Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se individët që janë të përfshirë në mashtrimin e vizave do të përballen me ndalim të përhershëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, shkruan Katror.info.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, theksohet se Qeveria e SHBA-së ka filluar një përpjekje të koordinuar ndërinstitucionale për të luftuar mashtrimin dhe për të dhënë fund migrimit të paligjshëm.
Në njoftim po ashtu sqarohet se ata që shpallen fajtorë për mashtrim me viza do të përballen me ndalime të përhershme, dhe se ky penalizim do të aplikohet jo vetëm për individët, por edhe për qeveritë që ndihmojnë në procesin e mashtrimit.
“’Nuk ka diçka të tillë si ‘gabim i sinqertë’,” thuhet në deklaratë, duke theksuar seriozitetin e masave dhe angazhimin e SHBA-së për të parandaluar praktikat e tilla./Katror.info