katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    1 hour ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    3 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    3 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    8 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    10 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    10 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    2 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    7 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    11 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    8 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Truket gjenetike të kafshëve më jetëgjatë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Truket gjenetike të kafshëve më jetëgjatë

Last updated: 08/05/2023 6:48 AM
125 Shikime
Shpërndaje
Foto: National Today

Jeta, për shumicën prej nesh, mbaron shumë shpejt, prandaj studiuesit po bëjnë përpjekje biomjekësorë për të gjetur mënyra për të vonuar procesin e plakjes dhe për të zgjatur qëndrimin tonë në Tokë.

Por ka një paradoks: Shumica dërrmuese e kërkimeve përqendrohen në mizat e frutave, krimbat nematodë dhe  minjtë laboratorikë , sepse janë të lehtë për t’u punuar me to dhe shumë mjete gjenetike janë në dispozicion. E megjithatë, një arsye kryesore që gjenetistët zgjodhën këto specie në radhë të parë është sepse ato kanë jetëgjatësi të shkurtër.

Sot, një numër i vogël studiuesish po marrin një qasje të ndryshme dhe po studiojnë krijesa jashtëzakonisht jetëgjata ato që, për çfarëdo arsye evolucionare, kanë mbijetuar shumë më gjatë se disa krijera të tjera.

Mundesh me e lexu edhe…

Shpresa është që duke eksploruar dhe kuptuar gjenet dhe rrugët biokimike që japin jetë të gjatë, studiuesit mund të zbulojnë përfundimisht ‘truket’ që mund të zgjasin edhe jetëgjatësinë tonë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të gjithë kanë një ide të përafërt se çfarë është plakja. Lëkura jonë ulet, flokët tona thinjen nyjet ngurtësohen.

Si rezultat, ne jemi më të prirur ndaj sëmundjeve kronike si kanceri, Alzheimer dhe diabeti dhe sa më shumë të rritemi, aq më shumë ka gjasa të vdesim çdo vit.

Sipas studimeve kafshët më të mëdha kanë tendencë të jetojnë më gjatë se ato më të voglat.

Një mi i shtëpisë jeton vetëm dy ose tre vjet, ndërsa një brejtës me përmasa të ngjashme, jeton më shumë se 35 vite.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkohë balenat mund të jetojnë deri në 200-vjeç.

Lakuriqët e natës mbi mesataren.

Një lakuriq nate është kapur pas 41 vitesh që ka lindur.

“Kjo është veçanërisht e mahnitshme për një kafshë që jeton në natyrë”, thotë Emma Teeling, një biologe evolucionare e lakuriqëve të natës në Kolegjin Universitar të Dublinit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është e barabartë me rreth 240 deri në 280 vite njerëzore, me pak ose aspak shenja plakjeje,” thotë ajo.

“Pra, lakuriqët e natës janë të jashtëzakonshëm. Pyetja është, pse?”- tha ajo.

Në fakt ka dy mënyra për të menduar për pyetjen e Teeling. Së pari: Cilat janë arsyet evolucionare që disa specie janë bërë jetëgjatë, ndërsa të tjera jo? Dhe, së dyti: Cilat janë truket gjenetike dhe metabolike që i lejojnë ata ta bëjnë këtë?

Që një brejtës i vogël që vrapon si miu, ka pak për të fituar duke investuar shumë në mirëmbajtjen e vetes pasi ndoshta do të përfundojë si drekë grabitqari brenda pak muajsh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkohë specie të tilla si balenat dhe elefantët janë më pak të prekshëm nga grabitqarët ose goditjet e tjera të rastësishme të fatit dhe ka të ngjarë të mbijetojnë mjaftueshëm.

Gjithashtu, nuk është për t’u habitur që grupe të tilla si zogjtë dhe lakuriqët e natës,  të cilët mund t’u shpëtojnë armiqve duke fluturuar, priren të jetojnë më gjatë se sa prisni duke pasur parasysh madhësinë e tyre, thotë Kirkëood.

E njëjta gjë do të zbatohej për minjtë, të cilët jetojnë jetën e tyre në strofkat nëntokësore ku janë kryesisht të sigurt nga grabitqarët.

Por pyetja që studiuesit duan t’i përgjigjen më urgjentisht është e dyta:  Si  arrijnë speciet jetëgjata të vonojnë plakjen? Edhe këtu, skica e një përgjigjeje po fillon të shfaqet ndërsa studiuesit krahasojnë speciet që ndryshojnë në jetëgjatësi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Speciet jetëgjatë, akumulojnë dëmtime molekulare më ngadalë se sa ato me jetë të shkurtër.

Për shembull, minjtë e zhveshur nishan kanë një ribozom jashtëzakonisht të saktë, strukturën qelizore përgjegjëse për grumbullimin e proteinave.

Dhe nuk janë vetëm minjtë nishan: Në një studim vijues që krahasoi 17 lloje brejtësish me jetëgjatësi të ndryshme, ekipi i Gorbunova zbuloi se speciet më jetëgjata, në përgjithësi, prireshin të kishin ribozome më të sakta.

Proteinat e minjve të nishanit të zhveshur janë gjithashtu më të qëndrueshme se ato të gjitarëve të tjerë, sipas hulumtimit të udhëhequr nga Rochelle Buffenstein, një gerontologe krahasuese në Calico, një spinoff i Google i fokusuar në kërkimin e plakjes.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qelizat e kësaj specie kanë një numër më të madh të një klase molekulash të quajtura chaperone që ndihmojnë proteinat të palosen siç duhet.

