katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    6 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    8 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    8 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    13 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    15 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    15 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    7 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    12 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    16 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    13 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kush janë Taulant Hoxha e Drenusha Canolli, çifti që po promovojnë turizmin malor të Kosovës?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraUdhë

Kush janë Taulant Hoxha e Drenusha Canolli, çifti që po promovojnë turizmin malor të Kosovës?

Last updated: 18/08/2023 1:48 PM
180 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Vitet 2012-2013 kanë qenë pikënisje e një hobi që tashmë është shndërruar në thuajse punë të rregullt gjatë fundjavave. Promovimi i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes alpinizmit është një detyrë e çiftit Taulant Hoxha dhe Drenusha Canollit, të cilët janë ndër themeluesit e agjencisë për turizëm  “Superxplorers”.

Ata shpalosën peripecitë, sfidat, vështirësitë por edhe anën e bukur të ecjes nëpër perlat e bukura të vendeve tona.

Një nga veprimtaritë dhe si lloj hobi për Taulant Hoxhën dhe Drenusha Canollin është alpinizmi, ecja në natyrë, turizmi, promovimi i vendeve të Kosovës dhe jo vetëm. Këtë lloj hobi ata vendosën ta kthejnë në të mirën e vendit të tyre teksa tregojnë se si nisi krejt ky udhëtim.

Mundesh me e lexu edhe…

“Në fakt, gjithçka rreth aktiviteteve në natyrë (ecje, çiklizëm, kampim etj), në fillimet tona 2012-2013 e kishim filluar si hobi, duke zgjedhur të jemi aktiv veçanërisht në fundjava, dhe duke shfrytëzuar mundësinë që na jep vendi ynë, qasje shumë të lehtë në parqe kombëtare ku ka shumë shtigje për ecje apo çiklizëm, vend-lokacione fantastike për kamping etj. Dhe, tani ky hobi që ne kishim filluar më shumë se një dekadë më parë, është angazhim i yni i përditshëm për promovimin e Kosovës dhe gjithë rajonit, anekënd botës. Duke ftuar kësisoj, eksploruesit dhe aventurierët nga e gjithë bota që të vizitojnë natyrën e mrekullueshme të Kosovës”, thotë Hoxha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dihen po ashtu të mirat materiale të turizmit malor, dhe kjo ka qenë një ndërshtysët kryesore që t’i futen këtyre eksperiencave.

“Turizmi si tërësi është fushë shumë e gjerë, dhe në botë njihet edhe si  industri pasi që ekonomitë e shumë vendeve janë të varura nga të hyrat që sjellë turizmi, dhe kështu turizmi ka shumë ndarje dhe nënndarje duke u zhvilluar në bazë të specifikave të secilit vend apo secilës gjeografi. Por, po ndalemi dhe po flasim për turizmin në Kosovë dhe më specifikisht për turizmin malor apo siç e quajmë ne turizmin e aventurës dhe natyrës. Ai ngërthen në vete aktivitete dhe programe të ndryshme të dizajnuara në mënyrë që të ofrojnë përvojë të veçantë për turistin i cili pëlqen aktivitetet në natyrë si: ecjet, ngjitjet e maleve, eksplorimin e florës dhe faunës, çiklizmi, kampingu etj. Ky është turizmi me të cilin ne merremi si “Superxplorers” (Agjencion tour-operator lokal, i specializuar në turizmin e natyrës dhe aventurës). Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e këtij lloji të turizmit, pasi këtu natyra ende është e egër, ushqimi është bio dhe i shëndetshëm, dhe qasja në natyrën e Kosovës është shumë e lehtë”, tregon Taulant Hoxha.

Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Ndërsa nuk hezitojnë ta permendin se ishte pikërisht Prizreni motivi që i shtyri të merren me këto aktivitete.

“Motivi kryesor është sepse jemi lindur dhe rritur në Prizren, qytet i rrethuar nga malet dhe nga natyra e egër, dhe nuk kishte si të ishte ndryshe. Por, të jem i sinqertë sigurisht që informacioni i ofruar nga interneti, duke parë vende të ndryshme në botë, duke parë këtë lloj turizmi se si organizohet dhe zhvillohet, sigurisht që ka qenë inspirim dhe motivim që të eksplorojmë mundësitë që ky lloj turizmi të zhvillohet edhe në vendin tonë”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Hoxhës, Kosova ka potencial relativisht të madh për zhvillimin e turizmit.

