Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe institucione të tjera partnere në nivelin qendror dhe lokal, kanë lansuar programi ndër-ministror “Arti në Shkolla”.
Përmes një postimi në Facebook, ministreja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të ndërveprojnë në nivel praktik me artin dhe trashëgiminë kulturore duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme shoqërore ndaj të bukurës dhe historisë.
”Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të ndërveprojnë në nivel praktik me artin dhe trashëgiminë kulturore duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme shoqërore ndaj të bukurës dhe historisë, krijimin e audiencave të reja dhe mendimit kritik artistik, pasurimin e fondit të aktiviteteve kulturore dhe stimulimin e zhvillimit të industrisë kreative në vend”, ka shkruar Nagavci.
Në këtë projekt përfshihen: orë të veçanta të artit të cilat do të sjellin artistin në klasën shkollore; Vizitat direkte në institucionet kulturore dhe në monumente të trashëgimisë kulturore; Organizmin e nxënësve për pjesëmarrje në shfaqje të ndryshme artisike; Themelimin e art klubeve në shkolla, që do të shërbejnë si platforma për aktivizmin e nxënësve që shprehin interesim dhe talent në cilëndo gjini të caktuar artistike: lexim, teatër, muzikë, trashëgimi kulturore apo të tjera.
Përgjatë muajve maj dhe qershor, fillon faza e parë e zbatimit të programit që do të zhvillohet në shkollat e Gjilanit, për të vazhduar më pas në komunat tjera. /Katror.info
Përgatiti:
