katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    29 minutes ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    32 minutes ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    4 hours ago
    Sonte hapet “Kino Kosova”: 5 net me filma shqip në Bernë
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    6 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    7 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    8 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    5 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    8 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    5 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
PeopleViral

Elon Musk, një gjeni apo budalla?

Last updated: 30/05/2023 8:14 AM
47 Shikime
Shpërndaje
Foto: Rolling Stone

 Kur bleu Twitter në tetorin e vitit të kaluar, Elon Musk paraqiti një vizion të guximshëm mbi aplikacionin e famshëm. Miliarderi tha se blerja e tij ishte “hap i përshpejtuar” drejt ndërtimit të “X, aplikacionit mbi gjithçka”, duke imituar funksionalitetin e aplikacionit kinez WeChat, përmes të cilit përdoruesit mund të transferojnë para, të luajnë video-lojëra, të bëjnë blerje në internet dhe shumë gjëra të tjera, shkruan the Spectator.

Por deri më tani, përtej regjistrimit të një kompanie menaxhuese, X Corp, ka pak shenja përparimi drejt këtij të ashtuquajturi aplikacion për gjithçka. Kritikët më të ashpër të Musk paralajmërojnë se ai mund të përfundojë me një aplikacion “mbi asgjë”, përcjell bota.al.

Pasi ka pushuar nga puna pjesën më të madhe të fuqisë punëtore të kompanisë, dhe ka ridizenjuar simbolet e aplikacionit për të treguar abonimin me pagesë, përvoja e përdoruesve e Twitter po përkeqësohet me shpejtësi. Shumë prej tyre mund të tundohen të largohen nëse në skenë shfaqet një alternativë.

Mundesh me e lexu edhe…

Dhe ai që dikur cilësohej si një forum publik i lirë dhe i hapur, është shndërruar në një forum ku ata që paguajnë më shumë mund të jenë më të zëshëm, ndërsa të tjerët me shprehje më të thella dhe të kultivuara zhvendosen në skaje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjendja problematike e Twitter, dhe premtimet e Musk për ridizajnimin e tij, janë pjesë e një tendence më të gjerë të njeriut të dytë më të pasur në botë që premton me tepri. Në vitin 2015, Musk tha për planet e Tesla-s për makinat që drejtohen vetë: “Unë supozoj se ne do të kemi makina me autonomi të plotë brenda 3 vitesh”.  

Në vitin 2017, ai premtoi se brenda disa muajsh “do të jemi në gjendje të tregojmë një automjet të tillë duke udhëtuar vetë nga Los Angeles në New York. Ndërkohë u tha investitorëve në prill 2019: “Vitin e ardhshëm, do të kemi me siguri në rrugë mbi 1 milionë taksi robotike”.

foto: reuters

Dhe gjatë një video-konference me të njëjtët investitorë, gjithnjë e më të padurueshëm në janarin e vitit 2022, Musk tha: Supozimi im personal është se ne do të arrijmë të promovojmë makinat vetë-drejtuese brenda këtij viti”. Këto premtime të guximshme nuk janë realizuar ende.

Ne presim ende raportimet për premtimin e tij të radhës për makinat pa shofer. Ndoshta në vitin 2024 Elon? Por më i keq sesa premtimet e tij të tepruara është qëndrimi i Musk ndaj kritikëve të tij. Shembulli më i shëmtuar ndodhi në vitin 2018, kur zhytësi britanik Vernon Unsworth, shpëtoi jetën e 12 nxënësve të cilët ishin bllokuar në një shpellë të përmbytur në Tajlandë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Unsworth, që më vonë mori medaljen e trimërisë për përpjekjet e tij, tha se zgjidhja e propozuar e Musk për t’i shpëtuar të rinjtë kishte qenë “e pazbatueshme”. Përgjigja e Musk ishte ta quante Unsworth një “djalosh të neveritshëm”, duke shkuar deri aty sa të shpenzonte dhjetëra mijëra dollarë për një hetues privat në një përpjekje për të vërtetuar pretendimin e tij të pabazë.

Më vonë kërkoi falje dhe i tërhoqi komentet e tij edhe sepse çështja përfundoi në gjykatë.  

Mbulimi mediatik i këtyre ngjarjeve, si dhe disa nga raportimet më pak të favorshme për sipërmarrjet e tjera tij, e kanë bërë miliarderin të kthejë vëmendjen tek gazetarët.

Foto: IN THE KNOW

Musk i akuzon gazetarët se janë pjesë e një “media të shkollës së vjetër” që synon të mashtrojë publikun. Por midis prirjes së tij të vazhdueshme për hakmarrje, tek Elon Musk ka edhe shenja gjenialiteti. Sipërmarrësi ishte ende në të 20-tat kur start-upi i tij i parë në internet u shit për më shumë se 300 milionë dollarë, dhe në 30-at kur kompania tjetër, PayPal, u ble prej tij për 1.5 miliardë dollarë. Dhe pastaj është Tesla.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një arritje e madhe më vete është bindja e amerikanëve se makinat elektrike janë të lezetshme, duke përmbysur traditën e një industrie të madhe automobilistike, e ndërtuar gjatë dekadave nga gjigantët si Ford, Chrysler dhe Chevrolet. Por është diçka krejtësisht tjetër të kesh rritur një kompani kaq të suksesshme sa që tani vlen më shumë se këta 3 prodhues makinash të marrë së bashku.

Evolucioni i biznesit dhe teknologjia që qëndron pas tij, nuk ka qenë aspak i jashtëzakonshëm. Po ashtu Musk thotë se po zhvillon robotikën për të ndihmuar në kurimin e sëmundjeve të trurit kërcënuese për jetën, me synim hedhjen e hapave drejt një të ardhmeje transhumaniste.

Dhe qielli mbi ne nuk është kufiri për ambiciet e tij. Ai është i vendosur të realizojë një mision hapësinor në Mars për të krijuar qytetërimin e parë jashtë planetit tonë, në mënyrë që të mbrojë të ardhmen e racës njerëzore. Ka diçka dukshëm fisnike në këto projekte madhështore, kur Musk ka shumë para në pjesën e pasme të divanit të tij, për të jetuar në luks pjesën tjetër të jetës.  

Ashtu si me Twitter, shumë nga këto plane të guximshme mund të mos realizohen kurrë. Por ndoshta vetëm një budalla do të vinte bast kundër suksesit të tyre, sepse shumë njerëz patën të njëjtat parashikime të çuditshme për fatin e Teslës në fillimet e saj. Është shumë irrituese të mendosh se dikush që është në dukje kaq mendjemprehtë, mund ta shpëtojë një ditë njerëzimin nga zhdukja. Por ndërsa shanset janë të ulëta, ruajeni një fije shprese se ai mund ta arrijë këtë gjë. /Bota.al /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:budallaelon muskgjenipeoplesuksesViral

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gabimi që bëni çdo ditë me pastrimin e dhëmbëve
Artikulli i ardhshëm 5 ushqime që i keni larë gabim, mësoni mënyrën e duhur!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Banksy vjen me mural të ri në Londër

1 Shikim
People

Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës

13 Shikime
People

Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?