katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    4 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    5 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    5 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    10 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    12 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    12 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    4 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    9 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    13 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    10 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Leila Ali tregon sesi puna sociale mund të transformojë jetët duke fuqizuar individët dhe komunitetet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Leila Ali tregon sesi puna sociale mund të transformojë jetët duke fuqizuar individët dhe komunitetet

Last updated: 18/03/2025 10:26 AM
117 Shikime
Shpërndaje
FOTO: LEILA ALI

“Kjo përvojë më mësoi se puna sociale nuk ka të bëjë me të ndihmuarit thjesht duke dhënë, por me fuqizimin e njerëzve për të krijuar ndryshimin vetë”, thotë Leila Ali, drejtoresha ekzekutive e Isla Internships Abroad, e cila në një intervistë për Katror.info të shënuar Ditën Botërore të Punës Sociale, ndan rrugëtimin e saj në fushën e punës sociale dhe përvojën e saj në Kosovë.

Contents
Çfarë ju inspiroi të ndiqni një karrierë në punën sociale?Leila Ali ndan një histori që e ka formësuar thellësisht qasjen e saj ndaj punës sociale.Leila Ali e konsideron si sfidën më të madhe në punën e saj si punonjëse sociale dëshirën e fortë për të ndihmuar të tjerët, e cila, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të çojë në lodhje dhe djegie profesionaleLeila Ali e ka parë se si ka evoluar perceptimi për punën sociale ndër viteLeila Ali tregon për mënyrat se si puna sociale mund të transformojë komunitetetNë shumë raste, ne flasim pak për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve socialë, por Leila Ali beson se kujdesi për veten është thelbësor në këtë profesion kërkuesSi një punonjëse sociale, Leila Ali vë theksin edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit me profesionistë të tjerë në punën e saj të përditshmeNë punën e saj, Leila Ali ka zbatuar disa praktika inovative, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit dhe ndihmën e individëveHistoritë personale të ndryshimit janë për Leilën një mënyrë kyçe për të matur ndikimin e punës së saj, ajo beson se ndikimi nuk mund të matet vetëm me shifraNë Ditën Ndërkombëtare të Punës Sociale, Leila Ali ka një mesazh inspirues për punonjësit e rinj dhe studentët e Punës Sociale:

Leila Ali, drejtoresha ekzekutive e Isla Internships Abroad, një organizatë që bashkëpunon me OJQ vendore dhe universitete ndërkombëtare për të sjellë studentë në Kosovë për t’i angazhuar ata në projekte të të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm, ka ndarë përvojën e saj në Ditën Botërore të Punës Sociale me Katror.info.

Rrugëtimi i Leilës në fushën e punës sociale nisi kur ajo erdhi në Kosovë në vitin 2016 përmes Korpusit të Paqes, një program vullnetar 2.5-vjeçar që bashkëpunon me qeverinë amerikane. Gjatë kësaj periudhe, ajo jetoi me familje vendase në Doberçan dhe Topanicë, duke punuar në shkolla lokale për të kontribuar në zhvillimin e arsimit. Kjo periudhë formoi bazat e saj për angazhimin në punën sociale dhe theksoi rëndësinë e ndihmës dhe zhvillimit në nivel lokal.

Mundesh me e lexu edhe…

Pas përfundimit të misionit me Korpusin e Paqes, Leila fitoi një bursë për të ndjekur studimet master në Punë Sociale në SHBA, duke u fokusuar në Zhvillimin Ndërkombëtar dhe Komunitar. Ky përkushtim për t’u thelluar në fushën e punës sociale e çoi atë të rikthehej në Kosovë pas diplomimit, ku vazhdoi të kontribuonte në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: LEILA ALI /FACEBOOK

Në Ditën Botërore të Punës Sociale, Leila reflekton mbi rëndësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe ndikimin e punës sociale për ndryshime pozitive. Puna e saj me Isla Internships Abroad është një shembull i përkushtimit të vazhdueshëm ndaj drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përmes projekteve që angazhojnë studentë në Kosovë, ajo promovon të drejtat e njeriut dhe krijon mundësi për ndryshime të qëndrueshme.

Puna e Leilës dhe kontributi i saj janë një dëshmi e forcës së lidhjeve ndërkombëtare dhe angazhimit për të mbështetur zhvillimin dhe përparimin e shoqërive lokale, duke synuar një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Çfarë ju inspiroi të ndiqni një karrierë në punën sociale?

Si fëmijë i parë i një familjeje emigrante, Leila ka përjetuar sfidat që shoqërojnë nisjen e një jete të re në një vend të panjohur. Ajo ka qenë dëshmitare e vështirësive që prindërit e saj kaluan gjatë periudhës së emigrimit, dhe ky përvojë ka ndikuar në formimin e qëllimit të saj profesional.

“Këto përvoja formësuan një ndjenjë të thellë empatie tek unë dhe një dëshirë të palëkundur për të sjellë ndryshim domethënës. Gjithmonë kam thënë: ‘Dua të jem personi që më duhej mua kur isha duke u rritur.’ Unë e dija që doja të sfidoja padrejtësitë, të avokoja për të tjerët dhe të përdorja zërin tim për të ngritur ata që kishin nevojë më së shumti”, thotë Leila.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Leila Ali ndan një histori që e ka formësuar thellësisht qasjen e saj ndaj punës sociale.

