katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    2 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    3 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    2 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    2 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    2 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    6 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    2 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    3 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    5 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    6 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Eldita Tarani, kosovarja që punon për gjigantin teknologjik Google
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Eldita Tarani, kosovarja që punon për gjigantin teknologjik Google

Last updated: 30/05/2023 3:23 PM
132 Shikime
Shpërndaje
Foto: Eldita Tarani / Linkedin
Foto: Eldita Tarani / Linkedin

Artistët shqiptarë që kanë depërtuar jashtë vendit nuk kanë qenë të paktë, e bashkë me të viteve të fundit po iu bashkohen edhe emrat e suksesshëm të fushës së teknologjisë, disa prej të cilëve sot janë zhvillues të aplikacioneve të inteligjencës artificiale dhe po bëjnë namin nëpër botë.

E në mesin e tyre, gjendet edhe një vajzë nga Kosova e cila suksesin e ka në të dyja këto fusha. Eldita Tarani, një artiste me origjinë nga Gjakova, ka tash e sa vite që është shpërngulur dhe jeton dhe vepron në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ajo punon për gjigantin Google dhe është një këngëtares e muzikës ‘jazz’.

Në një intervistë për Telegrafin, Eldita tregon se çfarë pune bën saktësisht për kompaninë Google dhe mënyrën se si arriti deri te gjiganti teknologjik.

Mundesh me e lexu edhe…

“Jam duke punuar që një vjet, që kur kam emigruar në Amerikë, në Kaliforni. Kam filluar të punoj në një profesion që ka qenë fillimisht i paditur për mua. Kur fillimisht kam nisur të interesohem dhe të studioj psikologjinë dhe pastaj kam zbuluar që qenka një profesion që po i bashkon shkencën dhe teknologjinë, edhe jam fascionuar edhe kam dashur të di më shumë edhe të mësoj se si ta praktikoj atë profesion që sot më në fund arrita të punoj për Google, quhet ‘User Experience Resercher’ dhe aplikohet më shumë te produktet që kanë më shumë përfshirje të madhe të përdoruesve”, tha Eldita Tarani për Telegrafin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo këto u rikthye në vendlindje, për të mbajtur një ligjëratë frymëzuese për të rinjtë në vendlindjen e saj, e bashkë me veten solli edhe një mysafire speciale nga Google.

“Në ICK kam me qenë unë dhe kolegia ime e Google, Jennifer Brennan, që është menaxhere e UX në Google. Do ta mbajmë një ligjëratë një orë e gjysmë edhe në detaje të tregojmë se çka është, pse ka rëndësi dhe pse duhet të merret parasysh nga kompanitë dhe të ekzistojë si profesion”, theksoi Tarani.

Krahas teknologjisë, ajo është në ndërtim e sipër edhe të një karriere muzikore. Eldita është pjesë një grupi amerikan që kultivojnë muzikë ‘rock’ dhe numërojnë disa paraqitje të rëndësishme me bendin e saj.

“Para se gjithave, para Google, psikologjisë, teknologjisë ka qenë muzika e para. Domethënë në momentin kur e kam kuptuar që do të merrem me muzikë, kam qenë katër vjeçe. Edhe babai im, i cili ka qenë një person që e ka dashur shumë muzikën me shpirt, ka qenë kitarist, ka shkruar shumë këngë të bukura dhe ia ka dedikuar krejt jetën e vet thuajse muzikës – më ka dhuruar një gramafon me një koleksion prej 20 pllakave (vinyl) mes të cilave kanë qenë The Beatels, edhe aty kam rënë në dashuri me muzikën dhe e kam ditur se diçka do të bëj”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për Telegrafin, Eldita tregoi edhe detajet e albumit të parë (EP) të publikuar në tregun e huaj.

“Studiova piano në muzikë, shkollë fillore dhe gjatë gjithë kohës isha me muzikë, muzikë majtas-djathtas dhe diku tek të 20-tat fillova të merrem e muzikën ‘rock’ në Kosovë. Kur shkova në Amerikë të studioj takova njerëz që dëgjojnë muzikën që mua më pëlqen, kompozojnë, bëjnë produksion dhe krijuam një bend i cili quhet Invisible Light Agency (ILA) dhe filluam të shkruajmë bashkë muzikë në San Francisko. Publikuam një mini-album (EP), dhe pastaj një label lokal na dha mundësinë të bëjmë një pllakë (vinyl) albumin tonë të dytë i cili quhet ILA, domethënë është album i vetë-titulluar”, tha Eldita.

Ajo tha se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga babai i saj dhe sukseset në këtë fushë ia dedikon atij.

“Albumi i është dedikuar babait tim, Elmir Tarani. Siç e thash ai ka qenë inspirimi im që të filloj ta dua muzikën dhe të merrem me muzikën dhe këto katër këngë ia kemi dedikuar atij. Ai ka besuar në ne edhe unë kam vendosur që ky album të jetë për të i dedikuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për fund, Eldita motivoi të gjithë të rinjtë e Kosovës me një mesazh përmbyllës, duke i inkurajuar që të mos heqin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre

“E di që tingëllon si klishe sepse të gjithë e kanë këtë mesazh por dua t’iu them të rinjve që njëmend që të mos dorëzohen, të aspirojnë në atë që duan. Nëse në diçka që shpirti të fle, nëse mendon që je i mirë në diçka, nuk kanë rëndësi mendimet e të tjerëve. Fillo t’i bësh gjërat, shiko ku mund ta çosh veten me ëndrrat e tua. Mos hiqni dorë asnjëherë prej ëndrrave”, shtoi artistja nga Gjakova”.

E për të gjithë ata që e kanë një dilemë nëse sukseset planetare mund të arrihen nga vendi ynë, artistja dhe punonjësja e Google tha për fund që as aq duhet ta vënë në dyshim këtë fakt, pasi suksesi nuk ka vend të caktuar lulëzimi.

“Mendoj që një kosovar nëse vendos të i ekpsozohet edukimit ose muzikës së mirë, patjetër që ka mundësi të shkojë shumë lartë dhe ta gjejë veten në atë që i pëlqen të bëjë dhe në atë që e ka ëndërr”, përfundoi Eldita për Telegrafin.

Eldita dhe grupi i saj Invisible Light Agency kanë të publikuar tashmë dy albume dhe janë pjesë aktive e performancave live në muzikën ‘rock’./Katror.info

Intervista është realizuar nga Telegrafi.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:Eldita TaraniGjiganti teknologjik Googlelajme të miraMuzika Rockplatforma GoogleTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Kultplus Më 6 qershor hapet Panairi i Librit në Prishtinë
Artikulli i ardhshëm Foto: Shqip News Toyota RAV4 Prime lëviz mijëra kilometra pa u karikuar, por furnizuar nga energjia me valë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër

6 Shikime
Lajme të mira

Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve

5 Shikime
Lajme të mira

Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?