më funksionalë në veshje

8 Shikime
Life Style

Tetë karakteristika të fëmijëve që tregojnë një edukim të mirë

6 Shikime
Life Style

Si të ndërtoni një ekip me inteligjencë emocionale përmes AI

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?