Ato gjithashtu kanë  proteazome më të fuqishme , struktura që largojnë proteinat me defekt. Këto proteazoma bëhen edhe më aktive kur përballen me stres oksidativ, kimikate reaktive që mund të dëmtojnë proteinat dhe biomolekulat e tjera.

ADN-ja, gjithashtu, duket se ruhet më mirë te gjitarët me jetë më të gjatë.

Kur ekipi i Gorbunova krahasoi efikasitetin me të cilin 18 specie brejtësish riparuan një lloj të veçantë dëmtimi (të quajtur thyerje me dy fije) në molekulat e tyre të ADN-së, ata zbuluan se speciet më jetëgjatësi më të gjatë, janë minjtë dhe kastorët e zhveshur. Dallimi i specieve më jetëgjatë me ato më jetëshkurtër ishte kryesisht për shkak të një  versioni më të fuqishëm të një gjeni të njohur si  Sirt6 , i cili tashmë dihej se ndikonte në jetëgjatësinë tek minjtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shikimi i “orës epigjenetike”

Por nuk janë vetëm gjenet që vuajnë ndërsa kafshët plaken, po ashtu edhe modeli i tyre i aktivizimit.

Një mënyrë e rëndësishme që qelizat i ndezin dhe fikin gjenet në kohën dhe vendin e duhur është duke i bashkangjitur etiketat kimike të quajtura grupe metil në vendet që kontrollojnë aktivitetin e gjeneve.

Por këto etiketa të njohura gjithashtu si shenja epigjenetike priren të bëhen më të rastësishme me kalimin e kohës, duke bërë që aktiviteti i gjeneve të bëhet më pak i saktë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fakt, gjenetisti Steve Horvath nga UCLA dhe kolegët e tij kanë zbuluar se duke vlerësuar statusin e një grupi prej gati 800 vendeve të metilimit të shpërndara rreth gjenomit, ata mund të vlerësojnë me besueshmëri  moshën e një individi në lidhje me jetëgjatësinë maksimale të specieve të tij .

Kjo “orë epigjenetike” vlen për të gjitha 192 llojet e gjitarëve që ekipi i Horvath ka parë deri tani.

Rrugë të tjera drejt pleqërisë

Kohët e fundit, ekipi i Teeling studioi lakuriqët e natës Myotis myotis nga pesë streha në Francë për tetë vjet, duke kapur çdo lakuriq çdo vit dhe duke marrë mostra të vogla gjaku për renditjen e transkriptimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo i lejoi ata të gjurmonin se si transkriptomet e lakuriqëve të natës ndryshuan ndërsa plaken dhe ta krahasonin procesin me atë të minjve, ujqërve dhe njerëzve – të vetmet specie të tjera për të cilat ishin të disponueshme të dhëna të ngjashme transkriptome afatgjata.

Ndërsa gjitarët e tjerë prodhonin gjithnjë e më pak molekula mRNA të lidhura me funksionet e mirëmbajtjes si riparimi i ADN-së dhe stabiliteti i proteinave sa më shumë që rriteshin, lakuriqët e natës jo.

Në vend të kësaj,  sistemet e tyre të mirëmbajtjes dukej se bëheshin më të forta ndërsa plaken , duke prodhuar më shumë mRNA të lidhura me riparimin.

Skeptikët vërejnë se ende mungojnë provat përfundimtare, sepse prania e më shumë molekulave të mRNA nuk do të thotë domosdoshmërisht mirëmbajtje më efektive.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një hap i parë i rëndësishëm, por është vetëm kaq,” thotë Steven Austad, një biogerontolog në Universitetin e Alabama, Birmingham.

Megjithatë, fakti që analiza identifikoi procese që tashmë ishin të lidhura me jetëgjatësinë, të tilla si riparimi i ADN-së dhe mirëmbajtja e proteinave, sugjeron që gjene të tjera të shënjuara nga kjo metodë mund të jenë të dhëna të forta.

Në veçanti, ekipi gjeti 23 gjene që bëhen shumë më aktive me kalimin e moshës tek lakuriqët e natës, por më pak aktive tek gjitarët e tjerë.

Ata tani po i shikojnë këto gjene me shumë interes, me shpresën për të zbuluar ‘’truke” të reja për të ndryshuar rrjedhën e plakjes.

Një nga parimet që ka filluar të dalë nga studimet krahasuese të plakjes është se specie të ndryshme mund të ndjekin rrugë të ndryshme drejt jetëgjatësisë.

Elefantët e bëjnë këtë duke pasur kopje të shumta të gjeneve kyçe që shtypin tumorin, në mënyrë që çdo qelizë të ketë kopje rezervë nëse një gjen prishet gjatë konsumimit të jetës. Minjtë lakuriq, nga ana tjetër, fitojnë rezistencë ndaj kancerit nga një molekulë e pazakontë e përfshirë në ngjitjen e qelizave së bashku, ndërsa balenat kanë përmirësuar rrugët e tyre të riparimit të ADN-së./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:jetegjatesikafshekuriozitetnjerez

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si të silleni me një koleg/e që s’ndalet t’u folë?
Artikulli i ardhshëm Amerikani “riinveston” 40 dollarë e llotos-fiton xhekpotin prej 500 mijë dollarëve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Bizneset që bënë miliarda… pa zotëruar asgjë

8 Shikime
Kuriozitet

Sot zbulohet modeli i ri i Iphone 17

4 Shikime
Kuriozitet

Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?