“Një nga momentet që ndryshoi mënyrën se si e shihja këtë profesion ishte udhëtimi im i parë si vullnetare në Haiti. Punova me një organizatë lokale që mbështeste fëmijët që kishin humbur familjet e tyre, dhe një nga rregullat kryesore ishte që nuk na lejohej t’u jepnim atyre asgjë. Fillimisht, e pata të vështirë ta kuptoja. Për mua, ndihma ishte e lidhur gjithmonë me dhënien ushqim, rroba, apo çfarëdo tjetër që mund të ndaja.

Por më pas e kuptova thelbin e kësaj qasjeje. Nuk ishim atje për të qenë ‘shpëtimtarë’ apo për të zgjidhur problemet nga jashtë. Ndryshimi i vërtetë duhej të vinte nga brenda komunitetit. Ishin liderët dhe organizatat vendore ato që duhej të kishin rolin kryesor, në mënyrë që zgjidhjet të ishin të qëndrueshme. Kjo përvojë më mësoi se puna sociale nuk ka të bëjë me të ndihmuarit thjesht duke dhënë, por me fuqizimin e njerëzve për të krijuar ndryshimin vetë”, thotë ajo.

FOTO: LEILA ALI

Esenca e kësaj qasje tregon kuptimin thelbësor të punës sociale dhe që ndikimi më i madh nuk vjen nga ndihma e momentit, por nga krijimi i kushteve qe i lejojnë komunitetet të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Leila Ali e konsideron si sfidën më të madhe në punën e saj si punonjëse sociale dëshirën e fortë për të ndihmuar të tjerët, e cila, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të çojë në lodhje dhe djegie profesionale

Puna sociale kërkon shumë angazhim emocional dhe fizik, dhe Leila ka mësuar rëndësinë e balancës. Ajo e kujton shpesh një shprehje që e udhëheq në këtë fushë: “Nuk mund të derdhësh nga një gotë bosh.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Prandaj, ajo konsideron që një punonjës social duhet të ketë prioritet veten, vendosjen e kufijve dhe kujdesin për mirëqenien e tij për të mundur të vazhdojë të ofrojë mbështetje efektive për të tjerët.

Leila beson se balanca mes angazhimit për të ndihmuar dhe ruajtjes së vetëkujdesit është thelbësore për të parandaluar djegien profesionale dhe për të ruajtur efikasitetin në punën e saj.

Leila Ali e ka parë se si ka evoluar perceptimi për punën sociale ndër vite

Në fillim, punonjësit socialë janë parë kryesisht si ata që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë për individë apo familje, por ajo e di se puna sociale është shumë më e gjerë se kaq.

“Ndryshimet e para në këtë proces evoluimi kanë qenë pikërisht perceptimi mbi punën sociale dhe rolin që ajo ka në shoqëri. Me rritjen e ndërgjegjësimit global për krizat dhe sfidat që përballen komunitetet, është bërë e qartë se puna sociale është shumë më tepër se asistencë e drejtpërdrejtë – ajo përfshin gjithashtu fushat e arsimit, politikës, ligjit dhe avokimit. Sot, punonjësit socialë ndikojnë jo vetëm tek individët, por edhe në nivelin e komunitetit dhe strukturave më të gjera shoqërore”, tha ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo, duke punuar në nivelin strukturor, ka parë se sa e rëndësishme është kjo transformim dhe ndikimi që puna sociale mund të ketë në ndryshimin e shoqërisë në shkallë globale.

Leila Ali tregon për mënyrat se si puna sociale mund të transformojë komunitetet

Ajo tregon që, puna sociale është një mjet fuqizimi. Sipas saj, secili individ ka potencialin për të qenë një agjent ndryshimi, dhe roli i punonjësve socialë është të mbështesin njerëzit për të njohur forcën dhe aftësitë e tyre.

Ndryshimi i qëndrueshëm, shton ajo, nuk vjen nga zgjidhje të imponuara nga jashtë, por nga vetë komuniteti.

“Përmes punës sociale, ndihmojmë njerëzit dhe komunitetet të kuptojnë se mjetet për ndryshim janë tashmë në duar të tyre. Kur ata ndihen të fuqizuar dhe të motivuar, ata mund të bëhen kampionë të ndryshimit dhe të kontribuojnë për një komunitet më të drejtë dhe të barabartë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: ISLA INTERNSHIPS ABROAD

“Çdo individ ka potencialin për të qenë një agjent ndryshimi, dhe roli ynë nuk është të ‘rregullojmë’ gjërat për ta, por t’i mbështesim në njohjen e forcës dhe aftësive të tyre. Ndryshimi i qëndrueshëm nuk vjen nga zgjidhjet e imponuara nga jashtë, por nga brenda vetë komunitetit”, thotë ajo.

