katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    MASHTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë
    47 minutes ago
    KEDS: Erërat e fuqishme po shkaktojnë ndërprerje të rrymës në disa rajone
    2 hours ago
    Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të nxehtësisë ekstreme
    3 hours ago
    Banka Botërore emëron Carole Megevand menaxhere për Kosovën
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
    10 hours ago
    Sot nis Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
    19 hours ago
    Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?
    2 days ago
    Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzikanti legjendar Ozzy Osbourne mban koncertin e fundit!
    9 minutes ago
    Drilon Hajrizi vazhdon bashkëpunimin me Trepçën edhe për një vit
    5 hours ago
    9 Momente të paharrueshme nga rikthimi triumfues i ‘Oasis’ në Cardiff
    7 hours ago
    Anita Rachvelishvili vjen në edicionin e 5-të të RLIOF
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 day ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arsyet pse duhet të hani më shumë hudhër në verë
    5 hours ago
    Sot është Dita Botërore e Çokollatës
    10 hours ago
    A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen!
    1 day ago
    Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    National Geographic: Riviera Shqiptare mbetet perfekte
    10 hours ago
    Kurorën si rajoni më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025 e mban…
    2 days ago
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    1 week ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: A po nxitohemi me inteligjencën artificiale?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

A po nxitohemi me inteligjencën artificiale?

Last updated: 05/06/2023 1:31 AM
80 Shikime
Shpërndaje
Foto: Careers 360

Sistemet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT-4, Bard, dhe Baidu, po përhapen me shpejtësi në të gjithën botën e internetit. Ekspertët dhe autoritetet po shqyrtojnë ndërkohë nëse do të duhet një kuadër ligjor për të qeverisur prodhimin e inteligjencës artificiale dhe për të shmangur kështu rreziqet e mundshme që e shoqërojnë atë.

ChatGPT prodhon tekst duke bërë parashikime se cilat fjalë do t’i përgjigjeshin më mirë një pyetjeje, bazuar në ato çfarë ka përvetësuar nga një volum i madh tekstesh nga veprat e shkruara.

“Teknologjia e madhe që ka befasuar botën janë të ashtuquajturat modelet e mëdha të gjuhëve. ChatGPT dhe Bard janë ndër shembujt e modeleve të mëdha të gjuhëve. Mënyra se si funksionojnë ato është vërtet e thjeshtë. Ato veprojnë pikërisht siç vepron celulari juaj kur filloni të shkruani një mesazh, p.sh. ‘ku gjenden…’ dhe në vazhdim celulari ju sugjeron se si ta vazhdoni fjalinë”, shpjegon profesor Michael Wooldridge, nga Universiteti i Oksfordit.

Mundesh me e lexu edhe…

Muzikanti legjendar Ozzy Osbourne mban koncertin e fundit!

Shpeshherë imazhet që shohim mund të jenë krijuar me mjete të sofistikuara të inteligjencës artificiale dhe mund të mos jenë të vërteta, si përleshja fiktive mes ish-Presidentit Donald Trump dhe oficerëve të policisë së Nju Jorkut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo teknologji është shumë, shumë e mirë për të krijuar histori false. Në fund të fundit, qëllimi i kësaj teknologjie është që të prodhohet tekst që të tingëllojë i vërtetë. Dhe një nga mënyrat që mund të përdoret në mënyrë të paskrupullt është për të industrializuar prodhimin e historive false”, thotë Profesor Wooldridge.

A mos veprojnë me shpejtësi të nxituar kompanitë që nxjerrin këtë teknologji të inteligjencës artificiale, që një ditë mund t’ua kalojë njerëzve? Kështu mendojnë një grup shkencëtarësh të rëndësishëm të shkencave kompjuterike, si dhe personalitete si Elon Musk, apo bashkëthemeluesi i kompanisë Apple, Steve Wozniak, të cilët kanë bërë thirrje për një pauzë 6-mujore. Thirrja e tyre u bë pasi kompania nga San Françisko “Open AI”, nxori variantin 4, të programit të saj të inteligjencës artificiale ChatGPT, i cili ndezi një garë mes gjigandëve Microsoft dhe Google për të prodhuar programe të tilla.