“Po, sigurisht që ka turizëm. Turistë nga e gjithë bota e vizitojnë Kosovën për motive dhe arsye të ndryshme. Sigurisht turizmi kulturor është ai që sjell më shumë turistë në Kosovë, por ajo që ne jemi duke parë kohëve të fundit është se, Kosova ka filluar të futet në hartën e destinacioneve turistike për turistët e natyrës dhe aventurës nga e gjithë bota, kryesisht me shtigjet ecjeve të kombinuara edhe me përvoja të tjera si (degustimi i ushqimit lokal, trashëgimia kulturore etj)”, shtoi Hoxha.

Ndërsa sa i përket vendeve që kërkohen që të vizitohen, sipas Hoxhës, lista është e gjatë.

“Nëse flasim nga perspektiva jonë, pra në llojin e turizmit në të cilin ne realizojmë aktivitetet tona, interesimi për të eksploruar natyrën e Kosovës është në rritje. Aktualisht ne jemi një nga tour operatorët e angazhuar në zhvillimin dhe promovimin e destinacionit turistik Shtegu i Ecjeve të Gjata „HIGH SCARDUS TRAIL” një shteg unik në modelin që është dizajnuar pasi bashkon 3 shtete: Kosovë, Maqedoni e Veriut, dhe Shqipëri. Fillon në Luboten dhe mbaron në Liqenin e Ohrit, pra përshkon gjithë parkun kombëtar Sharri. Ky shteg është hapur për turistët në vitin 2022 dhe këtë vit ne jemi duke operuar me sezon të plotë. Interesimi është i kënaqshëm kryesisht nga turistët evropianë (Gjermania, Austria, Belgjika etj), por si destinacion turistik është i ri dhe tani për tani po vazhdojmë angazhimin për promovimin e tij, duke arritur që ky destinacion të promovohet edhe në një prej mediave më prestigjioze në botë si „NATIONAL GEOGRAPHIC””, shtoi Taulant Hoxha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Normalisht, diçka që i karakterizon banorët anë e mbanë Kosovës, është mikpritja, të cilën me krenari e theksoi edhe Hoxha.

“Mikpritja është vlerë e jashtëzakonshme që shqiptarët e posedojnë, e ruajtur dhe thelluar tek secili prej nesh brez pas brezi, dhe kjo sigurisht që vërehet nga turistët e huaj, prandaj edhe jemi komod dhe shumë të ngrohtë ndaj turistëve të huaj. Në secilin rast që ne komunikojmë dhe diskutojmë me një turist të huaj, pyetja e parë është “çfarë është kjo sjellje, pse jeni kaq miqësorë dhe të ngrohtë me të huajt?” dhe ne sigurisht ua shtjellojmë në detaje se sa e rëndësishme dhe sa shumë vlerë ka mikpritja në shoqërinë tonë, e sigurisht edhe kur ata kthehen në vendin e tyre në mesin e shumë gjërave dhe përvojave të mira që ata përmendin, mikpritja është gjithnjë e para”, shtoi Hoxha.

Eksplorimi për zbulimin e vendeve të reja gjithnjë në mbarë botën ka qenë dukuri interesante, derisa tek ne është në zhvillim për faktin se jemi vend që vetëm dy dekada kemi dal nga lufta. këtë verë kemi pasur edhe një mini-projekt i cili kishte për qëllim që të promovojë Kosovën tek të rinjtë të cilët jetojnë në diasporë, duke organizuar një tour 7 ditor (pa pagesë) për një grup prej 15 të rinjsh nga diaspora./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:Drenusha Canollilajme të miraTaulant Hoxhatop2Tophometurizmi malorUdhë

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Telegrafi WhatsApp me përditësimin e fundit lejon dërgimin e fotove me rezolucion më të lartë
Artikulli i ardhshëm Foto: Bashkia Shkoder “Shkodra Jazz Festival 2023”, bashkon muzikantë të njohur nga Shqipëria dhe bota

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025

8 Shikime
Lajme të mira

Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

27 Shikime
Lajme të mira

Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?