Në shumë raste, ne flasim pak për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve socialë, por Leila Ali beson se kujdesi për veten është thelbësor në këtë profesion kërkues

Sipas saj, një nga mësimet më të rëndësishme që ka mësuar është se vendosja e kufijve është e domosdoshme.

Ajo thekson se zakonet e vogla, por të rëndësishme, si të flasësh pozitivisht me veten, të krijosh kohë për pushim dhe të mbështetesh te kolegët në komunitetin e punës sociale, janë elemente që e ndihmojnë të qëndrojë e fortë.

FOTO: LEILA ALI

Për më tepër, ajo pranon që nuk mund të bëjë gjithçka, por se çdo kontribut, qoftë dhe më i vogli, ka rëndësi dhe është një burim motivimi për të vazhduar pa u ndjerë e mbingarkuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si një punonjëse sociale, Leila Ali vë theksin edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit me profesionistë të tjerë në punën e saj të përditshme

Ajo beson se bashkëpunimi është një nga shtyllat kryesore të punës sociale. Sipas saj, asnjë individ apo organizatë nuk mund të përballojë të gjitha nevojat e një komuniteti vetëm.

“Ndikimi i vërtetë ndodh kur edukatorët, profesionistët e shëndetësisë, politikëbërësit dhe liderët lokalë punojnë së bashku për të krijuar zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe efektive”, shtoi ajo.

Në rolin e saj aktual, Leila bashkëpunon me shumë OJQ në Kosovë për të kuptuar më mirë misionet dhe projektet e tyre. Ajo shfrytëzon këto partneritete për të avokuar për punën e tyre dhe për të sjellë studentë nga e gjithë bota për të mbështetur nismat lokale. Ky bashkëpunim është thelbësor për të siguruar ndikimin afatshkurtër dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të projekteve sociale.

Në punën e saj, Leila Ali ka zbatuar disa praktika inovative, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit dhe ndihmën e individëve

Një nga qasjet më të theksuara është lidhja e punës sociale me mësimin ndërkombëtar përmes eksperiencës praktike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Siç thekson ajo, “Nëpërmjet rolit tim, kam ndihmuar në krijimin e mundësive për studentët që të angazhohen me OJQ lokale, duke kontribuar në projekte kuptimplota, ndërsa fitojnë përvojë praktike.”

Ky lloj angazhimi ofron mundësi për të rritur aftësitë e studentëve dhe për t’i përgatitur ata për sfidat që do të ndeshen në të ardhmen, duke lidhur teorinë me praktikën në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të dobishme.

Gjithashtu, Leila ka punuar në zhvendosjen e fokusit nga bamirësia e drejtpërdrejtë në ndërtimin e kapaciteteve afatgjata.

“Në vend që studentët të vijnë si zgjidhës afatshkurtër të problemeve, ne theksojmë bashkëpunimin me liderët lokalë për periudha të zgjatura. Kjo siguron që komunitetet të jenë në qendër të zhvillimit të tyre. Ky ndryshim në qasje është një hap i rëndësishëm në ndihmën e komunitetit për të qenë më të pavarur dhe të fuqizuar për të menaxhuar sfidat që përballen”, thekson ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Historitë personale të ndryshimit janë për Leilën një mënyrë kyçe për të matur ndikimin e punës së saj, ajo beson se ndikimi nuk mund të matet vetëm me shifra

Për Leilën, ndikimi më i madh është i dukshëm kur shohim pasqyrat e afatgjata të punës së saj, ku OJQ-të forcojnë kapacitetet e tyre, komunitetet fitojnë burime dhe studentët vazhdojnë të bëjnë punë domethënëse.

Siç ajo shprehet, “Kur shohim OJQ-të që forcojnë kapacitetet e tyre, komunitetet që fitojnë burime dhe studentët që vazhdojnë të bëjnë punë domethënëse, dimë që kemi krijuar ndryshim të qëndrueshëm.”

Ky është një shembull i përpjekjeve për të siguruar një ndikim të qëndrueshëm dhe transformues për komunitetet dhe individët që ndihmohen.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës Sociale, Leila Ali ka një mesazh inspirues për punonjësit e rinj dhe studentët e Punës Sociale:

“Puna sociale është një rrugë e ngarkuar me sfida, por gjithashtu është një nga profesionet më shpërblyese. Do të ketë momente të vështira, kur do të duket se progresi është shumë i ngadaltë dhe ndikimi i pamjaftueshëm. Por mos harroni, çdo përpjekje ka rëndësi. Edhe veprimet më të vogla mund të krijojnë valë ndryshimi që zgjasin. Qëndroni të pasionuar dhe të fortë, sepse bota ka nevojë për ju”, përfundon ajo. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:Dita Botërore e Punës SocialeIsla Internships AbroadkontributiLeila Alindryshime pozitivepasionipeoplePuna Socialepunonjësit socialëshoqëriatophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sorensen dhe Barduani diskutojnë për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë
Artikulli i ardhshëm Fustanet me thurje, një domosdoshmëri e sezonit që duhet t’i provoni menjëherë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë

4 Shikime
People

Banksy vjen me mural të ri në Londër

9 Shikime
Lajme të mira

Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?