Italia ndërkohë ka ndaluar programin e inteligjencës artificiale ChatGPT dhe po heton për shkelje të mundshme të rregullave të rrepta të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

“Pikë së pari, nuk ekziston një bazë ligjore për të mbledhur të dhëna pa leje nga interneti. Dhe së dyti, rezultatet nuk do të jenë të garantuara si të vërteta dhe të sakta. Pra mund të dalin rezultate të pasakta për individët”, thotë Profesor Nello Cristianini, nga Universiteti i Bathit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kompania amerikane OpenAI, ndali qasjen e përdoruesve italianë tek programi ChatGPT, pas kërkesës së qeverisë italiane, dhe mendon se praktikat e saj janë në përputhje me ligjet evropiane të privatësisë.

Disa qeveri po përpiqen të hartojnë legjislacion për mjetet e inteligjencës artificiale. Britania publikoi një dokument ku paraqet përqasjen e saj, dhe në Bashkimin Evropian po negociohet miratimi i rregullave gjithëpërfshirëse për inteligjencën artificiale. Administrata e Presidentit Biden kërkon masa më të forta për të testuar sigurinë e mjeteve të inteligjencës artificiale përpara se ato të bëhen të disponueshme për publikun.

“Na duhet ndoshta sistem rregullator. Duhet që njerëzit që i nxjerrin këto produkte të jenë vërtet të kujdesshëm se si i nxjerrin dhe për çfarë i reklamojnë ato. Duhet që edhe ne si përdorues të jemi të kujdesshëm dhe të sigurohemi që nuk u besojmë sistemeve më shumë se ç’duhet”, thotë Anthony Cohen, profesor për arsyetimin e automatizuar, në Universitetin Leeds.

Teknologjia e inteligjencës artificiale po ndërthuret tashmë gjithnjë e më shumë me jetën tonë të përditshme. Dy media në Kuvajt, “Kuwait News” dhe “Kuwait Times”, paraqitën prezantuesen e tyre të parë virtuale, të krijuar nga inteligjenca artificiale. Asaj i është dhënë emri popullor arab Fedha, që përkthehet argjend, dhe ajo shfaqet në ekran për të informuar shikuesit.”Për t’i larguar njerëzit nga pirja e duhanit, që është i dëmshsëm për shëndetin, ne duhet tu ofrojmë atyre një alternativë që është më pak e dëmshme”, thotë ajo.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kalimi nga një produkt i dëmshëm në tjetrin nuk është zgjidhje.

“Nxitja e të ashtuquajturës “qasje për reduktimin e dëmit” ndaj duhanit është një mënyrë tjetër se si industria e duhanit po përpiqet të mashtrojë njerëzit rreth natyrës së rrezikshme të këtyre produkteve”, tha OBSH përmes një emaili për agjencinë e lajmeve Associated Press./Zeri i Amerikes/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ngrënia pas orës 20:00 ndikon negativisht në metabolizëm, gjumë dhe përqendrim? Pse?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Muzikanti legjendar Ozzy Osbourne mban koncertin e fundit!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të nxehtësisë ekstreme
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Arsyet pse duhet të hani më shumë hudhër në verë
TAGGED:ChatGPTInteligjenca ArtificialeLifestyletop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”
Artikulli i ardhshëm Android 14 mund të sjellë funksionin e shëndetit në telefona dhe tableta

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Ngrënia pas orës 20:00 ndikon negativisht në metabolizëm, gjumë dhe përqendrim? Pse?

1 Shikim
Life Style

Sa kohë mund të qëndrojë një foshnje në ulësen e makinës? Ja çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

4 Shikime
Life Style

Si të mos ju thahen lulet gjatë pushimeve? Këto truke ua zgjidhin problemin

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?