Zviceranët kujdesën shumë më shumë për natyrën
Sipas një studimi, rreth 30% e zviceranëve kanë ndryshuar zakonet e tyre të përditshme për shkak të lëvizjes së aktivistes suedeze të klimës Greta Thunberg, “Të Premtet për të Ardhmen”, përcjell albinfo.ch.
Shumica e ndryshimeve të perceptuara të frymëzuara nga Thunberg (në foto) kishin të bënin me transportin, zakonet e blerjes dhe riciklimin. Për shembull, rreth një e treta e të anketuarve thanë se tani kishin më shumë gjasa të kërkonin alternativa për të shkuar në punë.
Ata gjithashtu do të kërkonin produkte organike lokale, do të hanin më shumë ushqime vegjetariane dhe do të zgjidhnin destinacionet e pushimeve më afër shtëpisë, në mënyrë që të mos kenë nevojë të fluturojnë. /Katror.info
Përgatiti:
