Tashmë dihet që dy janë filmat më të përfolur të momentit: “Barnie dhe “Oppenheimer”.
Megjithëse ky i fundit e humbi betejën kundër “Barbie”-t, ai prapë vazhdon të jetë filmi i dytë më i shikuar i momentit në mbarë globin.
Por për çfarë flet historia e këtij filmi që ka ngjallur interesim kaq të madh?
“Oppenheimer”, i cili u shfaq premierë në kinematë botërore më 21 korrik 2023, bazohet në librin biografik fitues të çmimit “Pulitzer” të titulluar “American Prometheus: The Triumph and Tragedy of J. Robert Oppenheimer (Prometheu Amerikan: Triumfi dhe Tragjedia e J. Robert Oppenheimer)”. Ai i tejkaloi pritshmëritë e prodhuesve të filmit, duke fituar 82.4 milionë dollarë në arkën e fitimeve.
Filmi biografik flet për personazhin J. Robert Oppenheimer, rol i luajtur nga Cillian Murphy, shkencëtari që drejtoi në mënyrë të famshme Projektin Manhattan – përpjekjen për të krijuar një bombë atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shkurt 2022, Murphy foli në një intervistë për filmin dhe zbuloi se çfarë shumë pak mundi, shkruan revista People.
“Dallimi me këtë histori është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi. Por [regjisori Christopher Nolan] po e tregon atë në një mënyrë tjetër. Kjo është gjithçka që mund të them”, tha ai.
Murphy tregoi se roli i dukej “i jashtëzakonshëm dhe i tmerrshëm” kur iu prezantua për herë të parë.
“Por nëse do ta ndieja se ishte e lehtë, nuk do të isha i interesuar. Bëhem nervoz, në ankth dhe i pasigurt, por më pas ju thoni ‘Në djall të vejë’. Unë e kam bërë për 25 vjet dhe e kam bërë më parë. Kështu që thjesht vazhdoni”, tha ai.
Matt Damon, i cili gjithashtu luan në film, ndau pikëpamjen e tij për “Oppenheimer” në mars të vitit 2023. “Cillian është fenomenal. Ai është gjithçka që do të dëshironit të ishte”, tha Damon për revistën Variety. “Mendoj se janë pothuajse tre orë. Shkon kaq shpejt, është shumë film i mirë”.
Filmi ka të bëjë me krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më konkretisht, ai flet për J. Robert Oppenheimer, njeriun përgjegjës për bërjen e projektit Manhattan një sukses.
Në një deklaratë për AP të lëshuar më 13 dhjetor 2022, Nolan tha se përdorimi i teknologjisë IMAX “është jashtëzakonisht i rëndësishëm në transportimin e audiencës në mendjen dhe përvojën e këtij personi që ndryshoi përgjithmonë botën tonë”.
A ka një “trailer” zyrtar për “Oppenheimer”?
“Trailer”-i i parë për “Oppenheimer” u publikua në korrik të vitit 2022 së bashku me njoftimin e filmit.
Përgatiti:
